
Agron Gjekmarkaj është takuar me ambasadorin e Republikes Federale Austriake, Christian Steiner.
Teksa ka ndarë pamje nga takimi me ambasadorin austriak, Gjekmarkaj shkruan se ishte një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqësor mbi sfidën e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian dhe zhvillimet në Partinë Demokratike.
"Një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqesor mbi sfiden e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian si një finalizim i kahershem per kthimin e vendit tonë tek rrënjet dhe identiteti i vet historik.
Austria ka qënë gjithmonë në anen e kombit tonë. Ne i referohemi shpesh së kaluares po jo gjithmonë me të njëjten deshire. Kur kujtojmë lidhjet dhe ndihmen në shtetformimin tonë e po aq kontributin në dispilinat albanoligjike, emocionohemi me mirënjohje.
Zhvillimet në Partinë Demokratike, ishin po ashtu temë diskutimi mundesitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjeseve të saj duke ruajtur , principet demokratike, venomet legale, vlerat dhe aleancat me botën perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.
Nuk mund të ketë demokraci të fortë pa një opozitë të tillë. Po kaq e vura në dijeni shkelqesinë e tij për të gjitha perpjekjet që PD bën për reformat, sundimin e ligjit dhe standartet demokratike shpesh të rrezikuara", shkruan Gjekmarkaj.
Po ça eshte ky lajm? Agroni takon nje ambasador austriak????? Medemek Agroni i referohet emocioneve qe kujtojnë qe Austria si katolike e deshte Mirditën dhe Veriun! Dhe prej këtij fakti ai deliron. Dhe juu e transmetoni direkt. Pastaj Agroni i tha atij SH E -s, qe na fusni ne BE, Beni siç keni bere para 100 vjetësh. Ja dhe nje njeri i ditur shqiptar i politikes shqiptare.
Arbër…mbas 50 vjetëve kur Austriakët të hapin arkivat e 2022. nipat tonë kanë me lexu se në takimin me ambasadorin në fjalë Goni (siç e thërrisnin me dashuri) hëngri një tas me çorbë të skaduar dhe… deri në plëqërinë e thellë vuajti nga stomaku ( e villte herë pas here atë që hante).