
Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të premte ka qenë në Shkodër, ku është takuar me kryebashkiakun e ri të zgjedhur, Benet Becin të cilin e ka këshilluar për qëndrimin që ai duhet të bëjë në momentin që do të marrë detyrën.
Rama i tha se duhet të punojë fort në mënyrë që të fitojë besimin e shkodranëve me zemër pasi është shumë e vështirë se zemra e tyre është e djathtë si vetë Beneti.
“Nuk e di çfarë ka bërë por do të kesh presion të madh duhet që ta mbash atë, duhet të bësh një bashki për të gjithë qytetarët e Shkodrës nëse do që të mbështesin siç të mbështetën sepse një herë mund të fitosh, port ë përsërisësh fitoren është e vështirë. Një gjë duhet që të dish nga unë, se sa herë që kam ardhur këtu duke kërkuar vota kam ngrënë shpulla.
Këtë herë të kanë fituar me mendje jo me zemër, zemrën nuk ta japin se e kanë djathtas si puna jote, por tua marrësh e tua vendosësh në qendër.
Në fushatë që ti e konsidero pjesën më të vështirë është më e lehtë në zyrë është më e vështirë, janë vendimet që të takojnë ty dhe të marrësh vendimet e duhura duhet që të dish të thuash jo”, është shprehur ai.
Rama hiqet kot si i majtë. Praktikat qeverisëse të tij janë të djathta. Është më e ndershme t'u thotë shkodranëve që deri tani kini ngatërruar të majtën për të djathtë dhe të djathtën për të majtë.
Si i djathte e nise dhe si i djathte po vazhdon.Shkodranet jane gabuar ashtu sic jane gabuar dhe nje milion te majte qe te votojne ty.Thuaje cilter qe je nje i djathte i ekstremit e mos u hiq si i majte.Njehere do te dal kallaji,do te bier mashtrimi.Besoj se 2025 do ta pohoj kete .Do dal e majta e vertete , ajo e ka nis rrugen.