Berisha shfrenon fantazinë: Bandat erdhën nga Dubai, diktuan votën. U pagua 600 € për 1 votë

19 Maj 2023, 12:36Politika TEMA

Berisha shfrenon fantazinë: Bandat erdhën nga Dubai, diktuan

Sali Berisha sërish ka vijuar akuzat ndaj qeverisë duke bërë atë përgjegjëse se pse ai humbi në mënyrë drastike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha në fjalën e tij tha se në këto zgjedhje kishte një industri të blerjes së votës përmes bandave dhe oligarkëve.


Ai shtoi se në zona si Mamurrasi blerja e një vote kapi dhe dhifra deri në 600 euro. 

“Farsa elektorale maj 2023, njërin prej aspekteve më të shëmtuara dhe kriminale kishte shkrirjen në një të bandave, të vrasësve dhe trafikantëve me Policinë e Shtetit në veprimin e tyre terrorizues, kriminal ndaj zgjedhësve dhe qytetarëve.

Bandat u bënë një apo ishin tërësisht nën ombrellën e policisë. Ndaj tyre, narkopolicia jo vetëm që nuk mori masa, por u mor me inskenime të turpshme për opozitarët, në një kohë kur kamionët me euro disponoheshin dhe qarkullonin në krahun e narkoqeverisë kundër zgjedhësve.

Në Shkodër, eksponentë tanë të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisioner, nga 10 mijë euro për komisioner.

Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit të Lezhës. Diku, diku janë të filmuara dhe aty duken makinat e bandave dhe makina e policisë që u rri në krahun tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale”, tha Berisha.

Gjithashtu ai shtoi: “Bandat e kthyera nga Dubai, në Durrës dhe rrethe të tjera, në Elbasan dhe vende të tjera, diktuan nën mbrojtjen e policisë, vullnetin e qytetarëve.

Eksponentë të PD-së u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, në Vaun e Dejës, në Lezhë, etj.

Bandat pushtuan qendrat e votimit, siç është rasti i Velipojës. Në Mamurras, ato shpërndanë gjer në 600 euro votën. Të gjitha këto haptas, sepse kishin mbrojtjen e narkopolicisë.

Në Nikël, vrasës e trafikantë bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion të madh komisionerët, kurse narkopolicia arrestonte një person me një makinë dhe e mashtronte opinionin publik shqiptar se ai po blinte vota, në një kohë kur ai nuk kishte as edhe një qindarkë me vete. Pavarësisht se nuk kishte në makinë asnjë qindarkë, komunikata e policisë thoshte se u kap duke blerë vota. Si e si të krijojnë zhurmën për blerjen e votave nga opozita dhe jo nga qeveria.

Edhe numri i policisë, atë ditë janë bërë qindra thirrje nga opozitarët. Policia ose nuk përgjigjej, ose u thoshte: paraqiteni me shkrim ankesën, në një kohë kur qendra e votimit ishte e pushtuar”.

12 Komente

  1. E
    Emigranti

    Ka harruat thikat me helm, bombat dhe shperthimet. Ashtu si me 21 Janare do dalin idiotet e tij ti fryjne fantazine e semure ne media.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shpellari non grata ,kujton se populli është injorant si noka , dhe beson çdo idiotësi që thotë.

      Përgjigjjuni
    2. S
      SALEHU

      persa kohe te jesh ti edhe perallat e lodhura te tuat GUVERNATORI RAMA aty eshte ne te njeten zyre, vazhdo vazhdo po ki parasysh qe asnje nuk zbavitet me budallalleqet e tua.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taipi

        Trafikantet dhe banditet vrasin njeri tjetrin per 600 euro borxh o Sali jo ti japin qytetareve nga 600 euro per nje vote te qelbur. Si e thua kete apo futja kot.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salkari

          Avash avash as qente e rrugeve nuk do ta degjojne me kete intrigant teper te rendomte ....eshte fatkeqesi e madhe per dike nga njerezit e afert qe e lene te bjere kaq poshte ...kjo e para , dhe e dyta , eshte turp i madh qe ky te perfaqesoje dike ne anen politike ....eshte niveli i fundit i shpifesit , delirantit dhe intriganit te peshtire....me posht nuk ka ku shkon dikush .....

          Përgjigjjuni
          1. a
            american16al

            Ky psikopat nuk e di qe u paguan 500 eu per nje vote kunder PS qe rezultati mos te ishte me i thelle kunder PD sepse Ky ja ka bere te neveriteshme jeten politike dhe shoqerore shqipetareve, Zot merre kete hale qe te marre fryme lirisht ky popull…

            Përgjigjjuni
            1. Vjosa

              Unë i pash ishin alien të ardhur nga Marsi me thase me flori që i shperndanin rrugeve, kam dhe foto po nuk i jap se mos i vrasin ata të Saliut...........pika,pika.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

                Edhe Goebbelsi do ja kishte lakimi ketij intrigantit per shpifjet dhe rrenat qe sajon. Ketij plaku shkerdhat mendja i punon vetem per te keqija. A mendoni se vertet Sa-Haleja po te kishte prova te verteta do rrinte pa i nxjerr...!? Ky idiot nxorri kitarristin e The Eagles si Erionin, imagjinoni se c'do bente nqs vertet do te kishte pasur fakte te dokumentuara. Ah po, se gati harrova, kane frike se i vrasin, sic u shpreh dhe ai Katnari Mut Ndoka!!??? Eshte nje fatkeqsi e madhe qe ky dhe mban idiot dhe njerez te lposhter si keta plehra!

                Përgjigjjuni
                1. r
                  ramizi

                  Ty te ka kap skleroza, monster, kriminel, i korruptuar.Ti nuk ngopesh kurre me gjak, vrases.

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    vokshi

                    Dje tha 500, sot 600, nesër me siguri do thotë 700. Kafshë hesapi.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jimi

                      Ore njerez kini pak meshire per kete njeri dhe mos e lini te kullose pa fre ! Ore lidheni sa pa bere ndonje zarar te madhe, se do te jete mire si per te, por edhe per te tjeret !

                      Përgjigjjuni
                      1. c
                        ce

                        E paske ulur shume pazarin mor monster, jo 600 euro per vote por 6000 euro per vote bile ne Shkoder ka qene oferta 60000 euro per vote. po ti je i cmendur po si te mban toka ty o perbindesh i vucidolit qe i ke hapur kaq telashe popullit shqiptar ne 30 vjet o ty te rente panuklla ne gjuhe jarebi qe te zesh mend.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje