Pyetja që s’ju bë Ramës në një muaj fushatë

17 Maj 2023, 19:10Politika TEMA

Pyetja që s’ju bë Ramës në një muaj fushatë

Kryeministri Rama u shfaq rregullisht në studio televizive nga gjysma e dytë e fushatës e deri në fund të saj, duke iu përgjigjur qindra pytetjeve gazetareske, zakonisht pa fantazi e risi, dubluese të njëra-tjetrës.

Në do të shohësh një dramë në gazetarinë shqiptare, shih llojin e pyetjeve që u bëjnë kryesisht figurave politike, ku veçon Rama, të cilat gati janë copy-paste, gjë që e detyron kryeministrin të japë të njëjtat përgjigje sa në këtë e në atë media.

Grida Duma, brenda një patalenti të lindur për të qenë gazetare, siç e ka patalentin dhe në drejtime ku ajo mëton se është e talentuar, mëtoi se ishte risimtare duke shkuar te e shkuara e Ramës, ajo e viteve ’90-të, që dhe ajo është e stërkonsumuar.

Ndërsa një tjetër gazetare, e cila zakonisht ftohet vetëm nga Fevziu dhe e cila të vetmen përshtypje që le te shikuesi është e ajo të qënit dy-tre ore të parukierja para se të vijë në emision, edhe pse gjithnjë dështon me llojin e pyetjeve ndaj Ramës, vijon sërish të bëjë aso pyetjesh që e bëjnë në fund të mos flasë fare, por thjesht të merret me frizurën duke kaluar flokët pas veshit.

Ishin zgjedhje lokale, pra për menaxhim qytetesh, qytezazh apo fshatrash dhe nuk iu bë një pyetje që ka lidhje pikërisht me kontekstin e tyre ekonomiko dhe social.

Fjala vjen, askush nuk e pyeti të parin e qeverisë se çdo të bëhet me Ballshin, Memaliajn, Laçin, Fushë Arrëzin, Krumën, Kuçovën, Kavajën, Rrogozhinën, Peqinin, Patosin, Çërrikun, Përrenjasin, Maliqin, Rubikun e dhjetra të ngjashëm si këto, të cilat kanë humbur arsyet se pse ekzistojnë, pikërisht ato me të cilët mbaheshin në komunizëm. Janë qytete fantazma, pa asnjë lloj konteksti të ri ekonomik, ndryshe nga ai që iu kishte diktuar sistemi i djeshëm. Janë qytetet vegjetuese me pikëpyetje të madhe mbi arsyet e ekzistencës.

Nuk vlen aspak të thuash se duhet të merren me turizëm. Por dhe sikur të thuash, me ç’lloj turizmi?

Ato dikur ishin të varura nga industri e rëndë, nga ato që sigurojnë qindra vende pune. Tashmë, pa fronte të tilla punësimi, ato kanë mbetur gati të vdekura, vegjetuese.

Janë qytete të rilindura sipërfaqësisht, nga ndërhyrjet estetike urbane, por të asfiksuara thelbësisht, pra ekonomikisht.

Si shembull më i freskët mund të merret Ballshi, i cili humbi së fundi arsyen kryesore të ekzistencës: Rafinerinë. Ka humbur gjithashtu dhe rrugën kryesore automobiliste drejt jugut që i kalonte mespërmes. Aty s’kalon më as rruga për Bylis, pasi për te Parku po bëhet një e re dhe më e afërt nga ana e Poçemit, aty nga kalon dhe rruga e re.

Pra, në këtë realitet të ri, për çfarë duhet të vijojë jeta në Ballsh?

Ja, këtu duhet kapur Rama, për ta detyruar të përgjigjet për gjëra thelbësore e me peshë për fate jetësore të së tashmes e së ardhmes e jo për gjëra të stërthëna e sipërfaqësore për të cilat ai zgjedh batutën.

Media ankohet për Ramën, se prej tij nuk merret përgjigjet që do, duke mos e kuptuar se nuk bën as ajo pyetjet që duhen. Kjo, sepse studiot janë pushtuar nga emra jetëgjatë në media, por jo domosdoshmërisht profesionistë. (Tesheshi)                   

6 Komente

  1. A
    Alfred

    Pyetjet filtrohen, kontrollohen dhe me shume jane pyetje te parapergatitura! Rama nuk I le asgje spontanitetit!...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani USA

      Po cprete nga njerzit qe i sherbein varrmihsit Berisha ata se kane mendien te puna sepse jane parazit dhe keshtu i shebejne rrumpalles Sali

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muç

        Per c'fare duhet te vijoje jeta ne Ballsh pyet ky gjeniu pa emer. Jeta ne Ballsh apo ne Kalkute vijon sepse jane njerezit vete qe vendosin per arsyet pse jeta vazhdon. Perkushtimin per te jetuar nuk ta jep as Rama,as Berisha e as Biden. Lindja dhe renia e qyteteve dhe fshatrave eshte nje histori e lashte sa historia e njerezimit. Nuk ka ndonje ligj ne univers qe Ballshi duhet te jetoje perjete.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tomi

          Me ne fund nje opinion i drejte. Panelet duhet te jene me profesionist ekonomist dhe jurist qe dine te artikulojne nje pyetje dhe shpjegim. Gazetari nese nuk investigon nuk di as se cfare eshte e drejte per te pyetur!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tju rroje partia,qe ju ka lene mbas

            Akoma nuk e keni marre vesh,mor kaqola si funksionon demokracia me levizjen e leire te njerzve. Qytezat ashtu si dhe fshatrat,kane dy drejtime rrjedhje, per mbijetese dhe per nje jete me te mire ashtu si dhe ka ndodhur,drejt kryeqytetit dhe qyteteve te medha si dhe emigracionit. Cfare ahere kerkoni nga Rama?Drejtimin e centralizuar dhe planet 5 vjecare komuniste. Por nga rama duhet te kerkohet ajo,qe duke e ditur kete ka harxhuar para te shumta,per te reabilituar dhe zbukuruar,qendrat e keyre qytezave te vdekura,apo investime ne shkolla,pa nxenes brenda.Eshte nje lloj ,sikur te shpenzosh para te madhe ,per te mirembajtur nje muze pa asnje vlere.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Temejdani .com

              Ti qe ke bere kete artikull e paske bere pyetjen ,por pergjigjen se ke mare ,po ta jap une ( te mejdani .com ) kur te çohet ai nga vari do shkojme prap ne socializem e do beje kombinate ,uzina ,fabrika nga e para ,siç kane qene ,qenke ftof ne sume or ti ( te sheshi .com ,ti akoma nuk ditke qe jemi ne kapitalizem me ekonomi tregu .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje