Disfata e thellë në zgjedhje, Mertiri: Berisha s’e njeh dorëheqjen, PD-në po e përdor si një ‘gomone’ shpëtimi

16 Maj 2023, 21:30Politika TEMA

Disfata e thellë në zgjedhje, Mertiri: Berisha s’e njeh

Analisti Ergus Mertiri, në një intervistë për “News Line” tha se Sali Berisha nuk e njeh humbjen. Ai tha se Berishës nuk i intereson që të mundë kryeministrin Edi Rama por të shpëtojë veten. Sipas analistit, Berisha po e përdor PD-në si një ‘gomone’ për të kaluar barrierat e vendosura nga SHBA.

“Berisha nuk ka njohur dorëheqje edhe kur ishte në kushte normale. Të gjitha zgjedhjet që ka humbur ka thënë se i kanë vjedhur. Ajo që mendoj në këtë rast është fakti që Berisha s’e ka njohur dorëheqjen si institucion. Kur ka qenë jo në kushtet që ndodhet sot, ka thënë se vjedhjet i kanë vjedhur.

Nuk ka pohuar kurrë i kam humbur. Kur i fiton, thotë i fitova dhe kur i humb thotë i vodhën. Qëllimi i tij nuk është për të mundur Ramën por për të mbijetuar në politikë. Berisha kërkon të qëndrojë në politikë. Nuk i intereson PD si një anije për të shpëtuar PD por ta përdorë si një gomone për të kaluar lumin që i kanë vënë përpara si barrierë amerikanët.

Do të gjejë alibira nga më të ndryshme për të thënë se revolucioni vazhdon. Kjo lloj farce do të kthehet në një komedi. Berisha nuk tërhiqet. Ai sigurisht nuk mund të bëjë dot ndryshe. Mendoj se PD duhet ta kishte kuptuar me kohë se kjo rrugë që po e çon Berisha këtë parti është e rrezikshme sepse po e lë vendin pa opozitë.

Berisha po e lë Ramën në pushtet. Po pengon që opozita të normalizohet. Politika shqiptare ka një problem që quhet Sali Berisha. Ky po pengon që politika të ketë opozitë.”, tha Mertiri.

5 Komente

  1. J
    Jimi

    Hic mos u sekelldis Mertir ! Situata ne opozite eshte agravuar deri ne ate pike, sa qe edhe pse Saliu do te mundohet ti bindi te vetet per c'ka thote dhe do te insistoje te justifikohet dhe si rezultat do te kerkoje qe perseri te vihet ne krye te kesaj ushtrie te shpartalluar, te jesh i bindur se nga vete dezertoret e kesaj ushtrie te shpartalluar atij do ti vije vdekja. Pavaresisht se ata e kane idhull, por ne raste se ai Saliu nuk do te terhiqet me deshire, ata kane per ta nxjerre me shqelma nga selia e PD-s

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vëzhguesi

      Ky analisti Mërtiri , tani e kuptoi se kush është Berisha dhe çfar përfaqson ai ? Deri dje i çau gjithë ekranet në mbrojtje të tij , tani na jep mend dhe na tregon se kush është Berisha . Me gjithë atë ky është pak më lart se niveli i Bushatit të byrosë , i cili ende nuk ha pyka . Ky të paktën e ka marrë kthesën.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Pak e veshtire te kete njeri ne PD te marri me shqelma Sali Berishen. Problemi eshte se njerezit rrotull tij, jane me Benza 100 Mije Euro, dhe ata nuk duan pushtet, duan vetem te jene ne krye te PD, sepse ajo i mbron nga SPAk dhe korrupsioni masiv qe kane bere. Presin te ikin vitet, te mos i kape ligji i vjedhjeve qe kane bere. Ne kete anije te shpuar, ka vene doren ne timon edhe Ilir Meta me Moniken. Ndersa anetaret e ndershem te PD, i kane futur ne bodrum te heqin ujin me kova, duke ju premtuar qe po vijne saldatoret te saldojne vrimat e anijes. Saldatori qe pritet te vije, eshte Nard Ndoka. Kjo eshte historia e PDse. Sa per krahun e Alibeajt, nuk ja vlen te flasesh.

        Përgjigjjuni
      2. l
        lahutari

        Saliu eshte gjigand ne bythqimllikun e vet

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nori

          Ky mortja akoma ne bordero te Lulit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje