Të keqen e medias së Koresë së Veriut: Portali i familjes Berisha sa nuk thërret “Fitore”

17 Maj 2023, 11:50Politika TEMA

Të keqen e medias së Koresë së Veriut: Portali i familjes

Jo se pritej ndonjë reflektim nga Sali Berisha dhe militantët që e ndjekin verbërisht, por qendrimet dhe reagimet e tyre pas humbjes dramatike të 14 majit janë në kufijtë e marrëzisë, përveçse qesharake.

Fjala vjen, portali i familjes Berisha ka botuar një editorial, sikur Berisha ka fituar, jo ka humbur, siç bënin mediat në Korene e Veriut, kur vendi i tyre luante në Botëror përballë Brazilit, dhe ato jepnin lajme sikur Kombëtarja e tyre kishte fituar, ndërkohë që kishte humbur.

Në të shkruhet se 14 maji shënon nisjen e rrëzimit të diktaturës së dytë dhe Sali Berisha do të mundë edhe bijtë, njësoj siç mundi etërit.

“E kemi vënë re të gjithë që në të gjithë Shqipërinë dukej se kandidat në çdo bashki për rilindjen ishte Edi Rama dhe tallavaja e tij.

Por përveç lojës për të tërhequr votuesit dhe për ti çoroditur ata, një personalizim i tillë i fushatës nga rilindja, në thelb kishte frikën e madhe të Edi Ramës nga opozita reale e Sali Berishës. Kjo është ana tjetër e “monedhës”.

Tani nuk ka më përballë një opozitë që e menaxhonte vetë dhe nuk ka përballë sahanlëpirësit Alibasha, që edhe pse të mohuar nga demokratët për pazaret e tyre ishin akoma prezent me ndonjë kandidat që ta çonin deri në fund misionin e tyre për shkatërrimin dhe shitjen e opozitës. Pazari duhej të përmbyllej. Aty ku nuk kishin kandidat, Alibashët punuan fort kundër demokratëve të vërtetë. Rasti i Shkodrës, Fierit, Elbasanit, Kukësit apo Durrësit e tregon qartë këtë.

Pra, Edi Rama ka angazhuar gjithçka që fitorja të ishte sa më e thellë. Ka frikën reale të humbasë pushtetin dhe më këtë, ai dhe soji i tij perceptojnë humbjen e gjithçkaje. Pastaj e kuptojnë se vjen hetimi ligjor i mashtrimeve dhe vjedhjeve qe i janë bërë këtij vendi gjatë qeverisjes lokale dhe qendrore të rilindjes.

Edhe pse opozita nuk mori shumicën, 14 maji shënon rikthim real të saj në skenë. Kjo do shënojë ndalimin e abuzimeve në këshillat bashkiakë nga ushtarët e Edi Ramës.

Askush më mirë se kreu i rilindjes nuk e di se çfarëdo që të jetë rezultati në këto zgjedhje është një disfatë për të dhe janë paralajmërim për zgjedhje parlamentare të parakohshme”, thuhet në shkrim.

Pra sipas editorialit të portalit të familjes Berisha, Rama ka pësuar disfatë.

“Edi Rama nuk e duron dot votën e lirë. Asnjë komunist nuk e duron dot votën e lirë. Dhe kjo është faktike. Por qytetarët e kanë kuptuar tashmë lojën. Edhe opozitarët që u shiten rregullisht në çdo zgjedhje nga Basha, tani janë rikthyer në lojë dhe shumë fort. I janë bashkuar opozitës së vërtetë.

Prandaj zgjedhjet e 14 majit i çuan një mesazh të qartë Edi Ramës që Shqipëria nuk është pronë private e tij por është e shqiptarëve. Edhe pse në Elbasan, Vorë dhe Kamëz kishte në dorë edhe çelësin edhe portën dhe e bëri siç deshi.

Dhe unë mendoj se 14 maji do të shënojë nisjen e vërtetë të rrëzimit të diktaturës së re instaluar në vend. Dhe kështu si unë besoj mendojnë edhe shumica e atyre qe e duan Shqipërinë në Evropë dhe jo mbetur me çantë në krah rrugëve të botës...

Dhe kjo detyrë e vështirë por jo e pamundur i ka rënë sërish përsipër Sali Berishës. Pra ai duhet të mposhtë edhe diktaturën e dytë, atë të bijve të etërve që ua shembi regjimin në vitet ‘90. Dhe kjo, vërtet, ka nisur seriozisht me 14 maj.

Askush nuk mund të bëjë me mirë dhe më shpejt se ai. Edhe për shkak të eksperiencës por edhe për shkak të karizmës së tij politike dhe besimit të pakufishëm që kanë njerëzit tek ai, e ai tek liria si virtyt.

Prandaj 14 maji ishte kaq i rëndësishëm”, përfundon shkrimi.

Tani le të presim fitoren!

21 Komente

  1. N
    Noci

    E gjitha kjo zhurme behet qe Berishes mos t'i kerkoje kush te largohet se te thuash jemi afer fitores kur per here te pare humb aShkodren me 10000 vota ,Kukesi me 2000 vota ,Tropojën ,Lezhen ,Laçin,Dibren pra gati gjithe veriun se nuk po permend Kamzen ,Voren e me poshte ku u shpartalluan.Thone komunistet nuk e duan voten e more.Numrojini komunistet ne dy Partitë dhe PD do krenohet se ka shumicen e tyre duke filluar me kryetarin.Megjithate keni nje te mire se ngopeni me pak se tani u mesuat

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Saliu humbi veriun edhe se bëri thirrjen "paraaa maloke" mos ja jepni votën ramës dhe ata ju përgjigjën "malok je ti. Ne nuk jemi malokë, jemi qytetarë të shqipërisë". Shkurt nuk janë kope siç tha gruaja më e urryer në Shqipëri.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lloji

      Fix duket sikur shkrimi eshte “vjedh” nga Koreja e Veriut????

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasiani

        Kur ka Qimin gazetkar , një çoban dhish me mjekër që di vetëm elozhe për Salën , nuk ke se çfar tëpresëdh tjetër prej tij . Sala ka pjedhur mendme kohë dhe pret këshillën e Qimit.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nul Moka

        Kur një prift po bënte sex me një femër, asaj gjatë sexit i shpëtoi një p.rdhë............... . Dhe pak e turpëruar e pak me mburrje i tha priftit........... : - Uratë, ti pord.a k.qet. Më fal........ .... Dhe urata ju përgjegj : - Kështu m'i pj.rdhshin edhe shoqet e tua moj bijë e perëndisë............................................. . Dhe ne i themi Pim Qekës: - Kështu ta mundësh Ramën në të gjitha zgjedhjet deri në vitin 2050.

        Përgjigjjuni
        1. U
          USA

          Rama jua rasi deri në grykë ,aty mbajeni edhe atë edhe rrumpallën.Ate do Rama,sa te keni matufin thellë e më thellë e keni.Hahahaha

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatmir Lohja

            Bukur Katundari i filoqylit kerkon doreheqjen familjare te gjyshit!?Kero medja ne sherbim te gjyshit i kekon falas,pse ka pire vere me sulltan piktorin!?

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gota

              O Fatmir, shko ne shkolle bej te pakten klasen e pare ore anal fabet!

              Përgjigjjuni
            2. T
              Teute e Modhe

              Keta jane si ai mesuesi te filmi "Parrullat" qe thonte: Dua parrulle me Vietnam:) kishte ngel staku qyqi:)...Keta jane delet e PD-se Sales. Se shpejti do I ikin dhe delet nje nga nje dhe ne fund do ngeli vetem bariu me krrabe ne dore...

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hypesi I cmendur

                sa te kete kavajen dhe memaliaj salihi gerdeci ka fituar 98 %, lavdi marksisem stalinizmit

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hypesi I cmendur

                  sa te kete kavajen dhe memaliaj salihi gerdeci ka fituar 98 %, lavdi marksisem stalinizmit

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beni

                    Me Agim Neshon aleatin me te ngushte dhe Andi Bushatin mbeshtetesin me te zellshem Sali Berisha do rrezoje bijte e komunizmit … Une per vete e besoj, shpresoj ta besojne edhe te gjithe ish te persekutuarit qe familja nga vine keta dy demokrate Andi

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kokrra e Mashtruesit

                      Me Salien fitojne te gjithe pervec shqiptareve!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Philadelphia

                        kopeja e malokeve qe i rrine verdalle Salihut jane jo vetem qesharake po dhe te peshtire

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          altin

                          "siç bënin mediat në Korene e Veriut, kur vendi i tyre luante në Botëror përballë Brazilit, dhe ato jepnin lajme sikur Kombëtarja e tyre kishte fituar, ndërkohë që kishte humbur." Fakenews dhe ju qifte cim peka me karlo bolinon dhe meron

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tradita

                            Ha... ha Saliu ka 500000 vota i vetem pa numrues, pa komisionere, pa logo. Le te dale Rama, pa logo te PS pa numrues dhe pa nje oligarke te njohur, dhe pastaj flisni

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              T

                              Rrace idjote .bastarde .

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vjosa e eger

                                Mor ti qyp tradite, Rama ka parti, eshte ne krye te qeveris, ka vule dhe emer, e ti thua: le te katandiset edhe ai si berisha , qe i ka humbur vula dhe emri e pastaje te maten bashke. Po jo mor malukat kjo smund te ndodhe kurre, per aresye se Rama ka mend ne koke, ka vizion dhe punon i perkushtuar per ta cuar gjithemone perpara kete vend, prandaje edhe votohet masivishte, ndersa berisha eshte e keqia e ketije vendi dhe sikurse erdhi me uren e zjarrit ne dore e dogji e shkaterroi gjithecka te mire qe ishte arritur me djersen e mundin e ketije populli , ashtu edhe po e largojne shqipetaret si nje makth e gje te lige.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dhëmbeli

                                  Berisha fitoi . Ai nuk ka hallin e Demokratëve e të Partisë Demokratike , por ka hallin e vetë dhe të familjes . Me BF-në , fshehu mbështetësit. Tani i tha Amerikës ; Ja , e shikoni që unë kam mbështetes ?! Kam 500 000 mbeshtetës , e nuk ju pyes fare. Për këtë luftoi dhe tani i erdhi radha të trimërohet . Mos e qortoni ! … nuk ka faj!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    am

                                    Kush i shkruan këto artikujt për Saliun ? Na nxori mallin e shokut Enver. Shkëmb vigan e qëndrestar, i paparë luftëtar guximtar , shpartallor antitradhëtor , jo piktor por doktor kaçator. Armiku kriminel frikacak dobësor dredharak . Populli emigrant me çantë në dorë. Doktori vigan liberator. O të hengërt mortja ty, mjekrrën tënde dhe prostatën e pronarit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nick

                                      Dakord 100%, rrini prisni se kush e di..ne në rregull jemi

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje