Balla: Ligji për Aministinë Fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit, opozita nuk e ka ekskluzivitetin për Avokatin e Popullit

16 Janar 2023, 12:16Politika TEMA

Balla: Ligji për Aministinë Fiskale i bën mirë

Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla gjatë një prononcimi për shtyp deklaroi se ligji për aministinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit, si dhe u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë në këtë sesion parlamentar.

Balla tha se gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PS, deputetëve u është kërkuar që të dalin në terren, në takime me qytetarët, duke shtuar se PS ka vetëm një aleat, pikërisht qytetarët shqiptarë.

"Kuvendi i ka votat për të votuar në cdo lloj ligji. Ligji për amnistinë fiskale i bën mirë  ekonomisë së vendit. Do të dialogojmë me opozitën për amistinë fiskale siç do dialogojmë për  Avokatin e Popullit. Ka disa afate ligji për amnistinë nga data e depoztimit, e rëndësishme është që është pjesë e këtij sesioni dhe do të miratohet në këtë sesion parlamentar", u shpreh Balla. 

I pyetur në lidhje me Avokatin e Popullit,  deputeti socoalist u shpreh se opozita nuk e ka ekskluzivitetin për këtë, pasi sipas tij nuk respekton kandidatuarat që ka zgjedhur vetë

"Opozita nuk  ka ekskluzivitetin për të zgjedhur Avokatin e Popullit. Fakti që opozita nuk respektoi kandidaturat që kishte zgjedhur vetë, ju e patë kur ikën nga seanca parlamentare, kur opozita propozon një numër 4, ne zgjedhim 2. Kjo na bën të kuptojmë që opozita nuk është serioze në përgjegjësinë e vet. Procesi i shpalljes së interesit do të jetë një proces i hapur. Na duhet një avokat i popullit dhe jo i partisë.

Thirrja ime për opozitën është që në këtë fazë të re të integrimit të vendit, ku kërkohet që për çështjet e integrimit të gjejmë sa më shumë konsensus. Ajo që na ka diferencuar ne nga vendet e tjera, është se dialogu pozitë-opozitë ka qenë i kahershëm dhe kështu do mbetet, të mos shihet si “tradhti” kur opozita dialogon me ne. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, mbetet një prioritet kryesor. Komisioni për çëështjet Europiane, më i rëndësishmi. Kuvendi ka nevojë për një reformë të thellë", shtoi Balla. 

4 Komente

  1. J
    Josifi

    Amnistia fiskale do rrisi të ardhurat në buxhet(për ti bërë rrush e kumbulla)dhe do lulëzojnë horrat e kontrabandës dhe parave të pista.Po nuk u bë referendum këtë vend do e udhëheqin llumi i shoqërisë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      ORE HAJVAN PO JEPJANI AVOKATIN QE TJU JAPIN VOTAT PER AMNISTINE FISKALE DHE PER KANABISIN...............BENI DICKA TE HAJRIT EDHE PER GRUMBULLIM MJETE XHIROJE PER SHTETIN DHE NXIRNI NGA BURGU DISA MIJERA FATKEQE QE JANE KAPUR ME KANABIS........................BENI NJE LIGJ QE TE PENGOJE KRIMINELET EDHE TEK AMNISTIA EDHE TEK KANABISI...........................HISTORIA DO SHKRUAJE PER ATA QE MARRIN BARRE TE RENDA MBI SUPE..............MOS U TUTNI NGA EUROPA QE DI VETEM TE PENGOJE DHE NUK JEP ASNJE FOND PER BALLKANIN PERENDIMOR..........ATO FONDE QE JEP I JEP PER NJERZITQE PUNOJNE NESHQIPERI SI KESHILLETARE E TE TJERE..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje