"Mos mbani peng opozitën! Jeni mekanizëm i kalbur, largohuni" - Gazetari "shpërthen" ndaj Flamur Nokës

19 Maj 2023, 09:12Politika TEMA

"Mos mbani peng opozitën! Jeni mekanizëm i kalbur,

Në emisionin "Të Paekspozuarit" ka patur një debat me tone të ashpra mes analistit Enton Abilekaj dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, lidhur me rezultatin shumë të dobët që mori opozita në zgjedhje dhe faktin që askush në lidershipin e asaj nuk pranon të mbajë përgjegjësi dhe të largohet. 

Flamur Noka: Në periudhë zgjedhore, nëse i bie këtyre kambanave të manipulimit, demotivon votuesit dhe do të merrnim 200 mijë vota po të hapnim panik.

Enton Abilekaj: Nuk e keni provuar ndonjëherë.

Flamur Noka: Po mbolle panik para zgjedhjeve…

Enton Abilekaj: Si thoni ju që para zgjedhjeve, Shqipëria ndryshohet me votë? Ju thonit Basha humbi se ishte i dobët, kurse Berisha është i fortë. Ku e ke tani Berishën?

Flamur Noka: Unë jam fajtori, apo ai që i vodhi?

Enton Abilekaj: Atë e dinim ne para zgjedhjeve.

Flamur Noka: Ti e gjen të keqen te opozita.

Enton Abilekaj: Ju jeni fasada elektorale e Rames. Ju të mos shkonit fare në zgjedhje.

Flamur Noka: E provove, ja fale të gjithën.

Enton Abilekaj: Opozita të mbrojë votën. Të gjitha këto që the sot, i dinit. Nuk kishte asnjë manipulim të ri, këto janë gjëra të vjetra. Ndërrimi i qendrave të votimit, ka tre muaj që është bërë. Çfarë bëtë ju? I kontaktuat votuesit? Çfarë bëtë ju?

Flamur Noka: Çfarë je duke thënë? A e di ligjin? A e di kur ka dalë lista? Pak ditë para fushatës. A e di që janë njerëzit pa adresa?

Enton Abilekaj: Ka një parti tjetër që i ka listat, sepse ka organizim kapilar.

Flamur Noka: Për ty Rama dhe qeveria ka funksionuar perfekt.

Enton Abilekaj: Ne i thamë Ramës që nuk bën zgjedhje të lira, ja thamë këtu në studio. Nuk presim të bëjë Rama zgjedhje të lira. Ju që keni marrë flamurin, mbroni votën. Tani dilni rrethoni kryeministrinë, e bëni dot?

Flamur Noka: Edhe atë mund ta bëjmë.

Enton Abilekaj: Çfarë do të bëni ju? Doli ai kandidati juaj i Kamzës në protestë me dhjetë veta…

Flamur Noka: Ishte simbolike.

Enton Abilekaj: Mos e mbani peng opozitën, hapni rrugën! Hapini rrugën atyre që nuk janë peng i oligarkisë.

Flamur Noka: Edhe po të të paguaj Rama nuk i bëhen këto sulme opozitës. Ti nuk thua pse të gjuajti me kallash, por ti me duar në xhepa pse nuk u mbrojte.

Enton Abilekaj: Ju jeni mekanizëm i prishur dhe i kalbur dhe nuk mund të rrëzohet Edi Rama me ju. Largohuni!

7 Komente

  1. B
    Bato

    U çmenden mender drejtuesit e pa neleve dhe mender analistat,qe nga Ylli Rakipi me kelysht e tij,Fevzua me zagaret dhe buçet e tij.Grida Suma,Eni,zheji Sonila,Buthati,Shkullaku,e lloj lloj plehrash,te gjithe kelysh te Saleh kermes per shpartallimin e Salehut ne zgjedhje.Skan faj i ka rrahur qe kelysh dhe tremben te mos bejne ate qe thot ai.

    1. B
      Bureto

      Ajo shprehja e këtij gomari, ish ministër i Rendit, drejtuar Abilekajt, se ..."ti nuk thua pse të gjuajti me kallash, por pse ti me duar në xhepa nuk u mbrojte....!", të kujton fix fare vrasjen me kallash nga garda e Salehut të Zyber Veizit me duar në xhepa në 21 janar 2011! Dhe kështu nuk mbetet tjetër vetëm të bërtasësh: Po ç'pate o i ndjeri Zyber, dëshmori i krimit shtetëror, që nuk u mbrojte atëhere, që ta pështyje sot mu në surrat këtë qelbësirën, bythlëpirës i përbindëshit 'non grata', minuesin e demokracisë, të korruptuarin familiarisht, dhe shantazhuesin e drejtësisë. Nejse, gjithsesi nga gomari nuk mund të presësh tjetër gjë, veçse ta lësh të pëllasë.

      1. S
        Salikoqepetulla

        Ketij Noqes ose Loqes I duket vetja I Forte do ta haje te semes nje dite,se po kruhet shume.!

        1. g
          genocidi grek ne cameri vrane femije, fredi beleri

          duan te vjedhin dhe lehin ushtari i ilir metes me ushtarin e sali berishes lehni kelyshat e kurvave lehni

          1. N
            Noci

            Me te vertete Shqiperia ka varferi njerezit ka 30 qe ikin por ecen me hapa te shkurret por ecen.Rama ne te gjitha drejtimet qendron me lart se te gjithe keta qe ka 10 qe lehin dhe shqiptaret i hodhen ne pleh ne 2013 per shume shkaqe edhe per vrasje dhe vazhdojnë te kerkojne pushtet kur tani jane abandonuar edhe nga te huajt.Kush ka fakte ka drejtesi e nuk ka nevoje te llapi ne tv se nuk çan trapin kush me per ta

            1. G
              Gazetaruci

              Obob Abileka, aman o mod na e sha Saliun, ti paske luajtur menç. Ai si pleqëri mjaft bëri, ju rinia merreni në dorë dhe po keni këllqe rrëzojeni Edi Ramën.

              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Është kamikazi i Berishës! Mbrojtësi më i flaktë i familjes Berisha. Ky e ha turpin me bukë!

                Lini një Përgjigje