
Për deputetin e PD, Kreshnik Collaku Sali Berisha është i vetmi njeri që mund të lejojë bashkimin e demokratëve, duke nxjerrë jashtë tyre marrëdhënien e tij me SHBA.
“Që PD të jetë maxhorancë e këtij vendi, ka nevojë të padiskutueshme për dy elemente, e para që demokratët të jenë të bashkuar, është jetike. Sot mjerisht nuk jemi. Për të fituar demokratët duhet të jenë të bashkuar.
E dyta, marrëdhënia e pacënuar me aletatët strategjikë, SHBA etj, sidomos me SHBA është ndër kushtet kryesore, jetike. Kush i bashkon këto dy elementë ka prodhuar një PD në qeverisjen e vendit. Sigurisht nuk është e lehtë.
Marrëdhënia e Berishës me SHBA, sanksionimi non grata, e rëndoi shumë situatën në PD ishte një ngjarje që nuk varet nga partia është një mur që nuk kemi mundësi ta rrëzojmë.
Kjo gjendje do e mbajë të ndarë demokratët deri kur kjo cështje të dalë jashtë nesh. Ka vetëm një njeri që të zgjidhe këtë ngërc dhe ky është Sali Berisha. Ia njoh gjithë kontributin në qeveri e PD, peshën në elektorat, meriton mirënjohje patjetër, por Berisha ka në dorë të lejojë bashkimin e demokratëve, duke e nxjerrë cështjen me SHBA nga demokratët, duke mos e kthyer në ceshtje ndarëse, të tërhiqet. Jam përpjekur në këtë një vit, duke marrë shumë baltë, nuk kam dashur të lëndoj asnjë democrat. Berisha duhet të heqë brenda nesh elementin që na ndan, që është marrëdhënia me SHBA.
Berisha, është i vetmi që ka në dorë, të lejojë bashkimin e demokratëve duke e nxjerrë çështjen marrëdhënieve të tij me SHBA nga një problem i demokrateve. Nuk mund të them dorëheqje, por duke u tërhequr, duke mos e kthyer këtë në çështje ndarëse te demokratëve. Nëse ndodh kjo, ju garantoj se demokratët nesër janë të gatshëm të bashkohen, duke falur njëri tjetrin. Dhe po e bëj unë sot nga studioja juaj. Duhet që zoti Berisha, të heqë elementin që na ndan”, tha ai.
Edhe anetar parties te mbetet ne PD, perseri rrezik Shba mund ta cilesoi Pd, organizational nongrata.
Këta kanë frikën e Berishës në zemër....... . Nuk ka guxim të shprehet...... Nuk them të japë dorëheqjen Berisha, por të tërhiqet në çështjen që na ndan me SHBA................ . Si bëhet kjo? ..... . Po nuk dha dorëheqje Berisha, aty do të hani bar. Sa të ketë bar. Nëse mbaron bari, pastaj m.t do hani....... Do tju lihet mundësia të zgjidhni. Si e doni? Të njom apo të thatë.
Lëri iluzionet Çollaku, Berisha është një armik i betuar i qytetërimit perëndimor, i qytetërimit që ka për bazë dhe mënyrë jetese demokracinë. Gjithë aktiviteti i tij politik, çdo hap i hedhur prej tij në politikë, tregon qartë se ai kurrë nuk ka pasur pikën e lidhjes me formën demokratike të qeverisjes. Ata që e shpallën si minues të demokracisë e dinë mirë kush është ai. Ndaj, nëse ju nuk do t'i përplasni në fytyrë çdo ditë e çdo orë këtë të vërtetë të provuar katërcipërisht ,ju as që do keni sukses. Ai do t'ju shfarosë pa mëshirë një e nga një me metodat e shkollës së tij komuniste, di t'ju bluaj si në mokërr me urrejtjen e tij të pashëmbullt kundër atyre që i cilëson armiq. As të mos keni pikën e iluzionit për ndonjë mëshirë prej shpirtit të tij nëse ju ka shpallur realisht armik. Por jo "armiq me porosi" të atij vetë, si Imami, Ceka, Tritan Shehu, Pollo, Ruli dhe sidomos Ilir Metaj, e kompani të cilëve ju thoshte më shani sa të mundeni pasi ja desh puna për të gënjyer dhe mbajtur të bashkuar budallenjtë militantë e pastaj i merrte në qeveri.
Ore me këtë qelbësirë gazekar mos u merni, y stërpaguhet prandaj dhe bën gam gam.
Pse nuk e arrestojnë dhe mbaron telenovela??
Ah moj Ametikë ç’na bëre !!!??? Qysh t’ja bëjmë ne demokratët e B F-së tani !? Aman o Sali ?!! Të puthim tabanë e këmbes , ik ! se mbase na besojnë dhe … , do veshim lëkurën e qëngjit …, e ç’nuk do bëjmë ,… që t’ua hedhim!? Pa ne me ty jemi e do të jemi , deri sa dheri të na ndai …!!!