
Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të premte ka reaguar në lidhje me artikullin që është publikuar së fundmi për Shqipërinë në median britanike “The Guardian”.
Me anë të një postimi në "Facebook", Rama shkruan se vendi ynë dhe bukuritë e tij i kanë lënë mbresa të forta shkrimtarit Jacob Mikanoëski.
Ndër të tjera në postim thuhet se ai erdhi me mëdyshje por u largua mirënjohës për mikpritjen që i është bërë.
"Të biesh në dashuri me Shqipërinë në syrin e gjigandit britanik “The Guardian”, këtë herë jo vetëm si destinacion turistik veror, por me përjetimet e forta të shkrimtarit Jacob Mikanowski, pas turit të tij në vendin tonë, që nga magjepsja e luginës së Valbonës deri tek tingujt rrëqethës të sazeve të jugut
Erdhi me mëdyshje , por u largua nga Shqipëria, siç shprehet vetë “mirënjohës që pata mundësinë të vizitoj këtë vend kyç të historisë, të mikpritjes së pakufishme dhe surprizave të pafundme”, shkruan Rama.
Te vije me makine mga Murtiqani per Tirane ky Jakobsi do mallkoje veten...ne gusht mbi 6 ore...aq sa I duhet per te mberritur ne Marse nga Londra
Mirenjohje per te gjithe ata qe shkruajne fjale te mira per vendin tone. Duhet te ulim koken dhe punojme me perulesi, experiencat jane te gjitha aty. Spanja, Italia, Turqia, kane bere ekinomi ne tregeti dhe punesime. Kemi nevojen per investime te medha e kam fjalen per kompani qe sjellin besin tek klienti elitar. Por ky nuk eshte problemi jone me i madh. MENTALITETI. Shoqeria jone vuan nga nje lloj kriminalizimi ku te gjithe shajne akuzojne e prezumojne pa asnje fakt se ky apo ai eshte hajdut apo i korruptuar. Do na duhet te kuptojme qe jetojme ne nje sistem ku jo te gjithe jane njesoj ( te varfer dhe te pasur) ky quhet sistemi kapitalist qe kemi zgjedhur.
Me vjen shume mire kur shikoje qe me ne fund po vlersohet sic duhet bukuria e ketij vendi
Bukurit e ketij vendi me ne fund po bien ne syte e botes e kjo gje ka ardhur vetem fal punes tuaj
Shqiperia po vleresohet shume nga vendet e huaja dhe kjo eshte shume gje e rendesishme per ne
E meriton Shqiperia te kete vemendjen e te gjithe shteteve
Vendi yne ka perla natyrore
Pushimet me te bukura kalohen ne shqiperi