“Kampionët socialistë” - Kush janë 10 kryebashkiakët më të votuar

16 Maj 2023, 17:40Politika TEMA

“Kampionët socialistë” - Kush janë 10

Brenda fitores masive të socialistëve në këto zgjedhje, disa prej kandidatëve kanë shënuar rekorde elektorale.

I pari është kryebashkiaku Veliaj, i cili në garën për mandatin e tretë arriti një diferencë votash me gati 58 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi. Ky avantazh është sa e gjithë popullsia e Gjirokastrës.

Rekordi tjetër që ka për tu mbajtur mend gjatë në historinë e zgjedhjeve dhe te politikes është fitorja me 60 përqind e Benet Becit në Shkodër, bashkinë ku të majtët nuk kishin fituar asnjëherë në 30 vite.

Kryesocialisti Edi Rama ka pagëzuar dhe kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin si njeriun e fitoreve publicitare. Një të tillë ka realizuar edhe në 14 maj, duke u renditur si kandidati më i votuar socialist me 82.67 %.

I dyti në këtë listë renditet kreu i bashkisë Dropull Dhimitraq Toli me 81.25 %, pasuar nga Adriatik Zotkaj në Poliçan dhe Alma Hoxha në Përmet.

Në konkurrimin e tij të parë politik Maringlen Disha me fitoren e Librazhdit, 74.45% është futur në listën e ‘Top 10’ më të votuarëve pasuar nga Blerim Shera në Vorë dhe Andis Salla në Cërrik.

Pasi la kostumin e diplomatit, edhe Ermal Dredha në Vlorë arriti fitoren me 70.55% duke u renditur i teti në Top Listën e më të votuarëve socialistë.

Flamur Golemi në Gjirokastër dhe Fation Duro në Patos, gjithashtu renditen në top 10 më të votuarit. Megjithëse konsiderohet si kryeqyteti i socialistëve, Armando Subashi nuk mundi të jetë në 10-tshen e kandidatëve më të votuar.

TOP 10 kandidatët socialistë  më të votuar:

1. Tepelenë - Tërmet Peci 82.67%

2. Dropull - Dhimitraq Toli 81.25 %

3. Poliçan - Adriatik Zotkaj 78.87%

4. Përmet - Alma Hoxha 76.78%

5. Librazhd - Maringlen Disha 74.45%

6. Vorë - Blerim Shera 73.52%

7. Cërrik - Andis Salla 71.19 %

8. Vlorë - Ermal Dredha 70.55 %

9. Gjirokastër - Flamur Golemi 70.52 %

10. Patos - Fation Duro 69.97%

4 Komente

  1. 6
    600 vjet nuk u poqe , o shqiptar o ...............

    Armando Subashi eshte nr 1 , sa ti mbledhesh keta 10 bashke.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skemi pare gje akoma

      Jo jo!!! Nuk eshte mire! Ka shume pune per te bere qe te arrihet ne nivelet legjendare te shokut enver 99.99%!!! Shoku Kryeminjster duhet te mobilizohet! Rrofte diktatura !

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha Mavlani

        Cerriku edhe kto zgjedhje tregoi qytetari dhe solidaritet. Jo I majte , Jo I djathte. Cerriku voton Njeriun. Andis Salla e meriton Fitoren. Urime dhe Suksese.

        Përgjigjjuni
        1. a
          accidentally_genius

          vazhdoni pidh motre , mos hani mut ,, e vodhet ,, u kenaqet!!! bete votime moniste ,, me nje opozite, pa vule , pa para, pa hapesire televizive...!!! jepini drejtim tani ,, bejeni... vetem mos u ankoni , se jua ka fajin opozita qe behet 1 km rruge me 30 milion euro... mos u ankoni per spital, per sherbime publike ,, i pafshi hajrin pusht-tetit te vjedhur

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje