Arrestimi i Belerit, Shpëtim Idrizi thirrje drejtësisë: Mos u intimidoni nga shtantazhet, të papranueshme vizitat e zyrtarëve grekë për burgaxhiun

19 Maj 2023, 13:09Politika TEMA

Arrestimi i Belerit, Shpëtim Idrizi thirrje drejtësisë: Mos u

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi lidhur me dosjen e Fredi Belerit.

Përmes një postimi në “Facebook”,  Idrizi thotë se drejtësia duhet të marrë parasysh të gjitha provat të cilat akuzojnë Belerin dhe mos lejojë asnjë ndërhyrje në punën e saj, referuar kështu edhe deklaratat e njëpasnjëshme të ardhura nga Athina zyrtare lidhur me këtë çështje.

Reagimi i plotë:

I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi e ndërhyrje në punën e saj.

Drejtësia të marrë parasysh ligjin dhe provat që e akuzojnë Fredi Belerin.

Ligjin e luftës 83- vjeçar me Shqipërinë kur do e heqi Greqia? Apo është e zënë me vizitat speciale në burgun e Belerit?!

Fredi Beleri, personi i fundit që do duhej të kandidohej si kryetar bashkie në Himarë, për turpin e atyre që e kandiduan dhe ndezën tensionet e harruara në Himarë.

I përfshirë në masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar për dhunimin e simboleve kombëtare, dalja me flamurin e republikës së Vorio – Epirit të vitit 1914 që aneksonte Jugun e Shqiperise dhe Protokollin e Korfuzit, thirrja për helenizimin e Jugut, do të ishin të mjaftueshme për institucionet e sigurisë kombëtare dhe të drejtësisë.

Fredi Bejleri është sot i akuzuar dhe me prova të pakundërshtueshme si blerës votash dhe shkatërrues i zgjedhjeve në Himarë.

Si kurrë ndonjëherë ka presion nga një shtet anëtar i BE-së si Greqia, por edhe nga një pjesë e politikës së vendit, individë të cilët duan të helmojnë marrdhëniet me gjitonin, që të mbyllin sytë organet tona të drejtësisë e të lirojnë këtë individ recidivist në krime të rënda penale.

Janë të paparanueshme vizitat e funksionarëve të lartë të shtetit grek për burgaxhiun përsëritës Fredi Beleri.

Për to kam vetem një pyetje?

Atë ligjin e luftës 83- vjeçar me Shqipërinë kur do e heqi Greqia? Apo është e zënë me vizitat speciale në burgun e Belerit?!

I bëj thirrje institucioneve tona të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi e ndërhyrje në punën e saj.

E vetmja gjë që duhet të marrin parasysh është ligji dhe provat që e akuzojnë këtë individ.

Në Shqipëri duhet të marrë fund njëherë e mirë kultura e shantazhit të organeve të drejtësisë nga aktorë të brendshëm a të jashtëm qofshin.

Ligji është i vetmi që duhet respektuar ndaj sot me shumë se kurrë institucionet tona duhet të jenë në respektim të rolit të tyre të rëndësishëm e të vlerësojnë vetëm provat që vërtetojnë akuzën ndaj tij.

2 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA ! dhe Patriotet !

    Je marre vesh me PERBINDESHIN e VIÇIDOLIT !?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cam i keq

      Ik mor cam muti,ne gjithe Shqiperine 2000 vota more byth…im

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje