"Biseduam për ecurinë e procesit zgjedhor", Celibashi zbardh takimin me shefen e OSBE

18 Maj 2023, 15:59Politika TEMA

"Biseduam për ecurinë e procesit zgjedhor", Celibashi zbardh

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celiabashi ka zbardhur takimin me shefen e misionit të vëzhguseve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover.

Ai thotë se gjatë këtij takimi kanë biseduar për  ecurinë e procesit zgjedhor dhe gjetjet e misionit të OSBE në konkluzionet e Raportit të Zgjedhjeve.

Kryekomisioneri thotë më tej se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

Postimi i Celibashit:

Pritëm sot në KQZ Shqipëri drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të osce-odihr Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.

E falenderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e @osce_odihrpër vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.

Deklarova se KQZ Shqipëri është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

Lini një Përgjigje