
Igli Cara ka pranuar humbjen në qytetin e Durrësit, e megjithatë ka pasur një sërë pakënaqësish mbi procesin, ku nuk i ka kursyer akuzat për kundërshtarët.
Në reagimin e tij të parë pasi u konfirmua se Emiriana Sako ka marrë besimin edhe për një mandat tjetër, Cara thotë se ky rezultat është ndikuar nga një sërë faktorësh të jashtëm, që shkojnë përtej vullnetit të qytetarëve.
Ai thotë se ky është një tregues se si vota e qytetarëve mund të tjetërsohet me qëllim që pushteti të jetë në dorën e një individi.
“Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje! Falënderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote!
Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike.
Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis.
Faleminderit me zemër”, tha Cara.
Cara mori 38.784 mijë vota, e ndërsa kundërshtarja e tij, Emiriana Sako 48.512.
Cara te distancohet nga Saliu. Ate te beje per familjen e madhe te demokratve. Te tjerat jan dengla qe cojn uj te Saliu
Or te mbaruar.Kurre nuk do beni prokopi po nuk e pate te verteten ne sy.Humbet se keta fituset kane bere puneeeee pike muhabeti.Pranojeni.Nqs thoni qe ju mund te beni ndonje gje me mire,atehere edhe mund te konsideroheni,por shanset i keni te pakta se keni dhene prova qe nuk dini dhe doni te beni asgje!Rama e mori Shqiperine si shtepite e kohes se enverit dhe e shtroi me pllaka,rregulloi banjen,nderroi dyer e dritare,e patinoi dhe tani eshte duke nderruar edhe mobiljet.Kush ju beson ju qe premtoni se do beni nga nje ashensor per cdo shtepi?!Skeni dhene asnje prove per kete!
E more Igli ,ju haroni çfar i keni bere ketij populli dhe Shqiperise ,por populli nuk haron ,leri denglat per tjetersim rezultati .beni dorheqie te gjithe ju kriminela qe vetem ye shani dini , Durresi ka ndryshuar nen drejtimin e PS ,kjo ju terbon fare juve hajdutet e pd -se prandaj flisni si kodra mbas bergut .Duresi do te behet si Dubai .
Cara e kompani duhet te distancohen fillimisht nga Saliu. Kjo duhet te jete kryefjala ne fjalimet e tyre, mbastaj fillojne e ndryshojne gjerat me ndryshimin e lidershipit. Sa kohe qe kane ate kermen ne krye e kane te kote te lodhen sa te duan. Njerezit votojne kryesisht kundra saliut e jo kandidateve. Nese vazhdojne te mos kuptojne se cila eshte aresyeja kryesore, me keq per ta.