Bajram Begaj i kthen mbrapsht ligjin e parë Ramës

13 Janar 2023, 17:23Politika TEMA

Bajram Begaj i kthen mbrapsht ligjin e parë Ramës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ktheu të premten për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, duke e cilësuar atë që një ligj që cënon të drejtën kushtetuese të presidentit.

Në dekretin e publikuar në faqen e Presidencës renditet si arsye juridike mungesa e konsultimit të projektligjit me Presidencën, si palë e interesuar drejtpërdrejt në proces, si dhe sillen argumente për cënim të parimeve kushtetuese, ku kompentenca e dhënies së dekoratave është atribut i Presidentit.

“Është e qartë se në këtë rast kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës.. me ligj rregullohet mënyra e dhënies së dekoratave dhe titujve të nderit, pasi është e qartë se cili është organi që i jep ato,” thuhet në dekretin e firmosur nga Begaj.

Sipas kreut të shtetit, ligji mund të përcaktojë dhe detajojë çështje proceduriale apo teknike të procesit të dekorimit, por jo të deformojë apo ngushtojë thelbësisht këtë kompetencë kushtetuese.

“Krijimi i Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve, e cila përbëhet nga organet drejtuese, Kancelari dhe Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve dhe kompetencat e përcaktuara për këtë strukturë kolegjiale vendimmarrëse shtetërore, i heqin një pjesë të rëndësishme të kompetencës kushtetuese në vetvete Presidentit të Republikës,” thuhet në dekret.

Dhënia e dekoratës me dekret nga Presidenti nuk mund jetë një veprim thjesht honorifik, arsyetohet në dekret,  por duhet të vijë “si një akt përmbyllës i një procesi vlerësimi, që i takon paraprakisht dhe vetëm Presidentit të Republikës”.

Begaj po ashtu e cilëson ligjin e ri në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve dhe analizon nga pikëpamja juridike nenet përkatëse që çojnë sipas këtij arsyetimi në kufizimin e kompetencës kushtetuese të kreut të shtetit.

Sipas projektligjit të propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe të miratuar me votat e shumicës socialiste në Kuvend parashikohet që medaljet, pavarësisht se do të firmosen formalisht nga presidenti, do të kalojnë fillimisht nga një institucion i ri i quajtur Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve.

Kancelaria do të drejtohet nga Kancelari, i cili, sipas projektligjit, do të emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri dhe pranë tij do të funksionojë një “Kolegj i Urdhrave dhe Medaljeve”, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të kontrolluara kryesisht nga kryeministri si dhe një përfaqësues i Presidencës, i cili do të ketë rolin e nënkryetarit.

Projektligji i jep dorë të lirë kryeministrit të emërojë dhe shkarkojë kancelarin sipas dëshirës, “bazuar në kodin e punës”.

Edhe pse e cilëson anti-kushtetues, presidenti gjithsesi vlerëson modelin e zgjedhur në ligj “për ndarjen e mbajtësve të dekoratave në Urdhra” dhe e quan ligjin të nevojshëm për të displinuar dhe standardizuar dekoratat dhe titujt.

Projektligji parashikon njëmbëdhjetë tituj nderi dhe medalje, ku secili nga titujt ka disa kategori. Titulli më i lartë do të quhet “Urdhri suprem i Shqiponjës”, e cila zëvendëson në këtë mënyrë dekoratën e Flamurit Kombëtar, e cila ishte dekorata më e lartë sipas ligjit aktual. Ajo do të jepet në gjashtë kategori: Gjerdani i madh, Ylli i Madh, Oficer i Madh, Komandar, Oficer dhe Kalorës. Presidenti i Republikës për shkak të funksionit shpallet menjëherë komandant i këtij urdhri me titullin “Ylli i Madh” ndërsa mbajtësit e titullit Ylli i Madh do të nderohen pas vdekjes me funeral ushtarak.

Urdhri i Skënderbeut do të ketë gjithashtu të njëjtat kategori, ndërsa në rang të tretë do të jetë Urdhri i Lisit Akademik, në bazë të së cilit do të nderohen qytetarët me merita të veçanta në kulturë, shkencë, arte apo sport.

19 Komente

  1. R
    ROÇKODAN

    Bajram bej u keputet ne biithe

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Ketu bravo i qofte po i tregon vendin Rana hajdutit Ky duket qe esht njeri serioz dhe i drejte qe nuk ndikohet nga askush ,

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dinjiteri

        Se Rama mburrej lart e poshte qe ““Presidentin e kam si zar “ Po ja Presidenti ja tregoi vendin

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doci i Babes

          Barua jone,as me shume dhe as me pak, per ate qe ai permban,me duket si nje mbeturine e lene nga anadollaket ne Arnautistan. Vazhdo me ylamdyrylam baru,ashtu si je formuar.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Suksese te metejshme

          Shumë mirë. Vetëm aman mos fillo edhe ti me dekorim dyqanxhinjësh.... Bjeru në kokë të gjithëve!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nalta

            Arsyetimet per kthimin i ligjit per dhenien e dekoratave jane mbeshtetur ne kompetencat kushtetusese te Presidentit te Republikes dhe jane plotesisht te sakta.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arditi patronazhisti i opozikurves

              Mos Bajrom mos e boj at gabim. Tashti dot te hapin dosjen dhe ty bythqirat e rilindjes me moterqirat qe e mbeshtesin dhe qe do fillojn te komentojne per shkrimin tim nqs e lejon I madherishmi Merohum

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arditi tjeter

                Po pra. Sapo te shkerdhejne ate qe te beri ty

                Përgjigjjuni
              2. E
                Ernesti nga Shkodra

                Une i respektoj te dy si Presidentin e Kryeministrin. Do te duhej qe Kryeministri te tregohet i kujdeseshem ne sjelljet ndaj Presidentit. Ne se behet vazhde atehere maredheniet mund te krisen dhe demi eshte i qytetareve.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lindita

                  Qe te kishte "balancim" te pushteteve, duhej qe Presidenti i Republikes te zgjidhej nga populli dhe te kryesonte Pishtetin Juridik. Bajram Begen e ka zgjedhur Kryeministri Rama dhe mund te beje me te cfare te doje, se Shqiperia eshte Republike Bananesh.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Ja kaqe

                    O rrote, wshte parim baze i repubblicane kushtetuese ndarja e pushteteve dhe 0rwsidenti si garant. Nuk mund te kryesoje pushtetin juridik presidenti i Republikes.

                    Përgjigjjuni
                2. M
                  Mos

                  E paske keputur ne mes Ramen. Jo kaq i rrepte.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sorry

                    Lereni dhe kete bojromin tè ndaje ndonje llamarine se gjynaf...

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Leo

                      e ka me qef akoma Beromi postin e presidentit .Duket se dhe ky ndonje koqe kanari do jete si Ilir Metaj. Vdesin me nda llamarina me ngjyra se ju duket vetja te rendesisshem

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Leo

                        e ka me qef akoma Beromi postin e presidentit .Duket se dhe ky ndonje koqe kanari do jete si Ilir Metaj. Vdesin me nda llamarina me ngjyra se ju duket vetja te rendesisshem

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kozmo

                          Dhenia e dekorative nga burri I Mones u skandalizua. Ne qoftese do te ishte akoma Ilir Meta ne presidence , medalja e radhes do te ishte IJA E BES KALLAKUT, per tu dekoruar.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sapa

                            Pse te mos mendojme se "vasali "i Rames i "kundershton" ketij qe publiku te besoje se ai vepron i pavarur?

                            Përgjigjjuni
                            1. *
                              *

                              z president ndalo shalgjatin e kryeministris !ai po kantonizon shqiperin dhe artificialisht ai po varferon shqiptaret dhe po pasuron te gjith ata qe deklarohen minoranc greke,bullgare,etj.president behu burre ndaloje kete kameleon i korrupsionit i cili po zbaton hap pas hapi detyrat e Sliut dhe Metes te cilet firmosnin ne dem te shqiperis kur ishin ne qeverisje .ndesa rama po i vulos .minoritaret nuk kan pasur prona toke ne shqiperi pervec shtepis se tyre ndersa rama i beri pronar tokash qe njekohesisht nuk ka njohur pronen e trasheguar te shqiptareve.ndalojeni kete shal gjat mendje vogel qe per interesa karjere politike po shkaterron shqiperin.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sula

                                Ne presidence dikush duhet te fuse miza që të kete nje fare pune, ndryshe, ne ate ambjent te paster, te riten kompetencat per shperndarjen e teneqeçkave.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje