Edi Rama ‘fallxhor’ i zgjedhjeve, jo rastësisht

18 Maj 2023, 09:20Politika TEMA

Edi Rama ‘fallxhor’ i zgjedhjeve, jo rastësisht

Nga Vitjon Nina

Kur Edi Rama u pyet tre ditë përpara zgjedhjeve se çfarë cilësonte si një rezultat të keq elektoral për të, ai u përgjigj se Partia Socialiste do të kishte në rastin më të keq, 49 bashki të fituara, ku 48 nga 61 – si me shaka – do të ishte një shifër apokaliptike.

Me t’u mbyllur kutitë e votimit më pas, më 14 maj, ai publikoi një fotografi, ku me stilin e tij bojëshumë, në një copë letre, me ngjyrë të purpurt kishte shkruar “PS: +50” dhe me blu “OP:0-11”.

Stilistika e këtij postimi nuk ishte në “fallxhorizmin” e kryeministrit, të cilin jemi mësuar ta shohim besimplotë dhe ç ’është e vërteta të saktë në atë çfarë “predikon”.

Ajo lidhej më së shumti me faktin se ashtu si gjatë fushatës elektorale, ai kishte vendosur lapsin me ngjyrë të purpurt në drejtimin “përpara” me një statujë të vogël leopardi që ecën për nga ai drejtim.

Lapsi ngjyrues blu, ai i opozitës, drejtimin e kishte “mbrapa” dhe si kafshë simbolike, që kishte marrë drejtimin për andej, kishte vendosur një breshkë në miniaturë.

Alegorikisht e çuditshme, për faktin se drejtuesi i vendit për tre mandate radhazi, e ka një lloj obsesioni me breshkat, që kur i mbante ato në zyrën e Bashkisë Tiranë që e drejtoi për po tre mandate, si një ogur i mirë, por edhe për besëtytni shëndetësore, pasi thuhet se ndihmojnë për astmën.

Breshka që siç thonë italianët, “kush shkon avash, shkon larg dhe shëndetshëm”.

Rama në këtë pikë politike të jetës së tij, që pa drojë mund të themi se është epokale për një politikan shqiptar, nuk ka shkuar aq prej “fallxhorizmit” shkencërisht të saktë që ka.

Parashikimi se minimalisht PS-ja do të marrë të paktën 50 bashki, atij i doli e madje e tejkaloi.

Njëjtë ka qenë situata edhe në vitin 2021, kur në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare, tre-katër herë brenda çdo emisioni televiziv ku ishte i ftuar, gjakftohtë e përsoste idenë se PS-ja do të kishte e vetme të paktën 74 mandate. Ia tregoi këtë me një skicë në një letër tavoline edhe banorëve në Kuç të Vlorës.

Edi Rama parashikon rezultatin në Kuç të Vlorës, 10 prill 2021
Edi Rama parashikon rezultatin në Kuç të Vlorës, 10 prill 2021

Kur kishte zgjedhjet e dyta të përgjithshme dhe “divorcoi” Ilir Metën nga koalicioni, të djathtëve të drejtuar atëherë nga Lulzim Basha (viti 2017), i la “tepsinë” bashkë me Metën dhe qytetarëve i kërkoi një “timon” për ta drejtuar vetë Shqipërinë.

“Populli është i zgjuar. Di ç’bën dhe di çfarë zgjedh”, përmendte ai atëherë, thuajse në “lutje” për t’i kërkuar “timonin”, por në bindje se kishte minimalisht 71 mandate, që nuk kishte ngjarë ndonjëherë në dy dekadat e fundit në Shqipëri, të merreshin zgjedhjet pa koalicion.

Për të mirën ose të keqen tonë, nuk kemi as pse vrasim mendjen se pse ai ia arrin kësaj, pasi e ka treguar dhe e tregon vetë vijimisht.

“Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore”.

Këtë e shkroi në çastin kur numërimi i votave sapo kishte filluar në gjithë bashkitë e vendit më 14 maj, pak minuta para mesnate.

Se çfarë po bënin të tjerët, po ai e shkruan vetë:

“Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”.

Sot e kuptojmë se prapë ia qëlloi edhe kësaj!

Ajo që kuptojmë më së shumti gjithsesi, është se në politikë, nuk ka rastësi, por llogari.

E këto të fundit, e kemi zbuluar e po vijojmë ta dëshmojmë me çdo palë zgjedhje: Edi Rama i bën më mirë se kushdo…

31 Komente

  1. t
    titi

    eshte i madhe ne te gjitha aspektet

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Hahahahahaha Eshte fallxhor se ky i numeronte votat prandaj, Ne tani kemi numerues te votave Ramen, sic ishte Stalini ne Bashkimin Sovjetik, dhe e gjithe kjo me ndihmen e pakursyer te Ambasades Amerikane , e cila ne ktheu ne kohet sovjetike

      Përgjigjjuni
      1. s
        shijak

        eshte punetor...

        Përgjigjjuni
      2. t
        tosi

        nje fallxhor i vertet si e gjeti nuk e di

        Përgjigjjuni
        1. y
          ylli

          njenobjektiv i permbushur me sukses

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Në fakt ka marrë 61 bashki, pra të gjitha sepse mori edhe këshillat. Kjo tregon jo se është fallxhor, por vizionar, njeh popullin e vet, punon për të. Ju plasni nga marazi nëse nuk keni plasur akoma. Shumë shpejt do heshtni se sali vrasësi nuk do ju paguajë më. Sa më shumë të shani ju pseudo gazetarë, aq më shumë votojmë ne për PS dhe Ramën.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir

              Opozites idiote shqiptare, i mbetet te beje vetem ate qe di: te vjedhe osé te bleje idete dhe praktikat e kundershtarit. Nuk è kane mè kalin(gomarin) e Trojes Kastriot Islami, brenda Ps, si dikur.

              Përgjigjjuni
              1. f
                fali zot se nuk dijne se c'bejne

                Rama jep direktivat se ne sa Bashki (e ne cilat) do blihen votat e abstenimi...dhe derdimene te tipit ketij Vitjonit kjo u duket si "hedhje falli"!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eri

                  O fratello, te ndaheshin per 100-200 vota dhe mund ta dyshosh rezultatin, por nuk blihen 1000 vota e perpjete dot se s'te le JOQ apo Lolita pa ta marre fytyren. Kuptojeni qe me Berisha-Meta nuk keni te ardhme, edhe 20 vjet te jete Rama i lodhur ne pushtet. Nuk i duhej Rames me shume Vau i Dejes apo Bulqiza se Kavaja, ndaj te bie poshte teoria.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edi

                    Erooo, Pikerisht ato mijra vota PLUS tregojne blerje te tyre se blerja e tyre eshte ne raport me friken e madhe te pushtetit per humbjen e tij. Kuptoje kaq gje o Eri, nje pushtet sa me gjate rri, aq me shume degjenerohet dhe blerja e votes i mbetet obsioni vetem per ta shtyre me tutje zvarritjen. Ndaj te bie ty poshte ajo, teoria e mencuria bashke.

                    Përgjigjjuni
                2. k
                  klea

                  nje fitore mese e merituar e partise socialiste

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    popull

                    Kur nuk ke pulen, do hash sorren.

                    Përgjigjjuni
                  2. i
                    ina

                    si gjithmone ka parashikuar cdo rezultat ne cdo zgjedhje ne vend

                    Përgjigjjuni
                    1. j
                      jona

                      nuk kishte si te mungonte fitorja e partise socialiste.Njerzit vendosen tja besojne te ardhmen e tyre partise socialiste

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        te vertetat e hidhura sherojne me mire

                        Partia Punes emernderruar ne Partia Socialiste ne 1991 nga Rama i Pare Alia, ka lindur ne 8 nentor 1941 nen kujdesin e Dadove Mugosha e Popovic. Pra sivjet feston 83 vjetorin.

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          kirurg

                          E ka thënë qëkur: "Si në një lojë shahu, unë jam dy-tri lëvizje përpara". Kush nuk di të luajë në "shahun" politik, bën mirë të ikë nga gara. Pikë.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            RAIFI

                            Njejt siq e patën përgatit sherbimet e huaja komuniste ardhjen e Enver Hoxhës në krye të Shqipërisë tani po e sforcojn Edi Ramën.Fati i njejt do ta gjej Shqipërinë pas një kohe shumë të shkurtër.Enveri se paku i mbante brenda shqiptarët,Ramës Shqipëria do i mbetet edhe pa shqiptarë.Fstkeqësia qendron në faktin se sherbimet sekrete greke e serbe e kanë pru situatën e till që nuk ka as opozitë.Salihu me kompani ka mbet si farkstari pa thëngjill,gjuhet sa në prehrin e serbit sa në prehrin e grekut,por ata tani po e manipulojnë Edi Ramën.Pasojat për Shqipërin e shqiptarët do të jenë largë më të rënda se kur iku socializmi .

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Luani

                              Makximos once again yet again you save the Rome.. ka mbk 20- vite , i vetëm , përballë të korruptuarëve, analiste, mediatik, opozites dhe monstrave kërmës plak dhe të ndoturit like qe që pk i shkërmoq .. aq sa përballë Ramës , krundjet e non grates duket se jetojnë nl kohën e ertugrulit..!!

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                klodjan

                                Te punosh per zgjedhje dhe ti fitosh ato nuk do te thote qe eshte fallxhor

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tanguli

                                  Po Po ka thy shatin I thone ne Gjuhe popullore I ngeli NOC Rroku ne goje hallexhiut Rama u keput nga lodhja…

                                  Përgjigjjuni
                                2. A
                                  Alesia

                                  Edi rama e din se cfare ben thjesht llogaritjeter e partis socialiste ja shume te sakta per tu duartrokitur

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dritan

                                    Edi rama din te llogarisi me se miri gjithcka per pushtetin dhe popullin ketu prandaj ai ka fituar besimin e cdo qytetari per tu duartrokitur ????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Flamur

                                      Shqiperia do te shohe vetem perpara e vetem me partine socialiste mund ta arrij kete gje

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Renis

                                        Ishte mese e ditur qe shumica e bashkive ne vendin tone do ishin PS, pasi jane lodhur nga non grata e like floriri

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Leo

                                          Strateg i lindur, jo me kot e ka drejtur mese miri vendin tone gjithe keto vite

                                          Përgjigjjuni
                                          1. o
                                            orion

                                            respekte , fitore

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Y
                                              Ylli

                                              E ka drejtu vertet o Leo i ores 13:33 ky Rama me se miri kete vend! Ja, e ka boshatis nga rinia dhe e ka mbulu nga varferia. Dicka qe nuk e arriti ndonje pushtues ne keto shekuj ne keto troje.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                KATUNDARI PA SHKOLLE

                                                Per P D do te kete edhe me keq Nese P D nuk do te dije te riorganizohet duke larguar fytyrat e vrerosura te SALES dhe ILIRIT me familjaret e tyre dhe bandave rreth tyre nuk do te jete e larget dita qe zgjedhjet ne Shqiperi te arrijne me rezultate si ne 2 dhjetorin e vitit 1945.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  AI

                                                  Ju votoni ne numerojme...deri kur.......dhe vjen nje dite....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Sulo gazepi

                                                    Vetem qe gregu ishte djali kristaqit nuk e gjeti. Te tjerat i heq kapelen se i ka gjete te gjitha

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Z
                                                      Zeqine sallaksja

                                                      Rajmond Vlonjati, je sh i zgjuar, tamam si Mul Noka! Hahaaaha. Ose si IM na dhive tu qesh

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje