Spiropali në Shkodër: Kundërshtarët të analizojnë pse morën 22 mijë vota më pak, të mos ofendojnë qytetarët duke i quajtur të shitur

19 Maj 2023, 16:17Politika TEMA

Spiropali në Shkodër: Kundërshtarët të analizojnë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në turin e mirënjohjes në Shkodër tha se koalicioni Bashkë Fitojmë nuk duhet të përpiqet të përbaltë qytetarët duke i quajtur të shitur, por të analizojë humbjen e thellë me 22 mijë vota më pak se në vitin 2021.

“Shkodra i ka besuar kryeministrit Rama dhe jam e sigurt se me vizionin që ka, do ta bëjë gjithë këtë qark krenare që na ka votuar. Kundërshtarët tanë që nuk gjejnë dot këto ditë as minimumin e arsyes për të bërë një analizë me përulësi.

Çfarë bënë gabim ata që humbën 22 mijë vota krahasuar me 2021-in. Këtë të shohin ata dhe most ë përbaltin fitoren më të madhe të Shkodrës.

Mos të fyejnë e ofendojnë qytetarët e Shkodrës që nuk u blenë, nuk u shitën por besuan tek projekti i Benet Becit dhe Edi Ramës.

Le ta gjejnë forcën të mblidhen dhe të kuptojnë se Shkodrën e kanë keqtrajtuar s ai takon investimeve, duke menduar se Shkodrën e kanë në xhep”-tha Spiropali.

1 Komente

  1. R
    Real

    Kjo ka..re e provon vete me keto qe thote se cfare ishte ne gjendje te bente pushteti krimimal i ripjelljes. Kush i ka akuzuar per te shitur apo don te besh para mbrojtje te krimit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje