I kujt është faji që humbi opozita? Vangjeli: Fatura e gafave që ka bërë në këto 2 momente

16 Maj 2023, 17:05Politika TEMA

I kujt është faji që humbi opozita? Vangjeli: Fatura e gafave

Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se shkaqet pse koaliconi “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki në zgjedhjet e 14 Majit kanë nisur që në vitin 2017.

Vangjeli rendit arsyet që sipas tij kanë çuar në këtë rezultat për opozitën, të cilat thotë se janë bojkoti i zgjedhjeve si dhe reforma territoriale.


Gjatë fjalës së tij, Vangjeli thotë se fushata elektorale nuk ka ndikuar shumë në zgjedhjen e votuesve pasi sipas tij, shqiptarët kanë shkuar të bindur për të votuar.

Pyetje: I kujt është faji që humbi opozita?

Lorenc Vangjeli: Ka shumë arsye, po e nis nga detaji që fushata mes dy palëve ka ndikuar në cilësinë e votës, është sipërfaqësor. Shqiptarët që për shkak të fushatës kanë ndryshuar mendimin për të shkuar apo jo në votime ose për të ndryshuar kampion, kanë shkuar nga 1 për qind deri në 8 për qind. Shqiptarët kanë shkuar të bindur.

Shkaqet kanë nisur që nga 2017-ën. Bojkoti kanë qenë arsyeja e këtij dështimi. Fatura e gafave, të dezertimit politik që opozita ka bërë në këto 2 momente, qoftë me reformën territoriale, qoftë edhe me bojkotin e zgjedhjeve, u paguan këtë fundjavë dhe ka edhe këste të tjera.

Djegia e mandateve që sot e sulmojnë të gjithë, kanë qenë një shumicë që askush nuk ka kërkuar falje, qoftë nga politika edhe nga media, është pjesë e kësaj fature që u pagua, por këstet vazhdojnë.

Rama me përjashtim të Tiranës, ku bashkëkonkurroi me Veliajn, iu ofroi shqiptarëve një ofertë që e thjeshtëzuar që mund të kalojnë në skajet e kësaj aksiome.

Rama e nguliti që ata janë aleatë të perëndimit, kurse Meta dhe Berisha janë e shkuara, miq të Putinit. Fushata e përfaqësuar nga Berisha, nëse nuk shikoje datën në kalender nuk kishte ndonjë ndryshim, ishte e njëjta qasje ndaj kundërshtarit.

8 Komente

  1. T
    Tani

    Jevgjiti kur u be PASHE ,vrau babane e vet . Tani Flo - renci si Jevgjit kauur derri na Korca duhet ta dije kete postulat.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      Jevgjiti kur u be PASHE ,vrau babane e vet . Tani Flo - renci si Jevgjit kauur derri na Korca duhet ta dije kete postulat.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hf

        Nuk.esht shanci me fitue me zotësi votat Okan ble me lek dhe me lek te madh po si te marojn njato lek ne koshin e mbeturinave perfundishin o zot nqf i kam marre zotesia i gzofshin ndryshe zoti mort jau baft ne shpin e tyre kush e ka marr me vota te bleme 80 përqind i kam ble 20 përqind i kam marr me zotësi harem ja pashain si thaft kjo nat e madhe

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tani

        Jevgjiti kur u be PASHE ,vrau babane e vet . Tani Flo - renci si Jevgjit kauur derri na Korca duhet ta dije kete postulat.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shmil Gurra - Gostivari

          FAJI është i 1) Shumica e popullatës zgjedhore shqiptare, gjithandej në tokat shqiptare, është grumbull materialistësh. Tek Rama e kanë gjetur veten dhe strumbullarin. 2) Opozita ka një të keqe më të vogël ca se Rama, por një të keqe Sali Berisha sindroma Beleri. Duhet kohë për të formuar opozitë me vision - SHqiparizmi VISION, nga të gjitha këndvështrimet.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lori

            Gjithsesi kurre nuk e kisha mendu kete rrezultat.E tmerrshme se si eshte katandise opozita ne kete menyre.ju lutem gjejeni nje mundesi tjeter se te perçare besoj se kurre nuk do beheni njesh me demokratet besnik

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lorenc qylsi

              Se patatja eshte edhe buke dhe gjelle.Na mahnite me keto gjetje Lorenc suma

              Përgjigjjuni
              1. r
                rrofte lexhenda dhe zagaret

                ky eshte Zoti e falte.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje