Dorëheqja e Alibeajt, Evi Kokalari kundër Foltores: Shitët gjithë atë mund, për të mbuluar pisllëqet e Berishës me Metën. Duhet të ikni ju

17 Maj 2023, 22:08Politika TEMA

Dorëheqja e Alibeajt, Evi Kokalari kundër Foltores: Shitët

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, pas disfatës së madhe që mori nga zgjedhjet e 14 majit. 

Menjëherë reagoi grupi i Berishës, kryesisht Edith Harxhi dhe ka kërkuar menjëherë vulën në seli.

Kësaj deklarate i është përgjigjur me tone të ashpra Evi Kokalari ku shprehet se vula do të qëndroj aty ku është sepse të gjithë janë fajtorë për rezultatin e zgjedhjeve.

J"o zonjë. Misioni tashti fillon. Vula s’ka pse ju shkon juve tashti mbasi shitët të gjithë zgjedhjet dhe Keshillin Bashkiak Metës. Këtyre, me Gaz Bardhin në krye ju ra goja mbas 3 Mars të bashkoheshit e të hynit në zgjedhje me vulë e logo të PDsë, dhe ju refuzuat dhe hytë me LSI.

Në fakt dorëheqjen duhet ta jepni ju, me ty në krye si pseudo-konservatore që shite gjithë atë mund, për të mbuluar pislliqet e Berishës me Metës.

Vula të rri aty ku është. Ju vazhdoni me Metën, dhe mos pretendoni më kurrë që do nxirrni gjë në dritë.

Ju të gjithë jeni bashkëfajtorë të fiaskos së 14 Majit, dhe shkatërrimit të demokracisë në atë vënd", shkruan aio.

2 Komente

  1. h
    hektor

    Hahaha kjo eshte kokrra e debiles

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje qytetare

      E drejte

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje