Roland Bejko denoncon Bardhin dhe Tabakun: Njëri ndihmoi kandidatin e Foltores, tjetra hidhte foto nga Bjeshkët e Namuna

17 Maj 2023, 22:13Politika TEMA

Roland Bejko denoncon Bardhin dhe Tabakun: Njëri ndihmoi kandidatin e

Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka deklaruar se vendimi i marrë sot nga Enkelejd Alibeaj për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, ishte një vendim i drejtë.

Ai shtoi se Alibeaj ka qenë në një situatë të vështirë edhe brenda partisë, ndërsa ka “sulmuar” Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabakun për mos ndihmë në fushatë dhe krijimin e një klime jo të shëndetshme brenda partisë.

Roland Bejko: Alibeaj nuk u konsultua me askënd për dorëheqjen. Pata një telefonatë pak pas dorëheqjes. Arsyeja që tha ishte që nuk donte të ndikohej nga askush. Jemi në një betejë prej një viti e gjysmë, deri tani duket se PD ende vijon të marrë frymë. Është një trup i plagosur, për pasojë mendoj se Alibeaj ka bërë gjënë e duhur sepse ishte parashikuar që zgjedhjet për kryetar duhet të ishin bërë një vit më parë, por intensiteti i situatës e bëri ta çojë partinë deri në zgjedhe.

Nuk është sekret për publikun, vjen një moment që zhvillimet politike brenda partisë duhet t’i dijë publiku, duhet të bëhet transparencë. Alibeaj ka qenë në situatë të vështirë sepse qëndrimi i grupit dhe kryesisë kanë qenë në kundërshti. Sekretari i Përgjithshëm ka ndihmuar kandidatin e foltores dhe nënkryetarja nuk u duk një ditë në fushatë. Një fundjavë kishin kapur të dy malet. Unë bëja fushatë zonja në fjalë hidhte foto ekzotike nga Bjeshkët e Namuna.

Stresin e fushatës nuk e kam hequr as me kundërshtarët politikë e as me qytetarët, por kam ndenjur netë të tëra pa gjumë për pengesat që na vinin nga brenda partisë. E kam bërë fushatën pa kokërr leku. Fonde kanë kaluar vetëm pak ditë pasi mbaroi fushata.

Agim Baçi: A tha Rama do bëjmë fushatë pa shpenzime, atë jau imponoi edhe ju.

Mentor Kikia: Përtej cinizmit, për një kandidat që ka mbyllur tashmë fushatën nuk ka vlerë më.

Roland Bejko: Nuk isha as në spotet e billbordet në qytet. Strukturat tona nuk u aktivizuan.

12 Komente

  1. F
    Fat man

    Eh more kokeshpulle, apo me mire me thene koke-Duce, je nje manikin i bere prej dylli, je i vdekur e i pa kallur ne dhe ore lugat.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lili

      Ti Roland Bejko miraton nje falenderim te madh nga shiptaret,mirenjohje per sakrifikimin qe bere,shpetove PD nga turpi.Ti e dije se nuk do fitoje ,duke patur edhe te tute kunder po bere nje gjest patriotik per t'u mbajtur mend dhe per kete duhet te te jemi te gjithe shqiptaret mirenjohes.Turp,turp per medjat qe kerojne llogari nga ty dhe jo nga ata qe shkateruan Shqiperine dhe PD. Do t'u jemi mirenjohes nese do te jesh nismetar per ngritjen e nje komiteti per riorganizimin e partise me nje fryme te re.Suksese.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Belo gabeli

        @ Lili Mos osht gjo prej Lazaratit ky surrat/koke shpulla o Zysh Lili? Just curious????

        Përgjigjjuni
      2. L
        Labi

        Stan me lepuj mor Bejko , nuk mund të bëhet . Këtë e di mirë ti se je rritur me dhën .

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ermal

          Bravo z. Bejko, ato qe keni thene jane te verteta. Dhe ne qe nuk votojme PD-ne e vume re mungesen e perkrahjes se kryesise ne fushaten tuaj. Me shume fushate ka bere TemA per ty se Gazi me Joriden. Pergezime per qytetarine e treguar varesisht rezultatit zhgenjyes.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi

            Kur mbytet anija minjtë e braktisin të parët

            Përgjigjjuni
            1. m
              mos e besoni po deshet

              Ahahahaha..., doli dhe Bejko kok-derrasa ky siamezi i Bazes! E paska gjet shkakun kodoshi qe i hoqi nga duart fronin e Kryetarit te Bashkise Tirane (te cilin e besonte qe kur mori sigurine e mbeshtetjes plote nga Baze) Prej Gaz Bardhit e Merita Tabakut pra, ka ardhur ky mandati trete per Lali Fikun, se mos ishin ata, ky Bejkushja me gjithe mbeshtetjen nga pas te siamezit Baze do kish fluturuar drejt e ne zyre te Kryetarit te Bashkise.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beni

                Z. Bejko! Kolona te pesta! Besoj se e keni degjuar dhe e dini se cfare do te thote “Kolone e peste!”, do te thote spiune te Berishes, mbasi per kete pune, per punen e agjentures, Berisha eshte kryemjeshter! Babale, po keshtu! Gaz Bardhi, por ka edhe te tjere qe gjoja jane me Partine zyrtare, por punojne per Berishen!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Z Bejko , unë skamë shumë info për ju por ju themë me plote gojën ju keni respektin timë dhe jo vetem, ti tregove dinjitet, karakter , ate qe PD dhe të tjeret qe vinë pas kërmës plakë jargaviten .., well don my friend .., !!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sefer Daja

                    Z.Bejko! Kur doli emri juaj si kandidat në Tiranë, un thash se kandidimi juaj ish thjesht për shprehjen : M'ka çu moma me la gojën!" Dhe rezultati erdhi: emri yt pas Qorrit! I katërti! Personalisht, dhe pse nuk doja, preferova Këlliçin para jush, sepse emri yt nuk kish shancin më të vogël para Veliajt! Kur e pranove kandidimin, e njihje situatën??? E njihje mentalitetin e tiranasve??? Normalish që PD është në "pikën e vdekjes", por justifikimet nuk të shkojnë! Ti ke meritën që je kundra Berishës , por e djathta ne kto momente, i shërben vendit po të mundë Ramën! Ky duhet të jetë motivi juaj( dhe jo vetëm) në politikën e ditës!

                    Përgjigjjuni
                    1. Flisni aresyes!

                      E degjova mbreme Rolandin dhe vleresoj shume per burrerin labe qe ka, sepse eshte nga te paktet demokrate te vertete qe flet hapet e me kurajo qytetare, njeri i perkushtuar e i sakrifices per çeshtje te medha , por gazetaret si ai mjeker keci Aron apo Kikia, njeri llafezan e tjetri idiot, e felliqen emisionin e Eni Vasilit. Shikoni injoranten gazetareske: Rolandi u thoshte qe jam kunder berishizmit ne parti dhe euroatllatik dhe po u gezova qe humbi Berisha, ata i thoshnin se ti influencove qe humbi, ndersa Rolandi u thosh po..... Aty s'ka me parti demokratike por nje bande te organizuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Rolandi u tregoi dhe rrugen e ringritjes partise, por te gjithe duan kermen qe te rrembejne diçka dhe ne fund nje mut do marrin.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Amy

                        Bravo z. Bejko!!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje