Bardhi kreu grupit parlamentar, Xhaferaj: Zhvillimet te PD që përfaqëson 10 % të elektoratit s’kanë rëndësi! Berisha të tërhiqet që palët të bashkohen

19 Maj 2023, 14:18Politika TEMA

Bardhi kreu grupit parlamentar, Xhaferaj: Zhvillimet te PD që

Deputeti Ferdinand Xhaferrajtha se përçarja e Partisë Demokratike solli humbjen e thellë në zgjedhjet e 14 majit.

Iftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Xhaferaj thotë se në mënyrë që PD të jetë alternativë fituese për zgjedhjet e ardhshme, duhet patjetër që të gjendet në rrugë bashkimi mes tyre.

Sipas Xahferrajt, opozita, pra dy palët e PD-së, duhet të shohin përgjegjësinë tek vetja dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Me këtë përçarjes sipas Xhaferrajt, ato nuk krijojnë dot perspektivë. Xhaferraj shton se Berisha duhet të tërhiqet nga PD në mënyrë që palët të shkojnë drejt bashkimit.


"Ajo harta mavi mendoj se i acaron qytetarët shqiptarë, pasi në të vërtetë nëse ky rezultat do të krahasohej me ata që nuk kanë marrë pjesë në votim do të zhdukej. Opozita ka përgjegjësitë e saj. Zhvillimet brenda opozitës nuk kanë të bëjnë me atë se çfarë do të ndodhë te njëra PD apo tjetra. Ne duhet të bashkëpunojmë. Në këtë kushte s’ka asgjë personale. Edhe Berisha duhet të shohë nga vetja.

S’ka nevojë të bëjë votëbesim Berisha. Të bindemi se duhet të shkojmë përtej nesh. Argumenti i fundit që kishte shtuar është se policia bashkëpunoi me krimin. Edi Rama mori me vete sistemin dhe shkoi mbi 770 mijë vota. Problemi është pse ne nuk mundëm të merrnim 7% më shumë. Me këtë përçarje nuk krijon dot perspektivë.

Unë kam detyrë të them se çfarë duhet bërë që në 2005 mos të themi të njëjtat gjëra që themi në 2023. Berisha duke qenë në krye të PD-së për shumë vite se ka sfiduar askush. Duhet të dalin përtej vetes. Me Berishën kryetar nuk bëhet, por edhe pa Berishën nuk fitojmë. PD zyrtare është e rëndësishme por jo ajo që kërkohet sot. Qytetarët shqiptarë duhet të shohin mesazhin që ne i kuptojmë përgjegjësitë tona. Berisha ka qenë lokomotivë e PD-së por duhet të tërhiqet.’- tha Xhaferraj.


I pyetur në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Xhaferraj tha se në këto momente nuk kanë shumë rëndësi zhvillimet se çfarë ndodhin tek ajo PD që përfaqëson vetëm 10% të elektoratit.

‘Sot s’ka pasur mbledhje, është për një ditë më parë. Në mënyrë të padiskutueshme Bardhi përfaqëson një politikan që e ka eksperiencën e nevojshme. Mund të qëndroj farë mirë në pozicionin e kreut të grupit. Unë kam qenë që tani në këtë periudhë nuk e kemi fare të domosdoshëm se çfarë zhvillimesh do të ndodhin, tek ajo PD që përfaqëson vetëm 10% të elektoratit. Te këta që janë 10% që të gjenden forca që të bashkohemi.’- tha Xhaferraj.

8 Komente

  1. i
    ida

    Sikur te kishte halla ashtu, do ishte xhaje!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Me thane te drejten ketij i ka bere mire "cilesia e Diellit ne Durres" dhe e ka korrigjuar mjaft mire "shenjestren". Bravo Xhaferri! Sikur te permiresohej cilesia e Diellit edhe ketej nga Tirana, rruga "Mustafa Matohiti", por mesa duket, ajo eshte rrugice qe kerkon vetem hije, mundesisht terr, erresire (ne analogji me filmin "Rrugica qe kerkonin Diell").

      Përgjigjjuni
      1. k
        kjo eshte kenge pa ze.

        Dhe me ha dhe me griss , thote astronauti qe do na bjere diellin afer dhe eshtrat e babait te kombit! Berisha duhet te terhiqet por dhe pa Berishen , nuk fitojme! Kane ngele me njerez te çmendur ne Shqiperi se keta kane ikur fare nga kjo Toke? Vazhdoni se deri ne fund Edi Ramen do ta perdorni dhe per damaz, se s'do kete pune tjeter me ju.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim kanada

          Po me Ju te gjithe qe tradhtuat Pd dhe bete fushate per Saliun patjeter qe do merrni ato vota qe Moret. 250000 demokrate qe Nuk votuan Jane nje shenje proteste per Ju qe nuk keni shtylle kurrizore per tu perballur me berishen

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje qytetare

            Ke te drejte duke u munduar te shani Ramen, kush e kush me shume qe te dukeni me demokrate nuk e sfidoni dot Berishen se atij nuk ja del dot ne kete drejtim. Perkundrasi duke ja pranuar sukseset Rames, gje qe eshte me se normale dhe te merrni persiper ato qe nuk ka arritur Rama, atehere do te ishit origjinale e do te sfidonit Berishen. Nuk been gjerat duke been mohuar kundershtarin, Ramen por duke bashkepunuar me to. Ke mbaruar fizike , une matematike prandaj po te flas kaq gjate. Nuk po tregoheni te sinqerte e te mencur.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Evisa

              Ore Ferdinand Xhaferaj, a je në vete ti? Pse PD Berisha, Noka, Paloka, Jozefina, Alizoti, dhe ata 10-12 deputet që e kanë lidhur qënien e tyre me Berishën janë Partia Demokratike? Po këta as që e kanë të domosdoshme të vijnë në pushtet. Këta janë shkaku që PD humbet, sa shikon fytyrat e këtyre populli, më e pakta, rri në shtëpi dhe nuk voton. Ja po supozojmë se këta kanë aq mbështetës sa janë fanatikët e Berishës, (sepse pas tyre nuk vjen njeri), por a vjen dotë PD në pushtet vetëm me fanatikët e Berishës? A e mendon or Xhafer sa shumë do afroheshin po të qërohen Berisha dhe zagarët që i lëpihen? Si nuk e kuptoni, se VETËM NDARJA DHE JO BASHKIMI ME BERISHËN ËSHTË SHPËTIMI? Ndarja me Berishën humb deri në 1000-2000 vota, por sjell qindra mijëra. Ndarja me Berishën është rilindje për forcat që duan ndryshimin si domosdoshmëri për daljen nga gjëndja ku e kanë futur socialistët këtë vënd.

              Përgjigjjuni
              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Me këtë gjendje që u katandiset, PS s'kishte pse të blinte vota !!! Jeni si ekipi i kategorisë së dytë.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dhembeli

                  . Ferdinand Xhaferi: - Edhe mishi tëpiqet dhe helli të mos digjet . Bravo Ferdinand ! Eshtë një soj , sikur ; nga shkatërrimi i pallateve që bëri tërmeti , të nxjerrësh tullat dhe ti përdorësh për ndërtimet e reja . Me këtë brumë o Ferdinant nuk mundesh të bësh byrek. Nuk të takon ty të japësh mënd !!! Një focë e re politike duhet të dali dhe me njerz e ide të reja . Bindjet nuk janë të lindura dhe të pa ndryshueshme tek njeriu. Kjo punë nuk bëhet me të lutur , ashtu si predikon zotrote . Lereni Saliun në hallin e tij së bashku me ata që i ka zenë halli .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje