
Kandidati i dyshes Berisha-Meta për bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha nuk pranon humbjen në zgjedhjet e 14 majit.
Pas humbjes përballë Rakip Sulit, Hoxha ka shkuar para ambienteve të KQZ, ku thotë se është kryer shkelje nga qeveria e Ramës dhe provat që kanë do i dorëzojnë në KQZ dhe KAS që të hapen të gjitha kamerat.
“Kemi pamje filmike, shkëmbime në komunikim Whatsapp dhe mes individëve të pavarur që thonë votova për Arjan Hoxhën dhe më doli Rakip Suli. Kemi qytetarë që thonë e lashë pa përfunduar se nuk punonte. Kërkoj të bëhet ndjekje penale”, tha Hoxha.
Ai shton se do të kërkojnë ballafaqim të votimit elektronik me atë të printuar, do kërkojnë listat, grup ekspertësh të huaj.
“Më 14 maj votuesit kanë qenë pjesë e një masakre zgjedhore e parafabrikuar me anë të makinerive që kanë bërë identifikimin elektronik. Sot është deklaratë publike e inicuar nga FRPD që kanë bërë fushatë dinjitoze, kemi trokitur në çdo derë e kemi gjetur mbështetjen masive dhe sot në Kamëz është gjendje dramatike, zhgënjyese, e padurueshme se askush nuk e beson rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.
S'ka asnjë logjikë statistikore, elektorale. Kjo ka vetëm një formulë të paracaktuar, rezultat të paracaktuar ndaj ne do të inicojmë të gjithë ankesat tona në KAS, KQZ, do kërkojmë të ngrihet grup ekspertësh të huaj se kredibiliteti dhe besueshmëria tek institucionet ka rënë.
Po ngremë zërin se kjo i shërben të gjithë Shqipërisë. Ky është sistem pilot që s’ka ndodhur në asnjë palë zgjedhje. Po të lexoni votat, rezultati janë pritshmëritë tona. Si ka mundësi? Çfarë ndodhi në Kamëz? Kjo ishte vetëm formulë e paracaktuar.
Të gjithë qytetarët e ndjejnë veten të tradhtuar dhe asnjëri nuk ndihet i përfaqësuar ndaj nuk i heq pikë as presje intimidimit. Është skenë krimi, të vihen nën sekuestro. Duhet një orë e më parë që pajisjet nëse nuk janë shkatërruar, të sekuestrohen se janë në interesin publik”, tha Hoxha.
Shume bukur! Kjo tregon se demokracia ne Shqiperi po funksionon.Kushdo mund t’i drejtohet gjykates per çdo padrejtesi ndaj tij. Edhe ne vendin me demokratik ne bote.SHBA ,presidenti Donald Trymp iu drejtua mbi 40gjykatave per tjetersim vote(vjedhje vote) nga Lindja ne Perendim.Nese gjykata vlereson se zgjedhjet jane cenuar,atehere Zona ku eshte Konstatuar deformimi i votes shkon ne rivotim. Kjo tregon se njerezit po e kuptojne se duhen vleresuar institucionet e shtetit demokratik dhe duhet hequr dore nga anarkia dhe vetegjyqesia
Po të patën blerë votuesit ik me pushime ose nderro popullin e Kamzës Po pate fakte që të kane vjedhur votën ska asnje pushtet që ta merr dot dergoj ne SPAK dhe ne media ti shohim të gjithë Por besoj se stë kane votuar dhe i bie fyllit kot të justifikohesh
Edhe aq sa ke marre, shume jane per nje figure anonime si ti Arjan Sali Hoxha..Berisha do te nxjerre edhe kukulla te tjera si ty ne "proteste" per vjedhjen e votes, sepse ai keshtu po kerkon te justifikoje humbjen ne shtepine e tij ne Tropoje, ne Kukes, ne Shkoder e ne gjithe Shqiperine... Turp qe vazhdoni akoma me gjuhen e viteve 2000. Edhe po te rivotohet ne Kamez pa kompjutera, ti perseri do marresh lesht e Sales.. Ik e merr asistencen en Gjermani se edhe ate kane me ta heq...je mesu te hash qyl
Mbas zgjedhjeve Rama takohet me Aleks Soron dhe e siguron qe te gjitha shperblimet qe ka bere ndaj operatoreve te sistemit online te votimeve do i rikthehen shume fish filantropit.. Per te mospasur me nderhyrje nga Sorosi ne zgjedhje dhe me gjere,duhet te zbatohet skema qe po perdor vendi i lindjes se Sorosit, Hungaria qe e ka shpall non grata kete kancer te botes.