
Nga Shkodra, ku po mban një takim falenderues kryeministri Edi Rama tha se fitorja historike në këtë qytet është sfida më e madhe e PS. Ai tha se këtë herë qytetarët shkodranë votuan me mendje dhe jo me zemër.
“Falendrim për ata që më 14 maj dolën dhe votuan Benetin. Dhe votuan PS. Për herë të parë jemi forcë e parë politike. Dua të falënderoj dhe ata që nuk dolën të votojnë duke e parë të pamundur që të votojnë për ne dhe Benetin por duke e parë dhe si të pamundur për ata që kanë votuar gjithnjë po s’kanë bërë asgjë.
Dua t’iu them të gjithëve atyre që nuk janë këtu që na kanë dhënë besim. Unë për vete këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe Shkodrës.
Ata që na votuan për herë të parë vendosën për të mos votuar me sy mbyllur sikurse e kanë bërë për 32 vite. Dhe kjo është problematike, sepse kush të voton me zemër të jep kredi afatgjatë siç ka ndodhur me palën tjetër.
Ajo ka qenë një kredi pa interesa që u kthye në një dëm të jashtëzakonshëm për ata që e votuan. Por ajo ishte votë zemre dhe në 8 fushatat e mëparshme unë e kam ndjerë që mendja e shumicës ishte e mbyllur për të dhënë mesazhin, atyre zemra u rrihte djathtas.”- tha Rama.
Jam i bindur qe do te shohim nje ndryshim shume te madh ne shkoder
E meritoni mbeshtetjen e ketij populli se po e coni shume perpara kete vend
Votuan per ju sepse ato te tjeret vetem e shkaterruan Shkodren
Lulezojeni Shkodren sic keni bere me gjithe qytetet e tjera
Sa te jeni ju qelbesirat o Rami ne pushtet as Saliut as Metes me shoke nuk ja prekni qimet e flokeve!Prandaj jeni tradhetaret e ketij populli!
Shkodranet bene zgjedhjen e duhur
Gjithmone keni sjelle zhvillim ne vendin tone