Shifrat e Tiranës dhe Shkodrës, ulërima që rrëzon alibitë e Berishës

16 Maj 2023, 19:06Politika TEMA

Shifrat e Tiranës dhe Shkodrës, ulërima që rrëzon

Nga Ylli Pata

Kontestimi i makinerive elektronike në Kamëz, Vorë e Elbasan nga Sali Berisha, nuk u ndal edhe para hapjes së kutive.

Të cilat nuk kishin lidhje me elektronikën dhe pasqyrojnë votë më votë, atë që kanë hedhur qytetarët në kuti.

E pikërisht ky realitet që ka dalë nga kutitë e votimit është pasqyra më e qartë e rrëzimit të alibisë pa bazë të Sali Berishës, i cili deklaroi se një sistem kriminal ka manipuluar vullnetin e zgjedhësve.

Por vetëm nëse shikon shifrat e Shkodrës dhe Tiranës, kjo alibi e nxjerrë brenda disa orëve pa u argumentuar, rrëzon këtë kështjellë rëre.

Të marrim Shkodrën. Benet Beci ka arritur një fitore në të 11 njësitë administrative të bashkisë. Të gjitha me një diferencë të theksuar, e cila natyrisht ka vlerën më të madhe në qytetin e Shkodrës, aty ku ka pasur edhe kështjellën politike Partia Demokratike për 33 vjet dhe ku është numri më i madh i votuesve. Kjo gjeografi votash e Benet Beçit është një fenomen shumë i rrallë që nuk e ka pasur asnjë kandidat historikisht në Shkodër. Pra një fitore lineare, që lexohet lehtësisht. Ndërkaq, thjesht për t’ju referuar zgjedhjeve të kaluara ku ka pasur garë, prat ë vitit 2015. 

Kandidatja Socialiste Keti Bazhdari arriti të marrë 28 mijë vota, që është rezultati më i mirë deri më 14 maj i PS-së. Voltana Ademi nga ana tjetër mori 38 mijë vota. Ndërkaq, sot Benet Beçi ka marrë 34 mijë e 531 ndërsa Bardh Spahia, 22 e 804. Pra PD-së i mungojnë 16 mijë vota, pra 1 deputet e gjysëm, ndërsa PS-së i janë shtuar 6 mijë, pra gjysëm deputeti. Janë shifra të mëdha që për këdo që e njeh sadopak politikën e kupton se nuk ka lidhje me devijim, por me një realitet të qartë si drita e diellit. Kush nuk e pranon, thjesht nuk do, pasi ai realitet është shkoqur dhe i lexueshëm.

Pra Benet Beci ka marrë më shumë se 6 mijë votues potencialë demokratë, ose nga ata që nuk kanë votuar më 2015. Kurse Berishës i kanë firuar 16 mijë votues.

Ndërkaq bashkia Tiranë është një dëshmi më ulëritëse. Janë 60 mijë vota diferencë e Erion Veliajt ndaj Belind Këlliçit. Shifër, që asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e zgjedhjeve vendore në kryeqytet. Një shifër e frikshme që bën 6 deputetë në zgjedhje parlamentare. Në Tiranë, ka gjithashtu një gjeografi votash lineare, e që tregon se Erion Veliaj ka marrë shumë më tepër vota se Partia Socialiste në këshillin bashkiak.

Janë shifra që për çdo person që nuk ka votuar për Veliajn, së paku të kërkojë pse ka ndodhur. Janë devijuar 60 mijë vota? Si mund të ndodhë? Nuk ka asnjë logjikë, që mund ta mendojë se futen në xhep nga një “regjim” një numër kaq i frikshëm. Sepse në thelb, ka pasur vota kundër Veliajt, që janë thënë për Belind Këlliçin, Roland Bejkon, Arlind Qorin, Lajla Pernaskën apo Marko Dajtin.

Ka pasur vullnet politik kundër, por ky vullnet është shumë pakicë. Janë shifra ulëritëse, që mesazhin e kanë të qartë: njerëzit nuk duan që pluralizmin ta përfaqësojë Sali Berisha e Ilir Meta. Nuk e shohin si alternativë, por vetëm si rudiment. Për të mos thënë mbetje, pasi ka shumë që kanë votuar për dyshen që nuk ka lidhje me alternativën. Ka dashur ta mbajë me zor. Por njerëzit kanë votuar. Nuk njohin votën ? Cili është sistemi i tyre alternativ përpos votës?

Vota thotë troç se është kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës, e kjo lexohet krejt qartësisht nga kushdo që e ka lirinë e mendimit të thotë. Por numrat, janë dëshmia më ulëritëse e një përgjigje politike. Mosnjohja dhe realitivizimi i numrave është thjesht injorim i realitetit.

6 Komente

  1. F
    Fatmir Lohja

    Misnjohja e humbjes nuk vjen se nuk shihet realuteti cullak.Ajo vjen nga misnjohja e pergjesive oer humbjen.Deputet demokrate tere e kerkojne pergjegjesine te tjetri.Ky koncept ka te beje me miralin e individit,pra jo me faktet konkrete.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vajmedet

      Qe te mos hallakatemi ne numerime patash e rosash eshte mire te pranohet se votat e Tom Doshit i sollen fitoren PS.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agimi

        O vajmedet je bere per medet-hallit

        Përgjigjjuni
        1. p
          per medet

          60 mije vota ne tirane jane te doshit? ke pak logjike?

          Përgjigjjuni
        2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Pse lodheni kot, ai e di më mirë se ju, por formimi i tij politik, nuk pranon asgjë. Mos prisni më, çfarë thotë Berisha. Vazhdoni ta injoroni.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

            Pate dole loqe komplet me kete analize. Ne Tirane ne vitin 2019 kur nuk kishte asnje kandidat nga opozita Erion Vemja mori 152 000 vota, ndersa me 2023 mori 158 000 vota, pra vetem 6000 vota me shume. E di sa eshte ky nr ? Eshte vetem 18 % e votuesve ne Tirane. Po ti heqesh ketij numri socialdemokratin Dom Doshi ky nr, pra votuesit e Erion mashtruesit jane vetem punonjesit ne shtet bashke me familjaret e tyre.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje