
Në përfundim të seancës së sotme të Samitit të liderëve të Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për fjalën që mbajti në këtë samit, tha se qëndrimi i tij lidhet me heqjen e një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe UÇK-së, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011.
-Zoti kryeministër, ju iu adresuat në fjalimin tuaj edhe çështjes së Kosovës. Si do vazhdojë qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me atë që ju pretendoni për pafajësinë e kryeministrit Thaçi dhe të gjithë personave të tjerë?
"Jo, kjo nuk është një çështje pafajësie apo fajësie sepse kjo është çështje e tribunalit. Çështja është e heqjes së një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011 dhe bërja e një raporti të ri në dritën e faktit tanimë të stërprovuar që nuk ka pasur kurrë trafik organesh", tha Rama.
Rama ndodhet në Islandë ku po merr pjesë në samitin e KiE-së. Ky samit dy ditor ka bërë bashkë udhëheqësit evropianë me qëllimin për të vënë Rusinë para përgjegjësisë së saj për luftën në Ukrainë.
Në fjalën e tij, Rama përmendi akuzat e hedhura ndaj Hashim Thaçit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në raportin e 2011-ës, i cili sipas kreut të qeverisë e pati zanafillën pikërisht në këtë këshill. Rama theksoi se Asambleja e Këshillit të Evropës duhet ta tërheqë mbrapsht atë raport të turpshëm.
Te lumte zoti Kryeminister, por problemi eshte a te degjojne.
Bravo Kryeminister, me se e vertete.
Kryeministri Rama mbron në mënyrë konseguente figurën e Shqipërisë dhe Kosovës në arenën ndërkombëtare,si askuah tjetër. Lexoni fjalimin e tij ,në samitin e KIE në Islandë. Qartësi realitet elokuencë llogjikë=argument. Ekuacjon mjaft i thjeshtë.
Njolla Shqiperise do I hiqet kur ju politikanet te mos vidhni me popullin me te varfer te Europes o palaco qe vetem genjen sa here hap gojen.
" Bik, bik. .!". ne juge ndillen derrat...
I qartè e i drejtèpèrdrejtè K/m Rama, natyrisht èshtè detyra e tijè tè mbrojè Shqipèrinè dhe shqipètarèt nga çdo padrejtèsi, por mèndja tè shkon tek realiteti i hidhur kur Shqipèrinè e drejtonte bush shit non grata....kurrè mos harroni vèllezèr, nuk shkruaj pèr tè thurrur lavde ER, por meritat duhet gjithmonè ti vihen nè dritè qè puna tè vazhdojè sa mè mirè.
EDI RAMA DO TE MBETESH NJE UDHEHEQES LEGJENDAR.JU MERITONI TE UDHEHEQNI SHTETE TE MEDHA , ME ZGJUARESINE DHE INTELIGJENCEN TUAJ TE VYERE, FATKEQESI QE UDHEHEQNI NE ATE VEND KU KE PERBINDESHAT ILIR DHE SALI BERISHA , NE JEMI KRENAR PER JU DHE TE UROJ ME QE TI TE BEHESH DHE 100 VJEC TE TJERA SE I DUHESH ATIJ VENDI DHE GJITJE BOTES ME DITURINE DHE MENCURINE QE TREGON , JE I PAARRITSHEM , BREZAT QE DO TE VINE DO TE VLERESOJNE DHE ME SHUME RESPEKTE TE PA FUND , JE I VETMI QE PO I JEP KOSOVES DHE HERONJEVE TE LUFTES PER LIRI DHE PAVARESI SA PER TE TJERET MBETEN NE HARRESE GJAKUN QE DERDHEN PER ATE VEND TE SHENJTE, LAVDI HERONJEVE TE KOSOVES DHE UDHEHEQESVE TE TYRE USA
Edhe nje here e mprehi shpaten, per situaten,ed-rogani,prej ballkani.