Si quhet ai që mund ta mundë Ramën?

19 Maj 2023, 12:05Politika TEMA

Si quhet ai që mund ta mundë Ramën?

Rezultati katastrofik i opozitës në zgjedhjet e së dielës ka nxitur sërish të njëjtin debat: atë si mund të ringrihet ajo. Kryefjalë për një pjesë kritikësh është vetëlargimi i Berishës, duke u konsideruar se ai po e mban peng atë. Në fakt, nëse është fjala për PD-në, atë zyrtare, harrohet se Berisha nuk është më në krye të saj. Pra, PD, ajo që deri dje drejtohej nga Alibeaj, kishte të gjithë mundësinë, siç dhe vetë Alibeaj, të tregontë zotësi politike pa Berishën në krye. 

Nuk e tregoi dot dhe çfarë tregon kjo? Tregon një tjetër lloj krize: atë që opozita nuk nxjerr dot figura konkuruese me kreun e mazhorancës, pra Ramën. Dhe në të gjitha qasjet e analizat, askush nuk i referohet pikërisht këtij të fundit, tipologjisë dhe individualitetit politik të atij që qeveris, i cili deri më tani, por dhe në horizont jo e jo, nuk ka një lloj të përafërt që mund ta sfidojë politikisht.

Le të kujtojmë për një moment më të afërtit kulturalisht me të, ata që në kohën e Ramës publicist e kritizier me nam, ishin krah tij me një impakt të ngjashëm publik, Lubonja dhe i ndjeri Klosi. Lubonja kurrë nuk pranoi të sprovohej politikisht. Veç një antiberishizmi intelektual që ia rriti kuotat publike në vitet ’90, një antinanoizmi gjithashtu në vitet ‘2000, Lubonja nuk guxoi kurrë të marrë ndonjë përgjegjësi shtetërore, zyrtare apo politike, si tregues që veç kritikut mund të bëjë dhe modelin ofertues për atë që kritikon. Klosi e bëri por dështoi, si drejtor i RTSH-së. 

Por ndërsa Klosi nuk iu kundërvu ndonjëherë Ramës, deri sa ndërroi jetë, Lubonja ka 20 e kusur vjet që bën luftë të paepur me ish-sivëllain e tij mental, por pa guxuar ta sfidojë në mejdanin e politikës. Më shumë se çdokujt atij i takonte ta bënte këtë gjë, por jo; mjaftohet duke thënë se duhet të vijnë të rinj në politikë, por se cilët janë këta e se si ata mund të tejkalojnë Ramën në bindshmëri dhe forcë imponuese, nuk e thotë. Dhe ky është thelbi, arsyeja se pse Rama e PS-ja e tij janë aty ku janë, në majë, dhe opozita është aty ku është, në zgrip. Kjo ka të bëjë pikërisht më atë çfarë është Rama.

Nëse bëjmë një retro, do shohim se qysh me afirmimin e tij publik në ’90-ën, ai vijon të ketë po atë forcë imponuese, pa zbehje, ku kombinohet ligjërimi unik, i pakonkurrueshëm, idetë avangardë dhe kurajoja e pashterrshme. Dhe është tejet e lexueshme që në këto komponentë ai ende nuk ka asnjë sfidant me të njëjtën peshë përballë, te figurat me peshë publike përfshirë ato politike.

Njeriu që mund të mund Ramën, logjikisht duhet ta tejkalojë atë, të imponjë e të injektojë te opinioni apo votuesi perceptimin e një personi superior ndaj kreut aktual të mazhorancës në katër drejtime: kulturor, ligjërimor, kreativ, vizionar. Por po t’i ketë dhe këto, atij i duhet të sfidojë inercinë e së kaluarës së Ramës e cila efekton pozitivisht në të tashmen e tij, si e njeriut më shtatlartë se të tjerët në mendimin publik para se të përfshihej në politikë, duke mbajtur gjithnjë pozitën e nr. 1 në tërheqjen publike, pa rival në llojin e vet. Për ilustrim, Nikollë Lesi do kujtonte kohë më parë faktin se kur Rama shkruante apo intervistohej te Koha Jonë, tirazhi i gazetës kalonte çdo parashikim.

Por veçanti është se koha apo kontekstet ende nuk kanë prevaluar mbi Ramën; ky prevalon mbi to duke vijuar të shkruajë historinë e tij. Një histori tejet e diskutueshme, me dritëhijet e veta, sigurisht nga 10 vitet e qeverisjes, pa atë rilindjen e premtuar, por që ende nuk kanë mundur t’i sjellin ndonjë rival me peshë në peshën e tij.

Dhe ajo çfarë populli lexon kur hedh votën është pikërisht kjo, ndaj dhe ai triumfon rregullisht, nganjëherë dhe mërzitshëm.

Populli lexon që në një Shqipëri e në një botë më të komplikuar, me kriza të panjohura deri më dje, në qeverisje duhet një njeri me tipare tej të zakonshmes, afër gjeniales. Dhe Rama, do apo nuk do, e pranon ose jo, është mes këtyre të dyjave. Nga ana tjetër, askush deri më tani, prej figurave të zakonshme politike, edhe prej atyre që synojnë pushtet, nuk gëzon të tillë atributi. Shih Ramën vetëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, aty ku vërtet duhen pushtetarë gjenialë sot; raportet që mban me liderë e figura ndërkombëtare, që nga miqësitë që krijon e deri te raportet diplomatike me sheqer, kripë e piper, sipas tipit dhe çështjeve që shtrohen.

Dhe ky nuk është ditiramb për Ramën, është një përshkrim i asaj që nuk thuhet apo anashkalohet në analizat e rëndomta. Për test, sforcohuni dhe gjejeni një që mund ta mundë, në politikë apo jetën publike, një që kur flet të bën të kthesh kokën e të thuash: ç’mendje brilante! I tillë duhet të jetë sfidanti i Ramës, të tillë nuk e ka një për be opozita…(Tesheshi.com)

67 Komente

  1. R
    Refugjati

    Qe te mundesh mafjozet ne shqiperi duhen te kthehen femijet te hikur ne 1991 qe kane sdudjuar e edukuar jashte e larg malokeve te sbritur nga malet

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pashai Turk

      Ramin mund ta munde vetem i paudhi. Kaq. Asnje tjeter.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rmosi

        Shqiptaret e kane mundur me kohe ate dhe simotrat e tij. Shqiptaret jane duke jetuar jeten e tyre jashte Shqiperise dhe fale zotit tashme mund te marrin dhe familjaret me lehte ose ti vizitojne. Rama eshte i humburinqe i duket se fitoi me mullinjte e eres qe kane mbetur ne Shqiperi. Dhe sa te kete sotosin nga mbrapa vetem dreqi e mund.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Evisa

        Si quhet ai që mund t'a mundë Ramën? Vërtetë nuk e di ti që pyet? Po atë e di çdo kalama kopshti: Petrit Vasili!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lësëisti

          Ky Vasili , një injorant funksional që vegjeton si këpush , falë servilosjes exelente ndaj pronarit të partisë të Mona Likes . Bagazhi i tij kulturor është minimal dhe fare i pa përfillshëm . Ai mundohet të reagojë vetëm kur i preken pronarët dhe flet broçkulla . Merre me mend , deputet nga lista me 300 vota , as këshilltar bashkie nuk del dot.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            Evisa, mos shkruaj me per kete vit, sepse ky është qe tani komenti i vitit. Je e madhe. Po qesh me lot.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shpellar jugu.

              Bravo Evisa .....te kam si shpirt ...aq kam qeshur me regullove humorin ketu ne kurbet flm te prsh dhe uroj gjith te mirat.

              Përgjigjjuni
          2. g
            gjeka

            Mut foltorja dhe kak PD vula. Vendosin kryetar grupi Gazmend Bardhin, i cili për një muaj bëri fushatë për Sali Berishën.

            Përgjigjjuni
            1. l
              lexuesi

              Edi Rama eshte si puna e hijes ,ku e gjermon dhe se kap dot iken dhe te vjen nga mbrapa.Zgjuarsia e tij eshte sepse ai pati fatin qe qytetaria ka dale jashte kufirit Shqipetar dhe si rrjedhoje kryeqyteti ka vetem te zbritun prej malesh ku akoma nuk kane mesuar te ecuren por ecin te gjithe si Saliu galopthi!Ndaj ai tall menderen se e di qe s'ka asnje rrezik sepse u mungon jo vetem shkollimi(i diplomave false) por edhe civilizimi.Ndaj ai e bene gjumin rehat duke pare endra me kafshe pylli qe duan te zaptojne e drejtojne qyteterine.Po te kthehen te gjithe intelektualet qytetare qe jane ne mergim fale diktatures Berishiste,ai rezohet brenda tre muajsh.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Merja Like dhe njehere

                Te gjithe bejne lojen e Berishes edhe Alibeu gjithashtu.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Buda

                  Nje Shqiperi qe nderon dhe perkulet perpara nje mashtruesi, kryekrimineli dhe kryehajduti si Ahmet Zogu, nuk ka mundesi te mos doje birin e tij shpirteror famekeqin Sali Berisha?!

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    durrsaku

                    Buda, ketu gabove,biri shpirteror i Zogut eshte Rama ose me mire me thene Kristaqi.

                    Përgjigjjuni
                2. N
                  Njesiti

                  Zyber

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Asnje Regjim ne bote / nuk iken me vote

                    Edi Rama nuk eshte nje kryeminister i rradhes. Edi Rama eshte nje Regjim SEPSE - Ka ne duar ekzaktesisht sa ka patur Enver Hoxha deri kur vdiq, pra tere Pushtetet. Dhe Regjimet as kane ikur ndonjehere me vote e as ikin. Regjimet ose rrezohen me protesta, ose priten te bien vete. Per kete kemi shembullin tone me regjimit te atij Rames Pare (Alia) qe e pritem deri ne 1990-91 kur nxorri nje Ylli Buf te thoshte ''...kemi edhe 6 dite buke..." Pse jo, kjo eshte nje gje qe mund te ndodhe edhe me Regjimin e ketij Rames Dyte qe po shtyjme sot (sepse mbase nuk po e gjen dot Ylli Bufin e tij) dhe eshte ajo fjala : Historite perseriten nje here si Tragjedi, pastaj si Komedi.

                    Përgjigjjuni
                    1. h
                      hani mut nastradina hani

                      Pellitje Gomarit ! _ Ore idiote lindet por eshte skandal te bdisni Idiote ju kafshet e FakePolitikes Opozitare j yklysht e kurvat e Sebit e Grekut . _ Por klokoni njiher ne Google mer Kafshe dhe Mesoni aty se cdo te thote Rregjim !!!!! Apo keshtu i pelqen ta quaje Kafsha e Lashte e shpelles . Yyyyyyyyyyyt ju dhjefte Majmuni kokat

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ali baba me 40 hajdutet

                        Ti nastradin mund te hash sa te duash por me pare regjistrohu ne klasen e dyte fillore qe tepakten te mesosh te shkruash.

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Dakord

                        Ik o injorant që s'ja ke idenë çfarë është regjimi. Faj ka Rama që s'jua shtyp kokën fare meqë qenka regjim. A ka njeri me shkollë më llojin tuaj xhanëm??? Nuk e rrezon dot me votë? Po me çfarë, me grusht shteti? E provove në 98 o shpellar. Rrini urtë tani, shkoni punoni, nxirrni ndonjë lekë me djersë se punë shteti për ju te dogana nuk ka më e nuk do ketë kurrë deri sa t'ju kthehen fëmijët e civilizuar nga kurbeti. Ikni shpellarë ikni.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cubi

                          Qenke djal i MENCUR mor cun. Po bej mor protesta me Molotov sic keni ber nga 10 vjet. Po bere protest me nje te marr si sali koburja te mbushur e ke.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mbeshtetesi...nga prapa

                            Loqe pazari,,,ne 2023 gjykon si ne 1908,,,,Pall pazari,kerkojne dhe te duken si intelligente shkruan si e ema e zeqos ne maj te thanes,,

                            Përgjigjjuni
                          2. B
                            Bozhigradi

                            Edi Rama.... Po te jete ne nje dasme, ben cmos qe te jete vete dhendri; Po te jete ne nje vdekje, ben cmos qe te jete vete i vdekuri; Po te jete ne nje autobus me ahengxhinj, ben cmos qe te jete defexhiu numer nje; Po te jete ne nje studio televizive, ben cmos qe te jete vete gazetari dhe moderatori i emisionit; Po te jete ne nje takim me maturantet, ben cmos qe te jete ai adoleshenti me i pabindur dhe krenar; Po te jete ne nje takim me nje kryeminister te nje vendi tjeter, ben cmos qe ai te jete kryeministri i vendit te mikut kryeminister qe takon; Po te jete ne aeroplan, ben cmos qe ai te jete qendra e vemendjes se gjithe aeroplanit; Po te takoje presidentin Biden, ben cmos qe te duket se Biden e takoi Edi Ramen; Po te jete ne nje mbledhje qeverie, ben cmos qe te tjeret te dridhen nga frika e pranise se tij; Po te jete ne nje mjedis qe ka te pranishem te tjere perreth, i bie kokes me te kulturuarit te grupit; Po te ka kundershtar politik, ben cmos te ta nxije jeten dhe figuren ne menyren me perfekte; Po te ka vartes, te lidh nje litar ne qafe dhe te ben nje rreth me tebeshir: provo te dalesh nga rrethi po deshe; Po te ka qytetar te shtetit qe drejton, te ka shume xhan kur je socialist; te quan kokepalare po te jesh i krahut tjeter; Po te ka perballe per te garuar, ben cmos vetem sa te te marre pak krahun; me tej e di vete si te perplas...

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qiska

                              Sado , e ndryshonit ju , në haps'e n'vise [...] gjëndjen dihet . Harruat [...] . Utopi . Jo ! Kam një plan , por për të gjithë ./

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shaqo

                                ...mbajtke ere qepe te prishur, o bozhigrad.????????

                                Përgjigjjuni
                                1. g
                                  gjyshi

                                  Ramën e përshkrove ? Apo,”një të rame, dy të vrame”( një e rënë dy të vrarë). Sa shumë më ngjan përshkrimi yt për Ramën sikur ke përshkruar “armikun” e tij politik - Sali Berishën… ( Nuk them se nuk ka vërteta në ato që shkruan për Ramën)

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                                    Gjyshi, respekte. Je i madh. Kur lexon komente të tilla, ndjehesh mire se e kupton qe ka plot të pavarur qe nuk pyesin as per Ramën dhe as per Berishën.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. S
                                    Shpresa

                                    O injorant, pas pikepresjes nuk fillon fjala me gerem te madhe.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bozhigradi

                                      I Ju falenderoj per vetejtjen. Por e kam bere me qellim per te terhequr vemendjen e lexuesve. Meqe ra faljala per drejtshkrimin. Nuk thuhet gerem, por germe.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. A
                                      Asd

                                      Ha ha ha. I ke rene pikes.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sali kufoma

                                        Tashti e kuptove pse nuk shiten qepet e bozhigradit,,,se rrini ne internet e shkruani karlliqet si puna jote ,,,,ik shit qepet o qofte pazari,se ju kalben,,,,

                                        Përgjigjjuni
                                      2. O
                                        On

                                        Sa per dijeni ne fillim te 2013 Rames I ishte mbushur mendja qe nuk e mundte dot Berishen...pastaj ne aleance me qelbesirat e te forte por dhe se per USA kishte ardhur momenti I nderrimit, fitoi...dhe PD do fitoje kur te thote usa qe do te thote se Pushteti nuk mund te manipuloje me dhe kur te kete aq para sa te bleje te forte.. ose kur perendia te fusi brenda ne burg pushtetin per zullumet dmth nje prokuror kurajoz me vete 1te dhjeten e dosjeve kta I fundos keq....por..ska ardhur momenti

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kinom

                                          Te lumte ajo mendje, ajo pene vertet e meriton Z. RAMA. E duan se duan Ramen ai eshte genial, I pa zevendesushem. Ec perpara gjigante. Leri funderinat te haen me njeri tjetrin, kokat le te hane.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Koli

                                            Sa te kete kara si ti qe nuk dallon fare nga ai kryebashkiaku qe deklaronte” ESHTE EDI RAMA , JANE 12MIJE VENDE NDERMJET , PASTAJ VJEN POPULLI” , kush do ta munde Ramen?

                                            Përgjigjjuni
                                          2. T
                                            Te faleminderit dhe e di qe me kupton!

                                            I dashur Mero! Nuk eshte se opozita nuk ka lidersqhip dhe se Alibeaj mund ta tregonte te verteten e opozites per ta udhehequr ate, por problemi eshte se ne Shqiperine demokratike ka nje pjese te popullsise qe duhet te kurohen nga nje semundje e pasherueshme por edhe mund te lehtesohet: semundja se pa armik te brendshem nuk ka te jashtem. Te votosh per Sali Berishen do te thote te jeshe i helmatisur, te jeshe i çmendur, te jeshe armik i vetes dhe s'e ke probleme edhe te vetevritesh me pushken tende. Keshtu jane keta njerez qe nga Vermoshi deri ne Konispol, bile deri ne Amerike. I mba mend diskutimet ne foltoren banale te Saliut çfare thoshnin: jap jeten, jap femijen per ty ....dhe kthenin faqoret me raki me dolli per Sali Berishen! E mban mend kur u mbyt Shkodra qe shkoi Saliu Me Jozefinen? Ata me ujet deri ne gryke dhe gjishtat perpjete duke harruar qe u ishin ngritur dhe kembet perpjete, por shkodranet me ne fund e kuptuan se demokracia nuk eshte as Saliu dhe as Rama, por eshte vota per jeten e tyre. Pak vone, 32 vjet, por e kuptuan me ne fund si te trashe qe jane duke pare se si u ndertua Shqiperia dhe ata ngelen. Prandaj, me sa shikoj une, lufta e klasave paska qene me vend: keta qe flene akoma ne breket e Sali Berishes, duhet lene pa buke, pa uje dhe ti ndajne grate nga burrat, ndryshe nuk u ndahen brekeve te Saliut. Demokracia nuk eshte çthurje por eshte diktature sado qe e mohojne: a eshte ligji diktature qe te fut ne vrimen e miut apo dhe te Shelqeres po deshe?!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bozhigradi

                                              Ai qe do e munde Edi Ramen quhet Edi Rama. Kete person e njeh shume mire vetem Edi Rama.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Alfred

                                                Cila cengije e oborrit paska shkruar kete "ditiramb" per "mbretin", mor aman?! Kush e mund Ramen? Antipodi I tij! Jo kush ja kalon ne maskaralleqe e poshtersi! "Kush e tejtakon", ne cfare?! Ne bashkepunim me krimin? Ne hashash-izimin e vendit? Keto lloj sherbimesh qe I behen Rames me kesi lepirjesh, jane turp e fakteqesi e madhe! Duhet njeri normal, qe nuk e tregon njeri me gisht per hajdut, nese duam te behemi vend normal me njerez normale!!!!.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Q
                                                  Qytetar

                                                  Nese do mendje brilante, dije dhe virtyt ne politike, degjo nje interviste te Arlind Qorit. Nese do brilantine, batuta dhe arbitraritet, ke heroin e mendjeve mediokre, te gjatin, dora vete.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Emri

                                                    Arlind Qorri pra, pse nuk e publikoni? Kaq frike e keni kete emer?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shpellari Viçidolit e humbi virgjerin me dhine

                                                      Vetem Edi Rama mund te fitoj Edi Ramen

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. t
                                                        tironci

                                                        Ai qe mund Ramen quhet gjys lekesh

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. J
                                                          Jugu

                                                          Po cfare jane keto shkrime pa autore? O Tema jeni bere bythelepiresit me te medhenje te te gjatit. Shkruani more per hallet e popullit qe i ka vajt ku nuk mban me. Sa per politike, e majta ka fituar dhe fiton tere kohen ne Shqiperi por kjo nuk do te thote te lihet ne pushtet si Enveri se behet regjim me keq se eshte bere ku cdo gje e kontrollon Rama dhe ri pjellja. Mero eshte gazetari me gjobaxhi ne histori. Lubonja nuk e ka shokun se eshte tere kohen kunder regjimeve dhe e ka vertetuar. Lereni more opoziten se gazetaria etike lufton me pushtetin dhe regjimin dhe jo me opoziten e bere kashte e koqe.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. s
                                                            shelegura

                                                            Shum e sakt nuk ka per te patur tani per tani qe te krijoje mendim pozitif.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Dardani

                                                              Ai që mundë Edi Ramën quhet: NUK EGZISTON.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Kalec Dega

                                                                Une besoj te Kimetja....lol

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. S
                                                                  Skenderbegasi

                                                                  Kalec Dega pse ja heq gjithmone rrokjen e pare seksi emrit tend te bukur karkalec?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Likja

                                                                    Kalec i Ka ngel nga koha e regjimit,,,kshu quheshin ata tipat e sigurimit te deges se brendeshme,,,ngaqe e therrisnin gjithmon kalec dege,,,,edhe ky prezantohet me emrin e tij qe e adhuron aq shume,,,,

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                2. N
                                                                  Noke

                                                                  Une nuk e di si quhet ai qe do mundi Edi Ramen po e di shume mire qe me ( Sali - Like-Mona ) ai rri kryeminister edhe 200 vjet pa lere ca thone masaker zgjedhore . Edi Rama ka fituar gjithnji me keta plera edhe kur e kishin vete pushtetin apo edhe at’here Rama e urdheronte shtetin kur dihet si i organizonte zgjedhjet Saliu . Ky qe na hiqet i ndershem tani ( dashnor i votes te lire ) i dogji fletet e votimit e nuk i hapi kutite te tregonte sa i ndershem eshte apo kur emeroi djalin Lulzim Basha ne krye te bashkise .

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Ali baba me 40 hajdutet

                                                                    Oj Noke,Rama maksimumi rron dhe kete vit dhe qe te jeni bashke dhe nja 200 vjet ben mire te marre me vete.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. P
                                                                    Paul Saddy

                                                                    Edi Rama I PD mund te mund Edi Ramen e PS.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      Paul Saddy

                                                                      Edi Rama I PD mund te mund Edi Ramen e PS.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. D
                                                                        DP

                                                                        Per 6 here radhasi u pa qarte se kush nuk mund ta beje.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. t
                                                                          t

                                                                          Si quhet ai që mund ta mundë Ramën? ky eshte nje provokacion i hapur i meros e i zagareve qe e rrethojne te pacavurja tema.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. Përgjigjjuni
                                                                            1. K
                                                                              Kastrioti

                                                                              Eshte njeri qe po e mund modelin e tij ne modestine ,ndershmerine ,vizionin patriotik , kulturen thjeshtesine dhe lartesine e shtetarit dhe mbi te gjitha ne qeverisjen me duar te pastra.....ky quhet ALBIN KURTI

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. M
                                                                                Mondi

                                                                                ???????????????????????????????????????? o zot sa kam qeshur.Kurre nuk e kisha menduar se do e permendte kush kte sanço pançon e kosoves krahas emrit te legjendes Rama.Spiuni I UDB Al-bin kurtovic,Zarin Sali kurves, e filloi me bisht ngrehur mandatin por ia dhjeu Rama.Tani rri si skuth para Rames.As qe I afrohet ne ndonje cep .Brekdhjere dhe injorant si ata qe e kane votuar.Nuk u pjerdh kush jashte kosoves, ndersa brenda vetem ata qe I le te vjedhe.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                              2. T
                                                                                Trakua

                                                                                Po, tani, si ta them, piç...ë e sateme quhet ai qe mund Ramen tend! Ramuti duket i duhuri ne kete shoqeri qe mbizotrojne njerez si ju, por ne fakt eshte nje cope m...i dhe turp per pjesen tjeter, ate te voglen.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. a
                                                                                  aa

                                                                                  ai qe mund ramen quhet popull o mero djali ,per budallenj na merrni ju? saliu likja rama jane bashke e ti ketu po i mat pulsin njerzve o gazekar mero, nje dite do mbarojne te gjitha alibite e aty do te shikoni qe te tre kta horra jane bashke.ka hyre ne burg gati gjysma e ps saliu e likja ku jane? ed drogmeni i krijoi alibine e vules e logos qe saliu e likja te jene aty e tepsine ta ndajne te tre popullit si perher i ngelet rrypi.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. a
                                                                                    alphade

                                                                                    O “refuxhio”(refugjat) : “Jepi Cezarit ate qe i takon. ..,..! Qe Rama eshte vizionar, edhe armiqt me te eger te tij, nje dite do ta pranojne se Ai Rama.eshte pa me te vog- min dyshim edhe nje pilitikan i regjur , di qe armikun ta beje mik dhe mikun pavaresisht se I thote mik, kur e lyp interesi kombetare , pervec “sheqerit I hedh edhe kripe, edhe sperc “ Shikoni vetem cfare qendrim mban ne raport ekuilibrues me Grekun dhe Turkun, nje shembull I shkelqyer i diplomacise se tij krejt “sui generis”’! Le te lehe binomi Sali-Metaj sa e si te duan por “vezen e Edit” kurre Ata nuk mund t’a bejne…..!

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. T
                                                                                      TIRANA

                                                                                      Bozhigradi i ores 14:20, je i madh! "Rama po te jete dasem ben c'mos te jete dhenderri, po te jete mort ben c'mos te jete i vdekuri"...Ahahahaha.... Do zoti nuk ta lexo Mero Baze se mbase ben Harakiri nga marazi...

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. n
                                                                                        nga Enveri tek Edveri

                                                                                        Edvin me ate Enver krejt te ngjashem jane, vec nje ndryshim mes tyre e kane : Enveri shqiptaret vriste pas shpine ne kufi, Edvini i perze matane kufirit me Varferi /

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. T
                                                                                          Ton

                                                                                          Prokuroria.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. a
                                                                                            astriti

                                                                                            mos e kerkoni se sdo ta gjeni .megjithate kete dileme do jua sqaroje vete rama .ai ka thene se kur ai ta mendoje do te largohet vete .aty do mesoni personin qe do munde rramen pa e mundur dot .

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. G
                                                                                              Genti

                                                                                              Po të bëhen zgjedhje të lira e të drejta edhe një qytetar i thjeshtë e mund Ramën. Por këtu nuk ka politikan të ndershëm dhe prandaj Rama bën qef dhe fiton me hir dhe pahir.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. M
                                                                                                Mondi

                                                                                                Shko futi I sufllaqe o Gent se eshte pyetje e veshtire kjo per specie si ty.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                              2. f
                                                                                                fali zot se nuk dijne se c'bejne

                                                                                                Rama si "Mbreti lakuriq" qe e shihnin sejmenet e i kendonin himne "Sa bukur eshte veshur Mbreti"

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. A
                                                                                                  Asd

                                                                                                  Rama fitoi ndaj Berishes, Metes dhe Alibeajt. Keta ishin kundershtaret. Gare me te lehte nuk mund te kishte.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. P
                                                                                                    Poseidon

                                                                                                    MUNGON VETEM KRAHASIMI ME FAN NOLIN NE LIGJERIM.........................EDI RAMEN NUM E MUND DOT NJERI NDER SHQIPETARE...................PER FATIN E TIJ DHE TE SHQIPERISE AI DO TE LARGOHET VETE.....................KUR TA SHOHE TE ARESYESHME DHE NUK DO JETE SHUME LARG......... PROBLEM ESHTE E MBETET SE KUR HYN NE VALLE ZOR SE TE LENE TE DALESH............SHPREHJA ESHTE.......... ...FUT NJE GROSH E HYN NE VALLE_ FUT PESE E S 'DEL DOT..........

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. T
                                                                                                      Tironsi i Vjetër

                                                                                                      Rama ka aftësi të veçanta drejtuese dhe komanduese. Mund të thuhet se është gjenial. Ai mund të drejtonte çdo shtet, pavarësisht nga numri i banorëve. Me atë opzitë që ka ai, deri në vitin 2037 nuk zbret nga kali i kryeministrit. Opozita është një bandë shpellarësh, asgjë më shumë. Çuditem kur përmendni Fatos Lubonjën si konkurent i mundshëm i Ramës. Lubonja është një dykëmbsh pa tru. Ndoshta është lindur i tillë, nëse jo, i ka lënë në burgun në Burrel, i ka mbetur vetëm kafka..

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. D
                                                                                                        Doni

                                                                                                        Je i nadh Poseidon!

                                                                                                        Përgjigjjuni

                                                                                                        Lini një Përgjigje