Të dhënat statistikore që rrëzojnë pretendimet e Sali Berishës për Shkodrën

17 Maj 2023, 10:45Politika TEMA

Të dhënat statistikore që rrëzojnë pretendimet e Sali

Nga Altin Ketro

Në një dalje të sforcuar mediatike, Sali Berisha vuri në dyshim rezultatin mbresëlënës dhe të pastër të fituesit Benet Beci, duke u përpjekur ta justifikojë veten se kjo humbje e kandidatit të tij erdhi ngaqë, sipas tij, “Shkodra votoi në pushtim të plotë”. Si gjithnjë Berisha, për shkak të karakterit të vështirë e ka të pamundur të pajtohet me realitetin, duke gjetur lloj- lloj mënyrash për ta paraqitur humbjen e tij si rrjedhojë e një faktori jashtë politikës dhe me këtë ai ka parasysh bandat kriminale.

Mbase ky argument i pabazë i tij mund të hante debat në ndonjë bashki tjetër, por në Shkodër kurrsesi. Shpirti i lirë shkodran nuk mund të thyhet kurrë nga bandat që qarkullojnë në mendjen e sëmurë të Berishës.

Përkundrazi, përdorimi i bandave kriminale të supozuara, do ishte një vetvrasje për kryeministrin Rama, sepse do i ktheheshin në një bumerang edhe prej votuesve të vetë. Shkodra nuk fitohet me banda, por me qytetari.

Kryeministri Rama është përpjekur edhe në të kaluarën ta fitojë Shkodrën duke kandiduar emra të denjë për këtë qytet, zonja Bazhdari, zonja Angoni, por faktori psikologjik i kësaj bashkie, që lidhnin pazgjidhshmërisht Partinë Socialiste me të shkuarën komuniste, ia ka bërë të vështirë atij që të arrinte objektivin për të fituar bashkinë Shkodër.

Më në fund u gjet njeriu i duhur, Benet Beci, i cili arriti fitojë zemrat e shkodranëve duke i besuar për herë të parë në tre dekada, Partisë Socialiste drejtimin e Shkodrës. Dhe fitorja nuk ishte vetëm për kandidatin si individ, por edhe për Partinë Socialiste si subjekt që prodhoi 18 mandate në Këshillin Bashkiak.

Por, për ta qetësuar Sali Berishën që në këtë fitore të zotit Beci, nuk kanë dorë bandat kriminale, po i jap një statistikë të plotë se si kanë votuar njësitë administrative të bashkisë Shkodër. Statistikën e kam ndërtuar duke krahasuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit 2023, me rezultatin e zgjedhjeve të marsit 2022.

Duke qenë se në vitin 2022, ishin 3 kandidatë, unë për lehtësi krahasimi i kam bashkuar votat e zotit Spahia me ato të zotit Bushati, në një të vetme. Prej këtij totali, kam nxjerr se sa vota më shumë ka patur zoti Spahia + Bushati në vitin 2022 përballë zonjës Angoni, dhe sa vota më pak ka zoti Spahia në vitin 2023 përballë zotit Beci.

Diferenca e votave për zotin Spahia sipas njësive administrative:

Njësia Ana Malit

Viti 2022 - plus 438

Viti 2023 - minus 277

Njësia Bërdicë

Viti 2022 - plus 454

Viti 2023 - minus 646

Njësia Dajç

Viti 2022 - plus 585

Viti 2023 - minus 344

Njësia Gur i Zi

Viti 2022 - plus 754

Viti 2023 - minus 709

Njësia Postribë

Viti 2022 - plus 563

Viti 2023 - minus 481

Njësia Pult

Viti 2022 - plus 114

Viti 2023 - minus 181

Njësia Rrethina

Viti 2022 - plus 948

Viti 2023 - minus 2243

Njësia Shalë

Viti 2022 - barazim

Viti 2023 - minus 309

Njësia Shosh

Viti 2022 - nuk u numërua

Viti 2023 - minus 55

Njësia Velipojë

Viti 2022 - plus 8

Viti 2023 - minus 1339

Njësia Shkodër qytet

Viti 2022 - plus 5805

Viti 2023 - minus 5117

Totali i të gjitha njësive

Viti 2022 - plus 9669

Viti 2023 - minus 11727

Siç mund të dallohet fare lehtë, brenda 14 muajve zoti Spahia (bashkë me zotin Bushati) nga diferencë plus që i kishte të gjithë njësitë, kaloi me diferencë minus po tek të gjitha njësitë.

Kushdo e kupton se bandat kriminale që ndodhen në fantazinë e Berishës, janë justifikimi më i dobët, qesharak, por edhe fyes për qytetarët e Shkodrës. Fakti kokëfortë që ai humbi në të njëmbëdhjetë njësitë, është mesazhi më kuptimplotë që zoti Spahia dhe dyshja Berisha - Meta, janë refuzuar në masë nga qyteti simbol i antikomunizmit.

Do i sugjeroja zotit Spahia që ta pranojë realitetin dhe ashtu siç tregoi qytetari në vigjilje të zgjedhjeve duke i dhënë dorën rivalit Beci, ta bëjë edhe tani që populli foli qartë, duke njohur humbjen dhe t’i urojë fitoren kryebashkiakut të ri, Benet Beci. Le të fillojë reflektimi i humbjes nga ky shembull qytetarie.

21 Komente

  1. Y
    Yxyxyx

    Të harxhosh kohë duke dëgjuar se çfarë thotë Sali Berisha, është kohë e humbur dhe ngelesh vite mbrapa ritmeve me të cilën ecën sot jeta.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avniu

      Me se e drejte! Humbje kohe te merresh me nje te marre si Sali krimineli.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosove

        Te hargjosh kohe te degjosh se cfare thote Edi Ramoviqi dhe Berishoviqi do te thote te lesh Fredi Bejlerin tua fut mire e mire. Legen popull, nje vrases si Fredi Bejleri vallzon ne token shqiptate, nderkohe qe legen populli i gzohet “fitores”ne Shokder.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per Kosoven prej Shqipnie

          Oj lop.....Bejlerin si kandidat te kualicionit e vendosi baca Sali...oj lope kur do e kuptoni ju se baca Sali osht kanceri Kosoves dhe Shqipnis......oj lope...legenat si puna jote nuk kan pas , nuk kan e kurre nuk do te ken men per tkuptu si funksionon Bota........tfala mixhes.....e mos shkruj Kosove se nuk je ti prej Dardanise........

          Përgjigjjuni
      2. p
        pushtet (Ko)Doshesh

        Ku di gja ti o Ketri i Rames qe paske marre penen te besh statistika, se ne Shkoder mos vertiteshin cubat e Tom KoDoshit tuj shpernda me canta me leke ai Be-Becja do merrte Noc Rrokun.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Futja kot

          Si nuk e njohet Berishen edhe pas 30 vitesh. Kaq te verber jeni? Eshte sherrxhiu me i madh i kombit shqiptare. Ka krijuar kriza si piramidat, vitin 97 dhe 98, Gerdecin, vrasjet ne bulevard etj. Dhe akoma diskutoni cfare thote ky i marre. Jeni krejt budallenj.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salkari

            Edhe kete version te marim sic e thua ti pederast , prap jeni bythqira pa karakter , prandaj jo qinte robt Sala dhe i thoshit bab ......vec tani jo vetem te pamend jeni , por jeni dhe lekista te pjerdhur ..... shitet Shkodren per 5 lek ....e kuptove o majmun ?? Ua futi te gjatin corapekuqi dhe se moret vesh nga u erdhi ....trani ri e shijoje per 4 vjet llarin ....

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              Hiqe Karin e Saliut nga koka or budall i ores 13:21 se ta preu rrogen e patronazhistit Rama.

              Përgjigjjuni
          2. r
            robi

            Artikull exelent, bravo, po a merr vesh perbindeshi nga kjo analize perfekte se ai ka keshilltare bukuroshen pa tru Floriana me kreher ne xhep, dhe Ina Zhaben shpifaraken, apo Klevis krricin e faro pace pilafit apo Spaho spurdhjakun , qurramanin me bilbil ne goje.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Buda

              Akoma me Sali Berishen? Lereni SPAK-un te beje punen e tij.

              Përgjigjjuni
              1. d
                degelisi

                Saliu eshte koke trash.Shkruaj dhe thuaj cfar te duash ai mbetet koke trash dhe pa karakter

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tedi, Durres

                  Ketij tipi kontrovers, nuk duhet ti shkoje asnje gazetar ne te ashtuquajturat "Konferenca Shtypi", per te degjuar halucinacionet e tij dhe fantazite e cmendura prej skizofreni. Si ore mund te blihen 12000 vota. ????!!!!! Sikur 100 euro vota te paguhet i bie 1 milion 200 mije euro. Po gjithe Shqiperia????. bejeni llogari vete. Kusheshe ai budalla qe hedh miliona euro, kur nuk ka besim se ata qe i marrin, do te hedhin voten per PS?

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fatmir Lohja

                    Ps qe nuk duan as drita,as uje,por pushtetin,me patronazhista ne cdo rrugice i marrin me urdhera rreth 800 mije vota.Per keto votues nuk paguajne asnje qindarke.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mbeturina Ushqimore Trupor

                      Mos u lodhni, qeni le të ketë plot të tjera për të ngrene, ai e mban mëndjen tek m ti, me atë do hajë përsëri e përsëri dhe nuk ngopet kurrë

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Leri gojoret more gazetar k..r por beni analizen pse ndodhi bojkoti ne mase i popullsise qe ka humb besimin se ky vend behet. Keto zgjedhje seq na kujtuan Tetorin e vitit 1996 kur u zhvilluan zgjedhjet per pushtetin lokal ne ate kohe dhe u fituan me rezultat me dermues se sot nga partia qe udhehiqej nga non grata e sotme. Keshtu ndodh kur populli manipulohej deri ne ekstrem. Dhe dihet se cfare erdhi pas asaj fitore te bujshme nga Sali Berisha me sloganin:Me ne fitojne te gjithe. Qysh atehere filloi rrokullisja e PD-se dhe te gjitha abuzimet e Sali Berishes ndaj opozites po paguhen kokerr me kokerr sot me abuzimet e hajdutit te Surrelit ndaj opozites se sotme. Ne vitin 2013 me ardhjen ne pushtet te PS-se filloi nje shprese se politika do beje nje gje ndryshe nga ajo e doktor rrumpalles,por rezultoi nje zgenjim masiv i popullates nga veprimet alla rrumpalle qe ripjella instaloi ne Shqiperi qe provoi se jo qe nuk kishte ndryshim te kursit ndaj opozites se kohes,por ne shume aspekte pushteti ishte edhe me arrogant se pushteti i Berishes ne ate kohe,bile per hajnine ndaj pronave te shqiptareve ja kaloi asaj kohe. Dhe ja ku jemi ne vitin 2023 ku cikli perseritet frikshem dhe bashke autori i refleksioneve ka dale lakuriq me shume se ne plazhet nudiste ku rrumpalla tentonte ta denigronte. Dhe u provua se te gjitha qe predikonte ne ate kohe pallosha shale gjate ishte vetem demagogji e paster,u provua se ky vend nuk behet se demokracia dhe pluralizmi ne shqiperi eshte ekstem te mbijeteses. Ndej vec neveri dhe nuk di se cfare te them per ate kohe kur rrinim me ore te tera ne pritje te ardhjes se gazetes Koha Jone per te lexuar refleksionet, dhe nuk dinim ne te shkretet se te gjithe ishin gatuar ne guzhinat e Ramiz Alise,se te gjithe politikanet e ardhshem nuk kishin ndryshim nga njeri tjetri se te gjithe i dalloje nga perdesyte e bardha qe vish in ne publik per tu ruajt nga sigurimi i diktatures. Prandaj pallosha hajdut duhet ta sqaroje edhe kete moment te asaj kohe dhe te deklaroje se a ka patur edhe Ai mbrojtjen e ish sigurimit te diktatures sic e ka patur edhe doktor rrumpalla

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          ILYRIA

                          Ti Real ke bere nje rrumpalle me ato qe ke shkruajtur saqe edhe vete nuk e di se cke dashur te shkruash me fakte dhe barazi per te ashtuquajturit drejtues te Shtetit mbas 90-tes...........te analizosh e me pas te barazosh Berishen me Ramen do te thote, e pakta, qe je i lodhur nga Jeta sepse sta ka qejfi as te shikosh, as te degjosh, as te reflektosh.........Shqiperia ka qene , eshte dhe do te jete per nje kohe te gjate nje Vend me mentalitet teper ekstrem, teper arrogant dhe pa respekt per Shtetin. Kjo jo pa shkak. Po te krahasojme gjysmen e shqipetareve qe per shume vite jetojne jashte Shqiperise me ata qe jetojne atje eshte si dita me naten.......Ata mesuan (ndoshta per nje kohe jo te shkurter) se Autoriteti i Shtetit nuk diskutohet tek kafja e lagjes apo te komshiu. Mesuan se po- ja eshte po dhe jo-ja eshte jo, kur ballafaqohesh me Autoritetin "SHTET"......Kushdo qe do e drejtonte Shtetin shqipetar do ishte me e pakta teper i pafuqishem per te ndrequr mentalitetin e nje pjese jo te vogel te qytetareve te tij.........Kjo eshte Lufta me madhe qe kane shqipetaret me veten e tyre.........sa per korrupsion dhe arrogance te pushtetareve - kete duhet ta rregulloje drejtesia e cila sapo ka filluar te ece kemba-doras...eshte nje cilimi qe duhet te ushqehet e mbeshtetet fort nga te gjithe qytetaret shqipetare ( te shohim KUR ?? ).........Rama ka shume gjera qe duhet ti korigjoje----as qe nuk diskutohet fare (edhe ai gjysmen e jetes e ka jetuar ne ate regjim komunist) , por ta krahasosh me Berishen besoj se genjejme ne rradhe te pare veten tone.......jane shume te ndryshem si njerez e karaktere........ky eshte mendimi im (me shume pak fjale se ka shume me teper Fakte) KLM REAL

                          Përgjigjjuni
                        2. E
                          Ethem Lalaj

                          Analizë perfekte: 1.Sb e ka ditur që nuk fitonte në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë pas shpalljes non grata nga SHBA,etj. 2.Sb e di mirë se nuk vjen më në pushtet derisa të ket të ngulur gozhdën Amerikane të non gratës familjarisht dhe Aleatët.. 3.Sb e di mirë se Shkodranët nuk pranojnë para për vota.Me këtë rast Sb po ofendon rëndë Shkodranët. 4.Sb e di mirë se ka më shumë banda në Shkodër e në tër Shqipërinë..për të vjedhur vota,por këto banda nuk jan lejuar nga Plocia.Dhe Sb i vjen marre që nuk vjedh më dot vota si në 96,09,011..! 5.Sb në 32 vte nuk ka pranuar asnjëherë humbjen..dhe nuk ka reflektuar asnjëher për tu korrigjuar.. 6.Sb e di mirë se Benet Beci është më i mirë se Spahia i tij me fytyrën e tij. 7.Sb nuk dorhiqet se ka frik nga burgu e sekuestro pasurisë marramëndëse të familjes së tij..! 8.Shkodra nuk e voton më Sb sa të jet gjallë.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Avatar 2

                            Se do fitonte Berisha, Njeriu normal s‘kish pse ta besonte. Nuk e ka besuar as vet Berisha! As Ilir Meta nuk e ka besuar. Pavarësisht humbjes, Këta kishin marë mbi 500000 vota! Mendja ta thot se Berisha më shum ju ka friksuar fitores se humbjes. Është skile e vjetër SB! Salua burri as nuk synon fitore. Do ndjehej shum më i rrezikuar si fitues. Tërheqja e Berishës dhe shpurës së tij, Do nënkuptonte edhe largimin e Ramës! Këta janë garanca e njeri tjetrit. Pastaj Berisha e di, Se USA ???????? si humbës mundet që e lënë të qetë! Kurse ky do livadhis në narrativën e tij se forca të jashtme e të mbrendshme i muarën fitoren. Në Shqipëri 98% e mediumeve jetojnë nga konflikti i pandërprer prej 30 viteve mes dy kampeve të njejta në çoroditjen e tyre.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Emigranti

                              Nje plak I mocem me Kapele republike ka thene: Maloku nuk e zebret Kalin po e hipi, deri sa te ngordhe kali. Kjo po ndodh me s.b

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Analisti

                                Benet beci 34531 Partia socialiste per keshill 17963 Tom Doshi Per keshill 12908 Partia demokratike zyrtare per keshill 5670. Shumatorja = 36541, pra votat e tom doshit perkthehen ne vota beneti. Tani lind pyetja si i mori Tom Doshi ato 13000 vota, se me siguri populli nuk refuzoi nje non grata per t’ia dhene nje non grate tjeter. Kaq duhet per te lindur dyshimi.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Real

                                  Demokracia ne Shqiperi ka lindur e vdekur. Duhet te prononcohet Rama per fenomenin e perdysyve te bardha sepse edhe Ai qe per shume veta edhe per mua ne fillim te ardhjes se te astuquajtur demokraci ishte i ndryshem,ishte vetem propogande e paster per te marre pushtetin -Duhet te pozicionohet Rama edhe per ate qe kurre nuk e ka zene ne goje se si pjese e ketyre perdysyve te bardha a kishte mbrojtjen e ish sigurimit te diktatures si doktor rrumpalla. Kemi shpresuar se ne vitin 2013 po vinte nje ere e re ne poliken shqiptare por si shumica e popullsise qe filloi emigrimin biblik mbetem te zhgenjyer nga propogada e hajnave te pushtetit. Sali Berisha dhe Edi Rama jane kopje e njeri tjetrit ne politike sepse ato jane gatuar ne guzhinat e KQPPSh dhe Ramiz Alise Cfare i dallon propoganden e doktor rrumpalles ne ate kohe qe “Me ne fitojne te gjithe “apo paret e shqiptareve jane me te pastrat ne bote nga propoganda e hajneve te radhes qe del krye hajduti dhe thote qe falenderojme demokratet qe bojkotuan zgjedhet. Po si keshtu more maskara. A e din se vota eshte pikenisje e demokracise dhe pluralizmit. Po cfare dallimi ka qasja ndaj opozites e doktor rumpalles kur ishte ne pushtet qe perdori shtetin kunder opozites me qendrimin e sotem te pushtetit te hajnave qe po bejne te njejten gje. Cfare dallimi ka fitorja dermuese e pushtetit te hajnave sot me fitoren e hjnve te pushtetit ne Tetorin e vitit 1996 Vetem kane ndryshuar kahjet e pushtetit.Dikur Namik Hoti pati deklaruar se moloku po hypi ne kalin e pushtetit nuk ulet ,vetem me plumb dhe e kishte referncen per doktor rrumpallen si person fizik,,por refenca e tij per malokun ishte te menyra maloke e berjes se politikes qe e sheh opziten nje institucion qe duhet te denigrohet me perdorimin e gjithe shtetit kunder saj Prandaj keto dy personazhe jane si vellezeri siameze.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje