Fatmit Xhafaj: Belind Këlliçi humbi dhe në lagjen ku votoi bashkë me familjen. Edhe vetë demokratët nuk e mbështetën tek njësia 10

16 Maj 2023, 20:29Politika TEMA

Fatmit Xhafaj: Belind Këlliçi humbi dhe në lagjen ku votoi

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa teksa uroi fitoren e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, kishte edhe një mesazh për rivalin Belind Këlliçi. Në aktivitetin festiv në selinë e PS me rastin e fitores, Xhafa tha se ai zgjodhi liderin e gabuar dhe rrugën e gabuar.

Sipas Xhafës demokratët janë qytetarë, arsyetojnë dhe dinë për kë të votojnë.

“Disa thonë se ne kishim një kundërshtar të dobët, prandaj fituam kaq thellë. Unë nuk besoj që është kështu. Do ju jap një argument. Pak metra nga kjo seli është qendra e votimit 1981 atje ku votoi kandidati rival i Erionit, ku gjithë familja e tij dhe farefisi i tij dhe humbi.

E dini pse humbi? Sepse kishte zgjedhur lideshipin e gabuar dhe rrugën e gabuar, prandaj edhe demokratët vetë nuk e mbështetën tek njësia 10, sepse demokratët janë qytetarë të këtij vendi dhe dinë të arsyetojnë dhe votojnë për jetën e tyre”, tha Fatmir Xhafaj.

1 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    ik mor rraqe e vjetër! Ti i ke duart me gjak, si hetues i komunizmit, ytt monstër sovjetike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje