Bejko përplaset me gazetarin: Ju e krijuat Sali Berishën, e turpshme që mbështesni non gratën! Akti im është burrëror, qëndrova

18 Maj 2023, 09:02Politika TEMA

Bejko përplaset me gazetarin: Ju e krijuat Sali Berishën, e turpshme

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar një debat të nxehtë me gazetarin Arjon Sulo, teksa diskutonin për situatën ku ndodhet kjo forcë politike sot, pas humbjes së thellë në zgjedhje.

Bejko ka akuzuar gazetarin Sulo se së bashku me kolegë të tij kanë mbështetur Sali Berishën duke e rikthyer, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara e kanë “mundur”.

Sipas Bejkos, Berisha i shpallur non-grata nga SHBA, duhej të bojkotohej gjerësisht nga të gjitha qarqet, përfshi edhe ato mediatike.

“Është e turpshme që mbështesni non gratën, se ndikoni në opinionin publik. Akti im është burrëror që kam qëndruar.

Oligarkët e krimit paguajnë gazetarët që krijuan Sali Berishën. Se Sali Berisha u krijua në studio. E braktisën, ju qëndruat. Para Lulit ishte me Lulin, tani je me Berishën.

Sa herë të ketë probleme PD-ja aty do më ketë. Sali Berishën e mundën amerikanët nuk e mundëm ne. Tani ju mos e ktheni prapë”, deklaroi Bejko.

3 Komente

  1. N
    NYC

    Bravo Bejko Respect per ty. Ia perplase ne futyre puthadoreve te Salikes. Eni Cobani, Fevziu e te tjere si keta jane bere te pashikueshem Publiku ti abandonoje keto lloj mediash

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Bejko eshte nje provincial tipik i kohes se Dulles. Ky eshte versioni qesharak i komunistev nga fshati te kohes se pordhes .. Ik or sharlatan, se le nam me kete mentalitet prej skllavi

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Shko me Tomen o Bejko...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje