Rama në samitin e Këshillit të Europës: Gjykimi i Thaçit i pabazë, tërhiqeni raportin e Dick Marty, u financua nga Putin

17 Maj 2023, 12:39Politika TEMA

Rama në samitin e Këshillit të Europës: Gjykimi i

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin e liderëve të Këshillit të Europës që po zhvillohet në Islandë, ku foli për gjykimin që po bëhet ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderëve të UÇK-së.

Rama tha se gjykimi i Thaçit e ka zanafillën në Asamblenë e Këshillit të Europës, nga një raport i Dick Marty që është financuar nga përfaqësues të Putin në KiE.

Ndër të tjera, kryeministri tha se Asambleja e Europës e ka detyrim që të korigjojë çdo gabim dhe duhet t’i hapë rrugën të tërheqë mbrapsht raportin që në mënyrë të rremë e etiketon Shqipërinë si bazë të trafikut të organeve lehtësuar nga ushtria Çlirimtare e Kosovës.

"Kërkoj ndjesë sepse më duhet të bëj një rrëfimin jo fort të këndshëm, si shqiptar është e pamundur të shmang heqjen e paraleles mes Ukrainës Kosovës, Zelenskyt e Thaçit.

Në këtë samit nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimtare të Kosovës dhe Thaçit nisi në Këshillin e Europës nën ndikimin dashakeq të ish anëtarit të këtij këshilli.

Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e mbështetur në një raport të 2011 të këshillit të Europës i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësues të Putinit në KiE.

Akuza të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore, kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë mu duk sikur pashë Zelnskyn 10 vite më vonë gjykuar nga nje gjykatë ngritur nga të njëjtat akuza absurde.

Është shkurajuese të dush ku situata ku përfshihet Thaci dhe ushtria e Kosovës  e pati zanafillën para KIE. Asambleja e KiE ka detyrimin të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet të hapë rrugën të tërheqë mbrapsht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë të trafikut të organeve", tha Rama. 

14 Komente

  1. L
    Luani

    Ke një bravo te madhe nga unë , për mënyrën , pwrsonalitetin qe tregon në të gjitha çështjet shqiptare nl ni velwt ml të larta të diplomacise boterore..!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      SB

      rrespekt te madh per Ramen

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laku

        Shyqyr ....e fitove rrogen per muajin maj

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juli

          O laku -karadaku,robt ku ti keshë. Do më ?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Laku

            Hec ktu ke stadiumi....karabq muti Merr edhe karabundrat e shpis se ato me njofin Hec se folim ktu! Me ke ktu deri ne 6 Karaaktivist muti

            Përgjigjjuni
            1. L
              Laku

              Shif per nje c klas te bardh te parkum te farmacia aty.... Po te stadiumi Durrsit re karabythqim....jo te ai i Tepelenes Edhe mos harro merr motren me vete re te qifsha te vdekmit

              Përgjigjjuni
          2. B
            Buda

            Bravo Edi Rama, Ismail Qemali i shekullit XXI!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              GJIGANDE!!!!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                GJIGANDE!!!!!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Amir

                  Sot edhe ma kremar me qen shqiptar. Bravo Rama. Vazhdon duka na e rrit respektin ton neper bote, nje gje qe shum emigrant te 20 Viteve te fundit e njofin shum mire. Do te mbetesh hero i kombit shqiptar.

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xhimi..... jo shqiptari

                    Ka diçka qe nuk,shkon me Ramen (nuk jam kundra Rames ,çun Tirone si une ) sepse kur njerezit ne Shqiperi ankohen se drejtesia nuk funksionon drejt ....Rama justifikohet se nuk mund te nderhyje si kryeminister se gjykatat jane te panvarura!!! Ndersa jashte kufinjve qe administron ai vete u jep urdher te tjereve (europianeve) se çfare duhet te bejne me drejtesine (gjykata speciale ne kete rast) megjithese nuk ben pjese ne kete komunitet Europian !!! Pak si e tepruar me duket ,thjesht per perdorim te "brendeshem" !

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Guri

                      Ti shoku as që e paske lexu artikullin,aty shkruan se Kryeminstri Rama ka kërkuar raportin e Dick Martit që e ka mbēshtetur KE ate ta anuloj po vet KE! Juve trushpërlarve vetëm Edi Rama iu ka ardhë hakesh!!!

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Mergimtari

                      ZOTËRI KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË ZOTRI, E. RAMA, NDIHEM KRENAR QË JAM SHQIPTAR DHE KAMË KRYEMINISTËR JUVE DHE TURPËROHEM QË KAMË PUSHTETARËT NË KOSOVË - TË VETË FUNDOSJES SI KURTI, OSMANI, GËRVALLKA - ARGATËT TJERË TË RUSISË DHE SERBISË ETJ. TË CILËT ÇLIRIMTARËT - LEGJENDAR QË SOLLËN I LIRIN DHE PAVARËSINË I DËRGUAN NË HAGË. TASH JANË STRUKUR DHE HESHTIN PAS E SHËRBIMIT QË I KANË BËRË ARMIQVE TË SHQIPTARËVE. HARAM HARAM HARAM VOTA IME. JE I MADHE DHE PATRIOT I KOMBIT TË LUMTË GJIGANT QË I KE VËNË GJOKSIN BOTËS PËR TA ZBARDH DREJTËSIN. JETË TË GJATË E SHËNDET DHE TË GJITHA TË MIRAT PËR TY, SHQIPËRINË DHE SHQIPTARET KUDO QË JANË.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        BB

                        Xhimi je gabim. Rama e nenvizoi ne fjalen e tij qe nuk mund te merret me fajesine o pafajesine sepse eshte ne kompetence te gjykates. Ai kerkoi te heqe raportin, pra sebepin nga doli akuza

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje