
Deputetja e Partisë Demeokratike, Jorida Tabaku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe dorëheqjen e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Në një prononcim për mediet,Tabaku u shpreh se duhet bërë një reflektim i thellë në lidhje me situatën dhe duhet të gjenden gabimet brenda PD-së.
Përsa i përket dorëheqjes së Alibeajt, Tabaku tha se për të ishte një vendim i papritur.
“Kam pritur që numëruesit të mbaronin punën. Unë kam të njëjtin qëndrim që kisha që në fillim të shtatorit. Kam bërë thirrje për të gjithë ata që janë në PD, pak rëndësi ka që mendojnë ndryshe, që PD duhet të ishte bashkë dhe të kishte ofertë të unifikuar.
Kam bërë thirrje që secili prej nesh të mendonte më shumë se interesat e veta personale, kam bërë thirrje që PD të ndryshonte mendësinë, të ndryshonte ofertën, sjelljen. Në këtë moment kam kërkuar të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të reflektojmë, të mos vijojmë po njësoj me të njëjtat justifikime por të kalojmë një proces i cili do kohë por t’i japim kohë demokratëve dhe vetes për të kuptuar se ku gabuan.
Nëse do kishim ndryshuar ofertën e PD do i kishim lënë vendin jo llumit, jo mllefit, jo sulmit, jo përçarjes por bashkimit dhe ofertës së PD në 1, situata do ishte ndryshe. Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe.
Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim. Të pranojmë që PD s’është as më e madhe, as më e bashkuar, as më e fortë se këtë treguan rezultatet. S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternativa”, tha Tabaku.
Gjeja me e mire qe mund te besh eshte te mos na japesh leksione demokracia por te japesh dorheqjen nga partia dhe nga deputetlleku.
As mish as peshk motra
Kjo shkencetarja e Berishes na doli veze kllufje .Merre ate dipllomen e ta arkivosh ne arkivolin e Berisha-Metes .Te mocmit thoshnin . Nje peme e mire behet, jo nga plehu, por nga fara qe zgjedh .
Bibe kaqole..
Sa keq qe bukuria nganjehere nuk shkon me zgjuarsine! Jane te gjithe Made in Berisha, qe nga Duma Salianji e deri tek Jorida! Njerez pa tru mundohen te japin mend! Mblidhni forumet dhe zgjidhni nje udheheqje te re,larg Jorides,Gazit dhe disa te tjereve! Lajmi me i komentuar "kaposhi i Detit u takua me Saliun per te vendosur te ardhmen e PD!
Alibeaj e kreu misionin e tij duke i dhene PS-se me shume bashki se sa mund te kishte marre nese PD dhe BF do te kishin hyre bashke ne zgjedhje. Mesa duket paska ndjekur hapat e Lulzim Bashes. Politikane B..Q..
Nuk mban qëndrim për pozicionin non grata. Çdo demokrat së pari duhet të shprehë mendimin për këtë qëndrim. Kush nuk shprehet është pro korrupsionit me përmasa shumë të mëdha.
Dakort zonja Tabaku. Por përsa kohë nuk do guxoni të vini gishtin në plagë dhe të mos guxoni të përmendni emrin e Sali berishës si shkaktar i të gjitha qëndrimeve që s'janë alternativa që ju propozoni, atje do mbeteni si bishjt qeni