
Partia Socialiste, ashtu si në pjesën më të madhe të vendit, e ka marrë edhe kontrollin e Këshillit Bashkiak në Krujë, ku ka arritur të fitojë 11 mandate.
Ndërkohë, koalicioni opozitar Bashkë Fitojmë është ndalur në pesë mandate.
Surprizë kanë paraqitur Partia e Gjelbër dhe Ardhmërija Shqiptare, të cilat kanë fituar ashtu si Agrarët nga tre ulëse në Kuvendin e Krujës.
Ndërsa, në shifra tepër të ulëta është Partia Demokratike, me vetëm dy vende në Këshill. Po kaq kanë edhe socialdemokratët.
Ndërsa, me nga një karrige këshilltarësh, janë Republikanët dhe Fryma e Re Demokratike.
Lini një Përgjigje