Tabaku reagon pas rezultatit të zgjedhjeve: Jam kokëulur para demokratëve, do mësojmë nga gabimet tona

16 Maj 2023, 16:00Politika TEMA

Tabaku reagon pas rezultatit të zgjedhjeve: Jam kokëulur para

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të rezultateve për zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku ka shkruar se është me kokën e ulur para demokratëve, teksa bën thirrje për ringritje të PD-së. "PD duhet të pranojë gabimet dhe jo për të mohojë faktet", thotë ajo.

Reagimi i plotë:

Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë i morrëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur.


Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues por na zvogëlojnë përditë.

Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet!

Askush nuk mund te mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por ndryshe nga çdo herë tjetër duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja!

Koha dhe humbjet e njepasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokrateve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin! PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët.

Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice!

 

10 Komente

  1. E
    Emigranti

    Kjo eshte e para qe duhet te zhduket nga organet drejtuese te PD si hipokrite e peshtire dhe injorante ne çdo aspekt…..

    Përgjigjjuni
    1. m
      marku

      Ku ta gjesh hipokrizine tek kjo:))))). Kjo eshte me nje patente qe nuk e konkuron neri, i punon patenta majtas dhe djathtas.......

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Plotesisht e vertete, Tabaku duhet te zhduket, prandaj edhe ajo po nxiton te dali si shpetimtare, se e di edhe vete cfare karavidhe eshte. Aty ne PD jane te gjithe te djallezuar nga Saliu e deri tek ai qe ruante tek porta e SHQUP, i cili dha dorheqjen para disa muajsh dhe beri lajm. Keta duhet ti nxjerresh te gjithe perjashta, te dali Arlind Qorri te beje seleksionimin kush duhet te pranohet ne PD.

        Përgjigjjuni
      2. t
        tonny

        kjo eshte bibe fare,..

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dashi (jo Shehu)

          Ti katnare e trashe tirone ishe e para qe lufotve qe PD te zhdukej. Te la Saliu/luli dezhurn. Trego qytetari e jep doreheqje se ke boll aty e nuk se ke treguar gje pervec lejeve te ndertimit qe merr ne emer te burrit e babait tend. Filloje nga vetja, qe PD te behet alternative. Me ty nuk eshte as ne 2025 e as 2029.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Celo Mezani

            Po ik mi bibe e poshter. Cfare bashkimi do me arrit? Ti i sherbeve Berishes si kukull e bindur dhe do i sherbesh prape. Merr shembull nga Roland Bejko. Populli do vazhdoje tju bojkotoje per sa kohe nuk e merrni plakun e gjithe te keqijave ne Shqiperi dhe nuk e hidhni ne kazan te plehrave. Shqiperia po zjen nga deshira per voten e ndryshimit, por ti nuk ke as tru as bythe te behesh pjese e ndryshimit.

            Përgjigjjuni
            1. j
              jim

              Ku ishe ti moj debile gjate fushates? Qofte ti apo Gazi u zhduket e late vetem Alibeaj. Gazi shkonte dhe mbeshteste Sali kermen ne disa raste.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Latif Dreqi

                "Gjalle qenka kjo rruspia"...sic thoshte sh. Enver.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Një i sipathisur pas teje zonjë!

                  Zonjë e dashur, përpiqu siç ke bërë deri më tani dhe shiko nga anon kandari për të kërcyer andej nga siguron mandatin e ardhshëm për deputete, të tjerat nuk ka ç'të duhen. Dhe butë, sa më butë, për t'a patur mirë me të gjithë. Nuk ka zgjidhje më të mirë për rehat se deputet në opozitë. Bëj ndonjë status si ky, dhe mos harro ti buzëqeshësh doktorit të zëmrave tuaja. Tani mirë do të ish ti thoje se edhe kush kërkon largimin e tij, kjo do të siguronte pa mëdyshje mandatin e ardhshëm. Megjithëse herën tjetër mandatet do të vijnë dukshëm duke u reduktuar, (kjo për faktin se budallenjtë po vijnë duke u rrallti shiko që të luftosh për të qënë në tre të parat nga gratë, se një pozicion pas të tretit nuk mund të thuash se është i sigurtë. Dhe kërko falje siç bënë në këtë rast, s'ka të keqe kjo, përkundrazi, demokratët dallohen për të falur në çdo drejtim, vetëm po i dole kundër doktorit ata s'të falin. Por ti shyqyr, nuk je budallaçkë ti dalësh kundër, për këtë nuk t'a kam frikën. Dhe mbylle gojën, nuk është se na ka gjetur diçka e pangjarë më parë, doktori tani na ka kalitur për t'a kthyer dhimbjen në forcë. Të mendojmë pozitivisht, sikur në 2025 do kurorëzojnë doktorin kryeministër, diçka që, ti e kupton, do bëhet realitet pa tjetër! Apo jo?

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tani

                    Nafija e Tirones , dybekun e tund me Tropjane. I mbarrove pallatet tek Sport klub Parizani. Suksese ne jete.... Nafije e Tabakhoes... !

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje