
A ka tradhëti në Labëri? Kjo duhej të ishte e të jetë tema kryesore e trajtimeve mediatike postzgjedhje, duke lënë në plan të dytë rezultatin e “pabesueshëm” të fitores së PS-së apo humbjes së “pabesueshme” të opozitës, me në plan të parë atë që ka ndodhur në Himarë.
Jo vetëm në emër të dimensionit atdhetar por dhe si çudi elektorale, Himara, pra fitorja e një eksponenti kontravers si Fredi Beleri aty, duhet të jetë kryefjala e kërkimeve gazetareske dhe e debateve mediatike gjithashtu.
Në Himarë ka ndodhur diçka tejet e rëndë, e pamundur sipas skemës së zgjedhur në ndarjen territoriale të vitit 2015-ës, ku shkrirja e Bregut me “Labërinë patriotike”, Lumin e Vlorës, nuk do lejonte kurrë që në Himarë të vinte në krye ndonjë trazovaç nacionalist me flamur vorioepirot, siç dhe ka ardhur.
Ka ardhur një njeri i cili ende nuk dihet se çfarë profesioni ka, se ç’dhunti menaxhuese apo se cilën ka arritjen më të madhe në jetë, ku në mes të fushatës, e cila për vetë specifikën e të qënit lokale, nuk flet me terma teknikë apo menaxherialë, por hedh teza të frikshme nacionaliste erarëndë Vorioepir, duke treguar, në mediat e fqinjit, se nga kanë ardhur shqiptarët sipas tij, pa qenë as historian, e duke qenë mbi të gjitha njeriu me hijen e frikshme dhe të një vrasësi në masakrën e Peshkëpisë.
Pra, do ishte Labëria ajo që do pamundësonte që Himara të shndërrohej në një enklavë qëllimkeqe greke, për ta patur dhe Shqipëria “Veriun” e saj si në Kosovë, kjo në pjesën më perlë të bregdetit jonian me investimet më strategjike të turizmit shqiptar.
Dhe jo dy mijë e ca të ardhur nga Greqia, por 500 vota labe thuhet se kanë qenë ato të cilat kanë nxjerrë fitues Belerin namkeq; 500 vota të Dukatit, Vranishtit, Tërbaçit e Bolenës. E pohoi këtë dhe gazetari minoritar nga Gjirokastra, Panajot Barka, duke e patur si kartën kryesore në avokimin e Belerit, pra faktin se për të kanë votuar dhe shqiptarët. Dhe si shpjegim ende pa shumë thellim, jepet paraja e madhe e shpërndarë nga Belerizmi, por dhe të qënit pas dhe krah të tij të dyshes Berisha-Metaj. Për këtë dyshe, do mjaftonte kandidimi i Belerit nën siglën e tyre që jo vetëm mos kenë më vend në politikë, por që dhe në librat e historisë t’u rezervohet këndi i tradhëtisë kombëtare. Por nëse atyre edhe u shkon ajo që kanë bërë për shkak të paskrupulozitetit politik që i karakterizon, pikëpyetja me dhembje të madhe që mbetet është “tradhëtia” e mundshme labe në këtë rast. Eshtë e vështirë ta gëlltitësh këtë fakt për krahinën e mitit patriotik shqiptar, krahasueshmërisht me atë që në Drenicë shqiptarët t’i besojnë votën një serbi teksa ky dyshohet si për vrasës shqiptarësh e si për tezën se Kosova është Serbi.
Ja kjo ka ndodhur në Himarë, kjo ka ndodhur në Labëri, kjo duhet të jetë kryetema e paszgjedhjeve!
Turp e faqe e zeze. Turp turp turp per ne.
Po ti mor gazetar pleh ,qe vetem gazetar nuk je por nje nacionalsocialist i ndyre ose fashist islamik ,me cfare kurajo e deklaron doli nga kontrolli nga skema nga plani i bere me reformen teritoriale??!!Cfare jane keto mor palaco,doni ta mbani nen thunder popullin himariot?Po pse per bythen tuaj jane ato toka dhe pronat e mbrojtura per 5 shekuj me shpate dhe lufte heroike kunder Turqise?E vetmja zone qe i qendroi turkut dhe komunizmit dhe pretendon ti pronat dhe plazhet per ju?Ato jane per popullin himariot dhe bijte e atij vendi dhe jo per faren tuaj te keqe kriminele,drogaxhinj.Himariotet kane te drejten historike,ligjore fhe ate te Zotit sepse kane derdh gjak me turkun dhe Ali Pashen,Enver Hoxhen si dhe me keto me hienat e tjere tani .
Ti Goro shkon u merr ujin leberve qe nga burimet pa i perfillur dhe ja con me ujesjelles Himares dhe kucjoteve u tregon gishtin e Belos. Tani na u kerkoka patriotizmi para ujit!?
Sipas shkrimit i bie qe miti i patriotizmit lab paska vdekur.
Legen popull, ua fut Fredi me andartë Popull pa dinjitet, skuquni nga turpi o tradhetar te mallkuar!
Kush e ka shkrujt këtë artikull ?
Mire Berisha se nje cope shpellari eshte, qe e propozon Belerin, po greku mos ka ndenjur me duar ne xhepa ne jug? He-he, do ja shihni tymin!
Fitoi qerratai se i dhanë votën kurvëleshasit.
Himara duhet te shkeputet nga laberia ,,,,nuk shkon dhe as ka shkuar historikisht ,,,,labi dhe kauri kan qen te ndar me kohe,,,nuk kan histori te perbashket ,,,
Tradhtia ne Labëri qe edhe gjate Luftes II Boterore kur lebërit pranuan komandën e Dushan Mugoshes dhe Miladin Popoviçit e jugosllaveve te tjerë. Eshte mëkat qe nuk iu shkëputet atyre.
E para: Dukati fshati më i madh i Labërisë, si pjesë e bashkisë së Himarës, ishte i gjithi nacionalist (ballist). Për këtë, referojuni historisë së luftës II bot. në qarkun e Vlorës. E dyta: dhe ajo që pretendohet nga shovinistët grekë dhe grekofilët e krahinës, se Himara dominohet nga minoritet etnik grek, është nonsens historik. Himara ka qenë skaji më perëndimor i krahinës së madhe të Labërisë, ku me kohë aty, kryesisht në dy fshatra të saj, Himarë dhe Dhërmi, u formësua për shkaqe historike një popullsi bilinguistike shqip dhe greqisht. Historikisht në Himarë, nuk ka patur dhe nuk ka etnitet grek. Tashmë këto janë studiuar shkencërisht dhe çdo manovër tjetër është spekullim politik nga qarqet greke, në të cilën për interesa të ngushta kryesisht ekonomike apo më keq të shitur, ndihmohen nga spiromilot e vjetër dhe të rinj. Kështu të harxhosh kohë rreth këtij problemi të shpifur, është si të rrahësh ujë në havan. Zgjedhjet venë e vijnë. Aksidentet e llojit Beleri, për rrethana politike të momentit, janë të përkohshëm dhe si të tillë harrohen shpejt.
Duhet te informoheni me mire se kush dhe si kane votuar.Sa per dijeni,Dukati nuk eshte pjese e Bashkise te Himares por,e Bashkise Vlore.
Labet votuan per bejler terroristin sic priten talanet ne 39, shqiptari dhe labi per para japin shpirtin dhe po ra Laberia….Ajo cka eshte tragjike eshte camet e Fterres u lotuan nga gezimi kur fitoi bejleri,nje pasardhes i atyre qe u shkuan ne hell qante me lot gezimi se fitoi ne Himare nje krijese amorfe qe ka gjak shqiptaresh ne duart e tij.Dhe cfare eshte tragjike ky krimbi nga Fterra identifikohej si mysliman.Nuk eshte aspak cudi se edhe haxhi qamili ra ne ujdi me falangat kreteze qe dogjen Shqiperine e Jugut dhe te dy palet vrane shqiptaret, pa dallim nese ishin orthodoks apo te besimit islam.Historia perseritet po shqiptaret nuk vene mend.Per klasen politike shqiptare atdhe i tyre eshte katundi i madh i Tiranes dhe MPJ eshte nje fole ku PS mbledh pinjollet e kleptokrateve si fino dhe hajdaraga.A mund te kene atdhe brezi i dyte i nanove meteve berisheve finove hajdareve sheheve kur eterit e tyre jane peng i politikave anti shqiptareve dhe veseve.Shikoni cnodh ne Ukraine.Laberia per Shqiperine eshte si transcarpathia per Ukrainen.Ukraina ka nje Zaluzhni ndersa Shqiperia ka majko tankun e llogarive qipriote.tani dehuni me fitoren mavi skerkave Ndersa bejler beu vendosi spirancen e megalidhes ne zemer te Shqiperise.
Patriotet e kkkkk....nga Laberia e jugu jane shume arvanites ne Greqi per nga origjina e tyre....dhe jane bastardet me te poshter antishqiptare.....nuk me kujtohet kush nga historianet austriake ka shkrujatur.......po deshe te shikosh gjurmet e pushtuesve ne Shqiperi...shko ne jugun e saj sepse aty i gjene ato gjurme.....dhe eshte shume e vertete....ngadale ngadale por e sigurt shqiptaret e jugut po kthehen ne b..q...e Kombit....sepse te tille kane nga hera...nuk u bene sot me....Bejlerin apo me perpara me Bollanon.....
Frentis Mpeleris, aq veshtir e kan tje thone Beleri, por Mpeleris, qirjet .
Edhe sikur mos kishte bo gje fare ky Koketuli i Ashtuquajtur Grek,ky duhet te denohet,perndryshe Greket do na e rrasin sa krahu,sepse do shohin qe Shqiperia nuk ka shtet.Kalbeni ne Burg Vrasesin e Peshkepise qe te behet shembull per Kurvat Grekefolese ne Shqipni,qe buken e hane ne Shqipni por i sherbejne Greqise.Ky qe do te Helenizoje Himaren,Qyfyre:Jo me larg por ne Mal te Zi te shkosh,qe eshte sa 25 perqind e Shqipnise,po te thuash qe do Shqiptarezoj nje Fshat,Naten te zhdukin.Behu Shtet Shqipni,nje Byth Greku ka 30 vjet qe tall Karin me ne,sepse gjysma e Politikaneve jane te Blere.Ose Lironi Belerin,dhe Fusni ne Burg Sali Berishen dhe Ilir Meten si tradhtare te Atdheut,qe vune Vrasesin ne Listen e tyre.Nje nga te dyja,zgjidhni dhe merreni,pa gje mos na lini moj Drejtesia e Re.
Ka patur manipulim dua ta besoj une.
ANDUSH BUSHATI dhe LUBOVIÇI duhen pyetyr
Kush eshte ky qe shkruan brrockulla e ngateron Dukatin me fshatrat e tjere. Terbaçi e Bolena mbase kane dhene ndonje vote, Vranishti eshte shume veshtire, por sa per Dukatin, kurren e kurres.
Turp i paperceptueshëm…..!!!!
Macja dhe qeni duan me shume atë që e fërkon, që e ushqen, dhe që i mban me mire gjate jetës së tyre. Kjo është e gjitha. Kështu e katandisen vendin tonë këta politikane te këqij, hajdute, spiune, mashtrues, TRDHETARE që per lekë e pasuri kanë shitur vendin e tyre bashkë me popullin e varfër. Sot fjala patriotizëm është zëvendësuar me fjalën para dhe jete te lumtur pa derdhur djersë. Çfarë do mbjellësh do të korrësh.
Vetem nga labet nuk pritej kjo, se ata kan marshuar drejt himares per te mbrojt shqiperine, cudi e madhe....
Kandidimi I belerit ishte skandal nga dy bythqirat me te medhenj qe ka shqiperia sot saliu me meten , por fitorja e belerit I ka rrenjet me thelle sesa duket ne siperfaqe dhe ska te beje me laberine apo tradhtaret. Ka pasur keqqeverisje nga PS dhe korrupsion me pronat . Duhet pare me thelle kjo gje nga mediat.
Po a nuk eshte shqiptare fjala e urte “per parane shqiptari therr edhe djalin?!”
O idjot gazetar nuk tradhetuan leberit Por tradhetuan sali berisha dhe ilir meta Tradhetuan ata qelbesira qe e mbajn veten si himariot dhe marrin paga nga qeveria greke Sepse ju vu kushte o botoni per bejlerin o largohuni nga greqia dhe ju hiqen pensionet
Neser dalin kemishzinjte e Shaban Memise.
Ne fakt me shume gjasa ka ndodhe kjo, por ky qe ka bere shkrimin eshte nje njeri i ketij kriminelit sepse ne emrat qe ka permende ka fshehur te verteten dhe vetem fshatin qe i shiti votat nuk ka permende. Ne te asaj krahine i njohim mire...Turp qe votat u shiten ne fshatin e te madhit, kollosit te laberise Sali Vranishti.
Per Dukaqotet edhe e besoj, por per vranishtin e aq me teper per Terbaçin vdekjen e besoja por qe t’ja kene shitur shpirtin grekut? Jo kurrrrrë!!!!
Tradheti nga berishoviçi dhe metaj po ashtu edhe ato qe u shiten si te ishin prostituta
Kushdo qofsh qe ke bere kete pacavure, ta lerofte Kina rracen, nuk gjej forme tjeter per te te falenderuar!
Kjo tradheti e dyshes Berisha -Meta, mbyll ciklin e tyre , bene tradhetine e fundit ndaj Shqiptareve.
shume e hidhur
Fshataret e Lumit te vlores as nuk e kane idene se ç’eshte patriotizmi.. e shesin bythen per nje gote raki mare…
Po per Presheven,Bujanovcin ne Serbi apo Ulqinin ne Mal te Zi,kerceni perpjete pavaresisht qe i kane shqiptaret te gjithe te drejtat. Per Himaren beni marifete e bashkoni me Laberine matane maleve 2000 m,me gjysopingat!
Bravo e meritove pensionin greke
Gazetar,mos qëndro anonim,banorve të lumit të Vlorës u ngelshin lekët në fyt. Hera e parë që më vjen turp që jamë nga labëria.