Berisha shfrenon fantazinë: Burime kompetente më thonë se euro ra prej fushatës elektorale, Rama e bleu një votë 500 euro

17 Maj 2023, 14:00Politika TEMA

Berisha shfrenon fantazinë: Burime kompetente më thonë se euro ra

Pas humbjes se thellë të 14 majit, Sali Berisha ka shfrenuar fantazinë duke thënë se niveli i euros në vendin tonë ka rënë për shkak të fushatës elektorale.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se ka mësuar nga burime kompetente se euro ka rënë pasi Rama ka këmbyer qindra milionë euro të cilat i ka përdorur për të blerë zgjedhjet. Sipas tij një votë është shitur deri në 500 euro.

“Të gjitha këto shuma të shpërndara për të blerë haptas votën, janë vetëm maja e ajsbergut e shumës së shpërndarë nën dorë në tregun e zi të votës me destinacion direkt blerjen e të drejtës së votës.

Në këtë rast kriminelët elektoralë paguajnë qytetarin që të mos ushtrojë të drejtën e votës. Në rastin tjetër ata paguajnë qytetarin për të votuar kandidatin socialist. Në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro.

Cila është kjo shumë totale që u përdor për të blerë votën e shqiptarëve? Është shumë e vështirë të gjendet, por ndoshta kurrë nuk mësohet. Ajo që dihet është se euro arriti nivele të ulëta këmbimi me lekun.

Burimet kompetentë na thonë se një rënie e tillë e euros mund ta provokojnë vetëm hedhja e qindra milionë eurove në një kohë të shkurtër për këmbim. Rritja e euros fill pas përfundimit të zgjedhjeve, hodhi poshtë pretendimin se rënia lidhej me sezonin turistik”, tha Berisha.

13 Komente

  1. q
    qamili11

    E ke shum lart pazari Sale. Ke 50 mij leke te vjetra po, Ne zonen ku jam une ndan te dy palet , se kush ndau me shume nuk e di, por qe edhe BF, ka ndare leke sa jon dhi mener njerzit, merr nga te dy krahet.

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      me siguri kopetenti eshte bukuroshja pa tru me buzeqeshje fallco qe pas humnbjes apokaliptike te foltores se vucidolit eshte ne krize nervore se humbi nje here e pergjithmone shansin per ndonje post si zv. ministre e kultures se me shume nuk ka tru, si zedhenese kabineti ao drejtoreshe kulture ne kabinetin e Muli horrit si greta koci dikur.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        me siguri kopetenti eshte bukuroshja pa tru me buzeqeshje fallco qe pas humnbjes apokaliptike te foltores se vucidolit eshte ne krize nervore se humbi nje here e pergjithmone shansin per ndonje post si zv. ministre e kultures se me shume nuk ka tru, si zedhenese kabineti ao drejtoreshe kulture ne kabinetin e Muli horrit si greta koci dikur.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Veshgusi

          Kjo ishte lojë Sali po të ishte euro lartë do kishit shpenzuar më pak euro,me shëndet, mënd për herë tjetër.Perendia ymer ziti të shtymen.

          Përgjigjjuni
          1. A
            AI

            Shume je lodhur..ate e di dhe Bufi...sot 115..rekord....lek I modh per zgjedhje. 500 Euro per koke ne ca zona.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              780000 ti shumzosh me 500 euro kam frikë se eshte pak Shifer teper e larte rreth 390 milion euro dhe as ne SHBA nuk shpenzohen kaq shume.Nje shkodran po genjente duke " pashe nje pule te madhe me nje kembe ne Tarabosh e tjetrën ne kala qe po bente nje vete.Une e kam pare me te madhe me kembe ne Cukali .Ule i thote i pari .Po nuk e ule ti pulen tende e imja aty rri.Dikush duhet ti thote Sales ule se me aq para Rama nuk konti nga mendja te rrije k.minister

              Përgjigjjuni
              1. x
                xha Kasemi nga Çepani

                Mos jane burime kopetente si ajo e Erion Veliajt ,icili kishte kenduar ne Iran pa lindur ? Kujdes se te mashtrojne keta te rinjte e sotem. E nuk e ke per te paren here. sa esa here jane tallur me JU edhe pse lider i se djathtes me teser komuniste.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Peshkatari

                  Berisha është katandisur si ai peshku budalla që e ha kollaj karemin , po nuk ka faj se është shumë i uritur .

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Saliu spiun i grekut

                  Në disa zona shkonte deri 1500-2000euro vota. Varet ku ishe. Në Has ishte 23euro, në Tropojë 33euro, në Himarë 300euro jepte greku, në Tiranë 2500euro për kokë tha qytetari dixhital

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gomar e shkuar gomarit ,o Sali

                    Ra cmimi dhe ne Durres u shit vota 1000 euro.Mua me bene nje favor,ma dhane 950 evro.

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      timo

                      Mustafa Nano, me sa më kujtohet, ka thēnë për Saliun,para ca ditësh se ai (Saliu) nuk është budalla por maskara. Unë them se ai(Saliu) është maskara edhe budalla njëherësh

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Anonim

                        Po i lumte ke cfare ben?Ha se te ben mire te te lene rrugeve deri sa te mbarosh.

                        Përgjigjjuni
                        1. © KËNDVËSHTRIM TJETËR ©

                          Thonë se € e fushatës ishin tëndet, ti motrën dhe nuk të dhanë votën ! "Popull maskara" !

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje