"Për shqiptarët që na bëjnë krenarë", Blendi Klosi mbështet kandidatin e PASOK, Fatos Malaj

19 Maj 2023, 15:29Politika TEMA

"Për shqiptarët që na bëjnë krenarë",

Blendi Klosi perfaqesuesi politik i Qarkut të Vlorës ka shprehur mbështetjen e tij publike për kandidatin e PASOK në zgjedhjet e së dieles në Greqi Fatos Malaj.

"Për shqiptarët që na bëjnë krenarë . Një prej tyre, Fatos Malaj, bashkatdhetari ynë që prej vitesh jeton e punon në Greqinë fqinje, duke u integruar jo vetëm në jetën sociale, por edhe atë politike vendase.

Fatosi kandidon nën siglën e Partisë Socialiste (PASOK), një forcë politike progresiste, me qasje pozitive ndaj çështjeve që kanë patur lidhje të drejtpërdrejtë me komunitetin e emigrantëve që jetojnë prej vitesh në Greqi.

I angazhuar e më pas i punësuar si ndërmjetës ndërkulturor me specializim në kërkimet shkencore mbi emigracionin, Fatosi si njohës i mirë i këtyre problematikave jo pak herë ka qenë propozues i një sërë ndryshimesh në kodin e emigracionit.

Angazhimi dhe Përvoja shumëvjeçare e Fatos Malajt në këtë fushë, por dhe atë politike në zyrën e partisë së Pasokut, janë vlera që derivojnë natyrshëm në përfshirjen e emrit të tij në listat zgjedhore për përfaqësim në nivel parlamentar.


Me bindjen se Fatos Malaj do të gëzojë mbështetjen e gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Greqi, për ta çuar përpara angazhimin e tij të pandalshëm për emigrantët tanë." shkruan Klosi.

Fatos Malaj ka lindur dhe është rritur në Delvinë. Prej 30 vitesh ai jeton në Athinë dhe është një nga zërat më të njohur të emigracionit tonë aty.

2 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Epo u regullua dhe kjo punë për Fatos Malajn. Votuesit grekë s'kanë si t'ia prishin Blendi Klosit. Këta të bëjnë për të qeshur mu nē mes të qarjes.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Republic banana......

      Nje gje eshte siguro: tourkalvanosi Malaj do te marre...to makri, madje me gunga!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje