Bamir Topi: Qëndrimi i akullt i Berishës, shenjë e keqe. Sot opozita nuk ekziston më

16 Maj 2023, 18:56Politika TEMA

Bamir Topi: Qëndrimi i akullt i Berishës, shenjë e keqe. Sot

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zgjedhjet e 14 majit.

Komentet Topi i bëri gjatë një interviste në News 24, ku ka komentuar zgjedhjet e 14 majit dhe rezultatet e tyre.

Topi tha se qëndrimi i Berishës pas humbjes së opozitës ishte një shenjë e keqe dhe sipas tij, nëse nuk reflektohet, rezultati i zgjedhjeve të ardhshme do të jetë i njëjti.

Ai shtoi se fushata për zgjedhjet vendore ka qenë e dominuar nga liderët politike.

“Gjithçka ishte e paralajmëruar por kurrsesi në këto përmasa. Pavarësisht raporteve politike e përcolla me dhimbje të gjithën, sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu.

Gjendja është e zymtë. Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale.

Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë.

Vijojnë më retorikat, mi vodhën, retorikë e ezauruar. Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë.

Rezultati ishte kudo i tillë, këta njerëz nuk analizojnë, nuk reflektojnë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe.

Këto janë pjesë e infrastrukturës. Substanca është si ka qenë sjellja politike dhe situata brenda një partie të përçarë. Historia fillimisht është politike dhe pastaj infrastruktura. Fushata sipas meje nuk lidhej me qëllimin e një fushate administrative, ishte një fushatë politike ku krerët e partive monopolizuan dhe nuk lanë hapësirë për kandidatët. Nga ana e mazhorancës një fushatë jashtëzakonisht vulgare.

Përsëritet historia ku njerëzit që kanë përgjegjësi nuk ofrojnë asgjë.

Statusi non grata i Berishës ka ndikuar në rezultat, sepse së pari ndikoi në përçarjen e PD.

Berisha për të qëndruar në lojë u bashkua me partinë e zotit Meta. E shoh këtë me atë që kryeministri tha sot, që i doli së brendshmi.

Falenderoi votuesit e djathtë që nuk shkuan të votonin. Ai urdhëron strukturat të bëjnë analizat për rezultatin. Kjo paralajmëron çdo ndodhë në zgjedhjet e ardhme.

PS vijon të jetë në organizim. Kampi i majtë është i update-uar. Dorëheqja është akt civil i përgjegjësisë së lartë individuale, duhet të jetë rezultat i reflektimit të tij. Nëse këta njerëz që e sollën situatën deri këtu nuk reflektojnë, rezultati i ardhshëm është i paralajmëruar.

Historia e një marrëdhënie politike është e shtrirë në vite. Sëmundja që ka karakterizuar PD dhe lidershipin ka qenë tendenca krijo konflikt dhe elimino, por vjen një ditë që gjithë këto resurse, apo tronditet një marrëdhënie besimi, atëherë vjen një ditë që të gjitha këto të kthehen pas. 

Ky vend po rrëshqet në mënyrë të pakuptueshme në mungesë të opozitës. Ndonjëherë më mirë të ‘mos ketë një opozitë’ se të kesh një opozitë të tillë. Pra nëse këto faktorë negative do të vazhdojnë të qëndrojnë, atëherë kjo sëmundje do të vazhdojë. Politikanët e formuar, njerëzit shtetar dinë të projektojnë gjëra të mëdha, këta nuk luajnë as me porta të vogla.

E vlerësoj rolin e zotit Roland Bejko. Ai doli dhe mbajti flamurin e asaj partie rreth të cilës janë edhe disa që tentojnë t’i marrin rolin. Ka qenë një tension i qëndrueshëm i zotit Rama për të hyrë në Shkodër. Ajo vëmendje sipas meje që ka qenë për Vlorën, të jeni të sigurt që do të shkojë për Shkodrën dhe të jeni të sigurt që i bën mirë. 

Ata nuk lëvizin, nuk reflektojnë dhe asnjëherë nuk më ka përkuar inteligjenca e Shkodrën me një qëndrim për t’i dhënë votën atyre që nuk e kanë respektuar. Por Rama këtë do ta përdorë për ta kthyer Shkodrën në një epiqendër politike të veriut për shtrirë dominimin atje dhe e djathta duhet të dijë të mësojë. Politika projektohet në dekada.

Politikanë intelektualë mund të shkojnë edhe 10-15 vite, ai për vete dhe për formacionin e tij, po mendon gjatë. Ndaj them se sa nuk është vonë të djathtët duhet të dalin nga izolimi i tyre. Nëse nuk realizohet një organizmin brenda 6 mujorit të parë të jeni të sigurt se zgjedhjet që vijnë do të jenë asgjësuese për të djathtën. 

Ka një paradoks të fuqishëm, kur dikush e shtrin pushtetin dhe nuk është thjesht politik, është pushteti që ka mbi çdo strukturë të jetës, por ka edhe një paradoks tjetër, në historitë gjysmë të zhvilluar ka një paradoks që vjen me ato lëvizje që i kemi parë. Shqipëria duhet të dijë të ndërtojë gjëra në mënyrë graduale dhe sot më shumë se çdo gjë tjetër ka nevojë të riorganizojë të djathtën, dhe jo mbi ato njerëz që i lanë pronarët pa toka”, është shprehur Topi.

17 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Sot PDse i duhen burra te ndershem dhe trima, qe ta nxjerrin me shqelma Saliun nga selia e PD. Po nuk e bene keto 2-3 dite, i hengri nje nga nje, dhe kjo pune keshtu do vazhdoje. Mendoj qe ka akoma te tille ne PD.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tanguli

      Thene kjo Pili Lala “behet shume e besueshme”

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhezo Smokthina

      O Zot sa shumë fjalë! Nuk më thua o Bamkë Qylollari, përse i duhet pushteti Berishës, kur Edi ja siguron të gjitha çfarë t'i dojë bytha? Më fal që përdora fjalën 'bythë', por e bëra "nga ana substanciale, në retrospektivë me analizat e aktorëve relevant", po të shprehesha sipas mënyrës tënde, një mënyrë aq delikate dhe e stërholluar, e cila si konkluzion përfundimtar të çanë bythën

      Përgjigjjuni
      1. A
        Avatar 2

        ????????????????????????????????????????

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tironsi i Vjetër

        Topi, je shumë vonë me konkluzionet e tua ndaj Berishës. Ty të pëlqeu oferta e Berishës dhe i bëre amin. Ju të gjithë që i keni sherbyer Sali Berishës jeni fajtoirë për rrënimin e PD-së. Ishit burra, të paktën nga mosha, jo fëmijë.

        Përgjigjjuni
        1. E
          EMIGRANTI

          Shko pirdhu per opionet qe jep,i paté ne dore dhe bere nje mut. Sa per pronat ti te tuat i more.BASTARD

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patriot

            Cilet grupe shoqerore nenkupton ti te djathte? Ato qe vertete krijuan dhe mbeshtet te djathten, ju e dhe shoket e tuaje e tradhetuat per interesa personale. Kjo renie nuk qe e menjehershshe por pak e nga pak ne cdo zghedhje. Si mund ta quash PD te djathte kur ka 2 dekada qe Ben kualicion me Meten??

            Përgjigjjuni
            1. G
              Grey

              Z.Bamir te vleresoj ne komentet qe bene. Sigurisht duke pare motivimin, me duhet te theme se eshte koha qe njerzit e zakonshem ti kthejme reston SB dhe IMS. Dikur te quajti " horr bulevardi". E sot cfare eshte ky dhe "miku I tij spiun" . Thjeshte Horra te demokracise", " horra kryeministrie" , " horra presidence". Kane nje jete te tere qe vjedhin , korruptojne, perdorin dosje , intrigojne familjarishte, duke na bere ne njerezit e zakonshem per budallenje! Nuk kane kuptuar kurre se gjeja me veshtire ne kete jete apo bote per sa jeton eshte te realizohesh si njeri i zakoshem me virtue dha dashuri per qenjet njerezore qe te rrethojne! Sepse qenjet njerezore jane mrekullia dhe mrekullia e ketij planeti qe quhet Toke. Lum ai qe e kupton!

              Përgjigjjuni
              1. D
                DRENICA E KUQE

                Sali Fazlliçi ka mbet’ si gomari n’balte! I ka ngul kembe e krye ne karrike pushteti dhe s’luan vendit... Po, ketu po ju tregojme nje ndodhi ne ish-Jugosllavi, qe tregon se Berish Bishes i duhet nje shqiptar si Xhemail Bijediçi i Bosnjes... Ishin nisur ne nje takim partiak e shteteror Tito, Kardeli e Bijediçi dhe gjate udhetimit, rrugen ua kishte zene nje gomar... Tito i urdheron dy te tjeret qe ta largojne gomarin prej rruges! Ata i thone se me sipas gradave te takon ty ta largosh gomarin nga rruga! Shkon Tito e gomari nuk luan vendit, si Saliu keto 30 jete! Pas tij, sipas radhes, shkon Kardeli. Po, prape, gomari nuk levize dot vendit. Pasi nuk leviz fare gomari, i vjen radha te shkoje Bijediçi... I flet diçka ne vesh dhe iken gomari me te katra!... Kur kthehet ne makine, Tito e Kardeli e pyesin: Çka i the gomarit qe na e liroi rrugen?... I thashe, thote Bjediçi: O lirona rrugen, o keta dy shoket e mi e kane vendose me te shti ne parti!... Edhe ne shqiptaret duhet ta gjejme nje Bijediç, qe te na e liroi rrugen Sali Gamari i Viçidolit me shoket e tij gamare te Prishtines... DRENICA E KUQE

                Përgjigjjuni
                1. T
                  The truth

                  Po pse mo Bamke. Berisha nuk konkuroi per PD. Ate nuk e voton populli se eshte nongrata dhe antiamerikan. Po ti o Bamke, Alibasha, Land amerikani pse nuk u votuan shqiptaret. Po, Berisha nuk largohet, juve nese pretendoni se jeni me te miret fitoni. Mos enderroni te largohet Berisha dhe ta merrni ju opoziten par tu pasuruar ne opozite.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqiptar tirone

                    Komentuesi "Patriot" e thekson me se miri se e djathta nuk ekziston. Bamir Topi pretendon se eshte i djathte se ka origjine tiranase. Edhe per tokat je kujtuar "shume heret". Keto thirrje qe ben ti jane shume "patetike" dhe nuk kane asnje vlere reale. Nje nga ata qe ngriti ne piedestal mafien shqiptare je edhe ti, "zotni i nerum ( i nderuar)"! Ne shtator te vitit 1995 kam degjuar nga nje PD-ist shprehjen "... ne fund te fundit, korrupsioni eshte zhvillim!?" Per te ndertuar mje grataçiel duhen vite dhe shume mund; per ta shkaterruar merr vetem disa dite; kurse per ta rindertuar do te duhet nje kohe teper e gjate, sepse do te fillosh qe nga pastrimet e mbeturinave. Dhe kjo ka nje kosto teper te larte, jo vetem ne vlera materiale!

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Ha mo Bamke !

                      Je dhe pake Frikacak ! Behu pake Trim dhe bjeri drejte dhe mos ke frike nga ky Kryekrimineli se te ha mune...

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Ha mo Bamke !

                        Je dhe pake Frikacak ! Behu pake Trim dhe bjeri drejte dhe mos ke frike nga ky Kryekrimineli se te ha mune...

                        Përgjigjjuni
                        1. j
                          jozi

                          O Bamir palla. Berisha në radhë të parë nuk është njeri pa le pastaj intelegjent.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Per Jozin Inteligjent. !

                            Jozi kursin 6 Mujore e mbarove tek Plehpat ne Durres. ! Se Bamka mbaroi per te Vizituar Macokun e Florririt te Kerrabes Ilirin..

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Per Jozin Inteligjent. !

                              Jozi kursin 6 Mujore e mbarove tek Plehpat ne Durres. ! Se Bamka mbaroi per te Vizituar Macokun e Florririt te Kerrabes Ilirin..

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Per Jozin Inteligjent. !

                                Jozi kursin 6 Mujore e mbarove tek Plehpat ne Durres. ! Se Bamka mbaroi per te Vizituar Macokun e Florririt te Kerrabes Ilirin..

                                Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje