
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi fajëson situatën e brendshme të opozitës për rezultatin në zgjedhjet e 14 majit.
Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’, Korreshi thotë se se u zhgënjyen por duhet të kthejnë gishtin nga vetja sepse nuk përcollën alternativë bindëse për vendin.
“Na ka favorizuar edhe situata në të cilën ndodhet opozita. Është më dobët se në vitin 2021. Në 2021 pavarësisht se kush e drejtonte, ishte e bashkuar. Këtë herë ishte e copëtuar dhe e demotivuar. Nuk e di nëse kishte elektorat që besonte”, tha Petro Koçi.
“U zhgënjyem. Kësaj radhe nuk kishte gare. Faktori kryesor është opozita, problematika jonë që kemi. Në Mallakastër po të ishin 2 kandidatët do e kishin fituar. Edhe në Roskovec mund të kishim fituar se gara ishte e ngushtë. Kisha pritshmëri edhe për vendet ku kishim punuar si në Divjakë, por pavarësisht cfarë bëjnë njerëzit poshtë, ndikon situata e PD lart.
Nuk kemi përcjellë alternativë bindëse për njerëzit. Nga 2021 e këtej kemi rënie në elektorat. Po të hysh në Lushnje, nuk ka asnjë demokrat prej 10 vitesh. Do i bëja ftesë Kocit, ju lutem na e shihni pak Lushnjen”, tha Saimir Korreshi.
Deputeti Korreshi bëri një koment edhe për situatën në Shkodër duke thënë demokratët nuk shiten. Sipas tij vetëm hallexhintë mund të shesin votën për një vend pune apo përkrahje sociale.
“Kanë ndikuar shumë problematikat e brendshme në Shkodër se janë hequr shumë kryetar të njësive që nuk na kanë mbështetur më 6 mars. Fajin duhet ta shohim te vetja se ka diçka që nuk shkon.
Demokratët bio nuk shiten ashtu siç nuk shiten socialistët real. Vetëm hallexhinjtë shiten me këmbim të një vendi pune, përkrahje sociale dhe lekë cash kur nuk kanë ku e gjejnë kokrrën e krypës.
Një demokrat real të merr lekë e s’të jep votën. Ne s’patëm kohë t’i përballeshim. Rama e fokusoi fushatën te situata jonë”, tha Korreshi.
E para here dhe i pari nga demokratet qe nga vitet 90 qe po flet drejt. Kurre nuk kam degjuar ndonje here me pare qe ndonje tjeter nga demokratet te flasin brenda llogjikes. Ata, te gjithe ndiqnin rrugen e Saliut duke folur kodra pas bregut dhe duke fajesuar dhe akuzuar kundershtarin per cdo gje. Ne te vertete ajo cka ndodhi ne PD ka qene katastrofike ne plan te pare, por po ta shikosh me drejtperdrejt ne sy eshte nje kthese per mbare se ata ( demokratet) kane filluar te kthjellohen dhe do te thellohen me tej ne anliza dhe duke e pare realitetin ne sy do te ndryshojne pak nga pak. Duke hequr dore nga shablloni i berishizmit, ata do te hyjne ne politike si nje parti serioze. Kjo eshte ne te mire te pluralizmit se do te kete gare reale ne politike dhe Shqiperiaa do te jete me e mire. Deri tani me Berishen, PD-ja pa frike mund te konsiderohej nje bande hajdute dhe vrasese e tipit nazist. Shpresoj qe njerez si ky me lart ta ndryshojne ate per fatin e mire te pluralizmit ne Shqiperi.