Votat e pavlefshme “rrezikojnë” rinumërim në 3 bashki

18 Maj 2023, 18:20Politika TEMA

Votat e pavlefshme “rrezikojnë” rinumërim në 3 bashki

Nga rezultati i garës së 14 Majit, 3 bashki kanë më shumë shanse për t’ju nënshtruar procesit të rinumërimit. Bëhet fjalë për Himarën, Rrogozhinën dhe Belshin, ku numri i votave të pavlefshme është shumë më i lartë se diferenca mes kandidatëve.

Nga këto tre bashki, numrin më të lartë të votave të pavlefshme e ka Rrogozhina. Edison Memolla siguroi mandatin me 30 vota diferencë nga Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë”, por votat e pavlefshme arrijnë deri në 276.

Një numër të përafërt votash të pavlefshme ka edhe Belshi, 228 të tilla, ndonëse në këtë bashki, diferenca mes kandidatëve është 40 vota plus për Partinë Socialiste.

Himara ka diferencën më të ngushtë nga të gjitha bashkitë e vendit. Fredi Beleri ia mori të majtës bashkinë vetëm me 19 vota plus, por në këtë bashki kanë rezultuar 165 vota të pavlefshme.

Sipas kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi, këto vota të pavlefshme nuk i çojnë automatikisht për rinumërim këto tre bashki, por përbëjnë një ndër arsyet për ta realizuar një proces të tillë.

Në të gjitha bashkitë e vendit, nga fletët e votimit për kryetar bashkie dhe këshill bashkiakë, rezultojnë 22, 265 vota të pavlefshme.

6 Komente

  1. X
    XhaJaho

    E dija qe ishte trap Ky Mjeker Talibani por kaq shume nuk e dija , perse duhen rinumruar votat o kaqol i Lales apo me ma urdher nga Plaku Mere per te krijuar incidente

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Jo tre por kater "mungon' Bashkia e Kavajes qe i duhet Ed Droges.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bilushi

        U kuptua Do ja "rinumërojnë" mandatin Belerit!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          Ne te tri bashkite duhen bere rizgjedhje lokale.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nacionalizem ne part-time

            Himares i bashkon eshte Belshin e Rogozhinen per konturazh. Nuk i del lezeti Gallofit Surrelit pa e kruajtur deri ne pergjakje bythen me Greqine.

            Përgjigjjuni
            1. d
              dragojt e kuq smokthine

              i kaloi nga brezi i dyte te sigurimi i brezit te trete celibashi per pasurine, shkes likja paret i jep salushi, hani ca ju ka ngelur te beni ne fund hapni nje studio avokatie dhe beni para njerezve si profesioniste, verrem ju befshin femijet

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje