SHIFRAT: Berisha dhe Meta humbasin 200 mijë vota nga zgjedhjet e fundit

17 Maj 2023, 09:25Politika TEMA

SHIFRAT: Berisha dhe Meta humbasin 200 mijë vota nga zgjedhjet e fundit

Ndërsa kanë kaluar tre ditë nga e diela e zgjedhjeve për kryetar bashkie në vendin tonë, dhe numërimi edhe për votat e këshillit bashkiakë janë drejt fundit, tashmë dalin në pah edhe më qartë shifrat për t’u krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Kështu, kandidatët e Partisë Socialiste në të gjithë vendin morën 765 mijë vota të dielën, gati 46 mijë vota më pak nga sa Partia Socialiste dhe aleatët e tyre joformalë, Partia Socialdemokrate, patën marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Përkundrejt kandidatëve socialistë, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatët e Partisë Demokratike zyrtare morën së bashku të dielën 522 mijë vota.

Në vitin 2021, dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, patën marrë së bashku 730 mijë vota.

Në total, ato kanë humbur 207 mijë vota në të gjithë territorin e vendit në krahasim me votat që pati marrë në zgjedhjet e kaluara.

Koalicioni i majtë kishte 810 mijë ne 2021, ndërsa në 2023, PS e vetme ka 765 mijë vota.

Koalicioni i djathtë kishte 729 mijë në 2021, ndërsa në këto zgjedhje ka marrë 522 mijë vota.

Këto shifra rrëzojnë edhe alibinë e Berishës së zgjehdjet u vodhën, pasi tregojnë se në fakt, ai është bojkutuar nga demokratët, ndërsa socialistët kanë ruajtur votat e tyre.

Lini një Përgjigje