Alibeaj largohet edhe nga kreu i grupit. Bardhi : Do takoj Tabakun

17 Maj 2023, 17:51Politika TEMA

Alibeaj largohet edhe nga kreu i grupit. Bardhi : Do takoj Tabakun

Enkelejd Alibeaj përveç largimit nga posti i kreut të komanduar të PD-së, ka bërë të ditur se jep dorëheqjen edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar.", tha Alibeaj. Ndërkaq, Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka bërë të ditur se do të takohet me nënkryetaren tjetër Jorida Tabaku, për të zgjidhur ngërçin.

“Pasi jam njohur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë z. Enkelejd Alibeaj, që ushtron përgjegjësinë e drejtuesit të Partisë, se heq dorë nga ushtrimi i kësaj përgjegjësie dhe nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren e Partisë znj. Jorida Tabaku, për të vlerësuar mbi zbatimin e nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore.

Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, theksoi Bardhi në deklaratën e tij.

6 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Edhe Italia nuk kapitulloi keshtu, Ducja i famshem, e varen me koke poshte.

    Përgjigjjuni
    1. s
      student

      E vertete tani do na tregoje Saliu "DASHNORET e Z. Tabaku. Kushedi ka bere dhe video. Hapni sy e mbani veshe.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Kjo eshte gracka qe po i behet Sali Berishes, keto doreheqje jane sinjali te pasohen me dorheqjen e Saliut, por ai eshte dhelper. Te shikojme do e detyrojne dot demokratet e vertete Saliun, protesta duhet te filloj nga baza, nga poshte.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tir Vasili

          Legen mashkull pederast , a fitoi Zef Hila , shko e pij pordhet Saliut tani

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni USA

            Po natyrisht qe tani do ike ky alabaku, pasi e realizoi detyren e dhene nga porositesit si Rama dhe dikush tjeter anti Berish

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              Ky surrat nuk ka lidhje fare me Ramen sepse ne fushate ky dhe ajo qe thote Tabaku kane punuar per Berishen dhe me sa duket duan t'i dorezojne komplet PD nje te mbaruari si Berisha.Kjo eshte tradhetia me e madhe qe mund ti behet shqiptareve ku te gjithe do vihen ne sherbim te nongrates per t'a mbrojtur nga akuzat amerikane

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje