
Në përfundim të numërimit të votave në Gjirokastër, ministrja Mirela Kumbaro, deputete dhe drejtuese politike e këtij qarku ka falenderuar qytetarët për besimin, duke theksuar se në dhjetë kryebashkiakët më të votuar të 14 majit, 4 i përkasin qarkut të Gjirokastrës.
I pari me rezultatin më të mirë në Shqipëri është kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, i ndjekur nga Dhimitraq Toli i Dropullit.
“Qarku i Gjirokastrës i prin fitores së Partisë Socialiste në gjithë Shqipërinë, sepse mbështet projektet, ekipin, transformimet e mëdha, vizionin dhe kandidatët më të mirë që kryefjalë kanë punën dhe shokun më besnik qytetarin!
Me Tërmet Peçin në Tepelenë që mban rekordin kombëtar të këtyre zgjedhjeve të besimit të jashtëzakonshëm me 82,7%, i ndjekur nga një tjetër kryetar pasionant e punëshumë si Dhimitraq Toli i Dropullit, me 81,25% të votave në këtë 14 maj.
S’mund të mungonte një zonjë si Alma Hoxha në listën e kryebashkiakëve më të votuar, me 76,8%”, tha ajo.
Lini një Përgjigje