
Matt Tirman, Drejtor për marrëdhëniet tregtare i ‘Satellogic’ kompania amerikane qe ka kontraktuar qeveria shqiptare për 2 satelitët në hapësirë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.
Ai tregoi se kush ka financuar për satelitët, çfarë funksioni do të kryejnë satelitët dhe sa do i vijnë në ndihmë Shqipërisë.
Pyetje: Qeveria shqiptare e ka financuar e vetme ndërtimin dhe dërgimin në hapësirë të dy satelitëve, apo jo?
Matt Tirman: Po qeveria shqiptare ka pasur një rol të rëndësishëm për nisjen e dy satelitëve. Ka financuar pjesën e marrjes së të dhënave dhe imazheve jo vetëm ndërtimin.
Pyetje: Çfarë nënkupton në kontratë termi “ka akses primar”?
Matt Tirman: Ky term do të thotë se qeveria shqiptare ka autoritetin e vetëm për marrjen e imazheve të territorit shqiptar, por edhe përtej 25 km larg kufijve shqiptar, që do të thotë asnjë satelit tjetër i yni nuk do të ketë akses për marrjen e imazheve të Shqipërisë.
Pyetje: Ku dallon shërbimi që ofron sateliti nga ai që ofron “google earth” apo shërbime të tjera të ngjashme?
Matt Tirman: Është një pyetje shumë e mirë. Google Earth dhe Google Map janë fantastike por imazhet që ato ofrojnë mund të jenë të vjetra, mund të jenë të përpara 6 muajve. Benefiti që do të marrin shqiptarët është rihartëzimi i gjithë territorit shqiptar deri në 4 herë në vit. Qeveria do të ketë kontrollin e këtyre satelitëve. Nëse ka një fatkeqësi natyrore qeveria nuk ka pse të presë që Google Earth të përditësojë imazhet e Shqipërisë, ndaj në këtë sens ka shumë përfitime.
Pyetje: Çfarë studimi ka bërë kompania që del në përfundimin se Shqipëria ka përfitim nga kjo marrëveshje? Si është bërë planifikimi për përfitimin dhe çfarë saktësisht përfitohet?
Matt Tirman: Ne kemi punuar shumë herët për të realizuar një studim lidhur me atë çfarë mund të realizonim në territorin shqiptar. Shqipëria ka një historik për hartëzimin, që është bërë më shumë për hartëzimin e zonave, janë marrë imazhe nga avionët, gjë që kushton shumë dhe nuk të jep pamje të përgjithshme të gjithë vendit. Ne jemi të aftë të ulim koston. Shqipëria do të ketë në dispozicion edhe 30 satelitë ku mund të marrë të dhëna lidhur me aspekte të tjera si, mjedisi dhe bujqësia. Këto satelitë do të jenë në dispozicion të Shqipërisë për përdorime të brendshme.
Pyetje: Sa kohë i duhet satelitit të bëjë një hartë të Shqipërisë?
Matt Tirman: Ne mund të rihartëzojmë të gjithë hapësirën e Shqipërisë në 60 ditë. Më pas këto imazhe ja dërgojmë qeverisë shqiptare në një hartë të përditësuar. Një tjetër benefit ka të bëjë me Agjensinë e Mbrojtjes Civile, e cila do të përdorë këto imazhe për nevojat e tyre.
Pyetje: Pra satelitët do të monitorojnë 24 orë Shqipërinë?
Matt Tirman: Jo domosdoshmërisht 24 orë në ditë. Me 2 satelitët ne mund të marrim imazhe çdo ditë dhe me satelitët plotësues do të marrim imazhe të tjera të të gjithë territorit. Nuk është akoma realitet vëzhgimi i Shqipërisë në çdo minutë të ditës. Urojmë që pas 5 vitesh, kompania jonë ta mundësojë këtë gjë. Ajo që do të përfitojë qeveria shqiptare është një sasi imazhesh që nuk është përfituar më parë.
Pyetje: Thatë pas 5 vitesh ne do e mundësojmë monitorimin në 24 orë, po thoni që do vazhdojë kontrata me qeverinë shqiptare edhe pas 3-vitesh?
Matt Tirman: Kompania jonë do të zgjerohet vazhdimisht, qëllimi ynë është të rihartëzojmë gjithë botën çdo ditë. Marrëveshja që kemi nënshkruar me Shqipërinë do të zgjasë 3 vjet por sigurisht që ne urojmë që të vazhdojë përtej 3-vjecarit të parashikuar.
Pyetje: Në sa minuta mund të fotografojë sateliti i Shqipërisë?
Matt Tirman: Çdo 6 orë ne do të mund të marrim imazhe të territorit shqiptar.
Pyetje: A po trajnohet stafi shqiptar dhe sa kohë parashikohet të marrë trajnimi i tyre?
Matt Tirman: Po, po trajnohen. Ne kemi trajnuar disa prej ekipit shqiptar. Kanë mësuar gjëra që lidhen me inteligjencën artificiale, me të dhënat që ofrohen. Ky trajnim është kryer në dhjetor.
Pyetje: Sa persona janë trajnuar deri tani?
Matt Tirman: Janë trajnuar 20 zyrtarë deri tani.
Pyetje: Sa kohë merr trajnimi i tyre?
Matt Tirman: Varet, ky trajnim fillestar zgjati dy javë. Ne kemi për qëllim ti mësojmë të punojmë me pajisjet tona dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre.
Pyetje: Zyrtarët e trajnuar kanë qenë të Ministrisë së Mbrojtjes?
Matt Tirman: Kanë qenë të Ministrisë së brendshme dhe zyrtarë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.
Pyetje: Kur parashikohet të nisë punën stafi dhe të kemi rezultatet e para të punës së tyre?
Matt Tirman: Puna ka filluar tashmë. Ne ju kemi dhënë akses në satelitë dhe në fund të 3-mujorit besoj që do të ndajnë me ju rezultate fantastike. Ekipi ynë po punon me stafet dhe qeverinë shqiptare. Javën e ardhshme do të takohemi me qeverinë shqiptare dhe do të sigurohemi që kanë bërë progress.
Pyetje: Rezultate e para domethënë do i kemi në Mars?
Matt Tirman: Uroj që Po, sepse ne do ju dërgojmë të dhëna vazhdimisht, por duhet ta konfirmojmë me qeverinë shqiptare. Ata do ti ndajnë këto të dhëna me ju sapo të jenë gati.
Pyetje: Kryeministri Rama ka folur me superlativa lidhur me satelitët, ka thënë që satelitët do të shërbejnë shumë mirë për luftën ndaj korrupsionit. Si do të ndihmojnë ata në këtë pikë?
Matt Tirman: Një tjetër benefit lidhur me satelitët ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, kundër krimit ndaj pronave. Mund të fotografojnë të gjithë ndërtimet pa leje në vend, të identifikojnë se ku ka shkelje lidhur me pagimin e taksave. Satelitët janë përdorur për monitorimin e kufijve, ku kanë pasur target krimet e trafikimeve.
Pyetje: Sa ka kushtuar kontrata 3-vjeçare me qeverinë shqiptare?
Matt Tirman: Çmimi total për 3-vitet e kontratës që ne kemi lidhur me qeverinë shqiptare ka kushtuar rreth 6 milion dollarë.
Shpjegim shume i qarte
Hahahs haha!! Shum qart e bukur na thotë Mato se sa shum do na hyjnë në punë satelitët. Shqipëria, thotë ku Muçua, do përditëson hartën e saj deri në 4 herë në vit, pra 1 herë në 3 muaj!. Ndërsa google earth dhe google map i ka të vjetruara se na i përditëson një herë në 6 muaj! Do i përdor Agjencia e mbrojtjes civile thotë....Ndërkohë që Çsko Hakiu as që e ka idenë se pse do ti hyjë në punë ky informacion, na e ditka Mato... Nga dreqin e di ky Mato se ne kemi AKMC??? Pyetjet që duhet të shtrohet dhe sqarohen 4aksapaguesit është: 1- A kemi ne(Shqipëria) dy Satelit Autonom në orbitë të cilëve ja u diktojmë ne intenerarin e fluturimit, apo kemi nja dy kamera në një satelit të dikujt tjetër që na jep pamje të përditësuar çdo tre Muaj???. 2- Në rast të një përmbytje, apo emergjencë tjetër të Sigurisë kombëtare, a mundë ti drejtojmë ne këta satelit që të na japin pamje në Kohë Reale të vendit të territorit ku është emergjenca??? 3-Në se përgjigja e pyetjes 2 është "po"(që unë e dyshoj 100%), për cfar dreqln do na hyjë në punë, ku këtë informacion mund ta marrim lehtësisht nga lartësitë në terren dhe nga shenjat e Sistemit gjeodezik Kombëtar??? Kjo "hapje menderesh" me satelit ka vetëm një vlerë Reale: Vetëm në se i hyjnë në punë Aleatëve tan. Përndryshe është një shumti si shum të tjera gjatë këtyre 32 vite Dhimokraci Korruptive
O Vlora keshtu thoshte edhe njeri-pse te qi pidh kur i bie me dore
Pooo debil kompetent . Ta thote jane 30 satelite qe shkembejne informacion e quhet konstelacion . Por nese njehere ne dite o ne disa ore ai ben foto ne nje situate normale ne raste emergjence jane satelitet kombinues te konstelacionit ku bejne pjese qe e kryejne kete rol me shpesh . Ashtu si satelitet tane nese i kerkohet do e bejne per nje territor tjeter . Kjo eshte nje nderlidhje reale dhe e detyrueshme ne cdo konstelacion . Nje harte njehere ne tre muaj o kompetent eshte nje zhvillim shume pozitiv sepse sateliti nuk ben harta po jep te dhene agjensise qe i perpunon dhe i zhvillon ne hartografi. Ngaterron satelitet per sherbime civile si ky i joni me sherbimet ushtarake te aleateve . Te siguroj se ato ushtarake janr mijera here me te fuqishem
Duhet të kalojnë 3 vite dhe 6 milion euro dëm, për ta kuptuar se kush është debili.... P.T, RR.K, apo kushdo qofsh, nuk të Pyeta ty, se nuk kam ndjeshmëri fare nëse analfabet funksional ekzistojnë apo jo. Problemi qëndron se këto satelit, nuk na ofrojnë informacion në kohë reale. Kjo mund të ndodh, mund, thotë Matua, vetëm pas 5 viteve......, por ti ditke më shumë se Mato dhe se "topi" i Matos..
Duhet të kalojnë 3 vite dhe 6 milion euro dëm, për ta kuptuar se kush është debili.... P.T, RR.K, apo kushdo qofsh, nuk të Pyeta ty, se nuk kam ndjeshmëri fare nëse analfabet funksional ekzistojnë apo jo. Problemi qëndron se këto satelit, nuk na ofrojnë informacion në kohë reale. Kjo mund të ndodh, mund, thotë Matua, vetëm pas 5 viteve......, por ti ditke më shumë se Mato dhe se "topi" i Matos..
Vlora. ..dukesh qe je SALIU nga Viçidoli.
Kisha edhe une një pyetje për zotërinë.Ekziston ndonjë satelit edhe për vjedhjen ,gjykatat dhe korrupsionin apo duhet të vazhdojmë ti zbulojnë vetëm pastrueset ?Flm.
Ahahahahahahaahahahhaa, lol - Shprese te Kimetja e Ceku i Bardhe, pellazge, lol zgjohuni
Ti djaloshe fsleminderit shume per sqarimet dhe suksese ne punen tende. Sapo te dhenat te arrijne ne shqiperi I ha ujku. Jane trainuar 20 vete thote ai, qeveria shqiptare asnje fjale, personat jene top srkrete. Do te vezhgoje pronat kur ne nuk kemi akoma ligje te zbatueshem pronash sepse ndryshon cdo 5 vjete sipas oreksit te pushtetareve. Do monitoroje trafikun. Jane bere aq shume investime ne dollare ne kamera dhe radare sa shqiperia do te ishte bere lule, por ato fikeshin vete here pas here sipas oreksit. Dhe qershia mbi torte ishte lajmi I djeshem ku trafikantet kishin instaluar kamera pa leje ne mese te Shkodres per te monitoruar policine qe ne duam. Nqs gazetari do tia kishte shpjeguar me pare kete situate zoteria te ishte arratisur prej intervistes.
O ti patriot i madh ,si u zbuluan kamerat ne shkoder mund ta spjegosh ? Me arsyetimin qe ben duket qe je ne klase te pare nuk paske mesuar mire alfabetin . Ju te lindurit e viteve 90 duket qe jeni analfabet se keshtu ju donte baba saliu qe ju te vidhnit dhe ai te pasurohej.te shpelafte nje panukellmor idiot .
Mara nga menyra se si pyet tregon se kush je e sa kuptone,kamerat ne Shkoder ishin montuar aty ku duhet te montonte shteti,pra kishin zevendesuar Policine.
Me demek kur ti nevojitet qeverise fik satelitet per territorin e kanabiisit, ashtu siq fiku radaret per trafikun detar te kanabisit. Zgjegjet po afrohen dhe duhet kanabis per te fituar!
Hasono leni llafet . Ne cdo moment ti i mer te dhenat qe do se satelitet sjane vetem dy tonet po jane nje sistem qe quhet kostelacion afersisht 30-40 satelite dhe mos njeri eshte tjetri ne ate moment qe mbulon Shqiperine dhe …Ashtu si satelitet Albania nuk japin informacion vetem per ne po per gjithe sistemin .
Po paret ne dyshek i gjen satellite?
Pa shiko pa shiko do kontrolloka dhe taksat ky sateliti, Ndertimet oa leje me foto po pse kush do i shohe keto foto. Ketu nuk po shohin objektet vertikalisht do shohin fotot. Madje paska dhe nje te mire qe dergoka foto dy here me shume se google map qe eshte falas. Nuk e mora vesh SHQIPETARET cfare perfitonin nga kjo?!?!?! Do ulen cmimet ? Do vidhen me pak? Do u rriten rrogat? Do kene kushte pune dinjitoze?
Rama eshte kallami me dy satelitet e tij.
Jo 2 satelite po 100 te jene asgje nuk ndryshon ne ate shqiperi te mjere. Atje nuk mungojne informacionet por institucionet jane te papergjegjshme per perpunimin konform ligjit te informacioneve.
Shoku amerikan Mato TjerrMamanë!! Lekët për satelitët Daku, ato disa milionë euro nuk I ka dhënë komandanti për "harta"dhe "fotogrametrira". Dëgjon o mamuth shtatanik. I ka dhënë që kompania juaj mqs ka ca te njohur ne qeveri qeveria e Sorosit, ne USA, te ketë mëndjen që ta lërë komandantin tonë pedusho-komunist ti bëjë cfare ti doje fanfara e sumës dhe te vazhdoje te rrije ne karrige . Milionat jane per karrigen jo per satelite o shoku- dick out of order-. Satelit eshte sebepi per delet po milionat jane per karrigen. Loqe! Me kete rast shpallni non grata ate pastruesen qe I thau krahun Aldes se Ah-metajt.
U qifte deri satelitet, se na cate karin me keto tajare qe fluturojne
I forte je mese e drejte... Une do beja nje Pyetje. ? Ha ka mundesi qe Satelitet te na zhdukin nga keta Spiunin Sali qe vrau nje popull ,,vodhi nje popull ,,dhe shkateroi nje Shqiperi .. Pyetje e dyte. ? Ha ka mundesi qe Sateliti tja fuse Ilirit Florririt gishtin ,,e tja mari te gjitha. Florijnte dhe Miliardat qe ka vjedhur ,,Edge. AI Legeni Tut Vasili etj.....
I forte je mese e drejte... Une do beja nje Pyetje. ? Ha ka mundesi qe Satelitet te na zhdukin nga keta Spiunin Sali qe vrau nje popull ,,vodhi nje popull ,,dhe shkateroi nje Shqiperi .. Pyetje e dyte. ? Ha ka mundesi qe Sateliti tja fuse Ilirit Florririt gishtin ,,e tja mari te gjitha. Florijnte dhe Miliardat qe ka vjedhur ,,Edge. AI Legeni Tut Vasili etj.....
I forte je mese e drejte... Une do beja nje Pyetje. ? Ha ka mundesi qe Satelitet te na zhdukin nga keta Spiunin Sali qe vrau nje popull ,,vodhi nje popull ,,dhe shkateroi nje Shqiperi .. Pyetje e dyte. ? Ha ka mundesi qe Sateliti tja fuse Ilirit Florririt gishtin ,,e tja mari te gjitha. Florijnte dhe Miliardat qe ka vjedhur ,,Edge. AI Legeni Tut Vasili etj.....
6 milion dollar mos ishte me mire te investoheshin diku tjeter , se hartat shqipot i kane edhe nje CD po te duan ta dergon frengu pse ky “ investim” 6 milion dollar per nje vend me 1000 probleme….pyesim dhe çuditemi,
Ashte mire me ndigjua ushtimat e shpellave se atje zhvillohen kafeshet
Sateliti 1 do monitor Zaho/ djali prej lecke I prodhuar nga 2 pleq: satellite 2 is monitoring Linda thug /plak Rama / … burri 4
Ja fusni kot. Keto jane lodra per Zahon.Pse ça mendoni ju do i bleje babi Edi playstation? Apo do rri Zaho me laptop te presi imazhet e vjetra te Google ? Normale qe me leket qe ka do beje dallim Edhe ne lodra. Pra kur shoket e Zahos te lapin me lap topin me Google Zaho me kodet personale do lozi me 2 Satelitet . Kaq e thjeshte femija ka kosto. Mbas 3 vjetesh do i dali nga qejfi Zahos dhe do kerkoje 1 loder me te avancuar normale apo jo ? Kurre sa per kete tipin ky me kujton kabllin e Çezit. PS Mos na jepni keshtu lajmesh ju lutem se ja e lexoj dhe djali tashti dhe po m kerkon dhe ky babi babi dua dhe une satelite si Zaho. Te shof mos i blej ndonji dron nga ato 100 euro me ulje se sateliti kushton. Te pakten ngelet mall ne shtepi mbas 3 vjetesh
Keto satelitet jane per tu spiunuar juve, kur te shkoni te beni shurren ne Bahce. Do tu vije gjoba nga Banka Kredins e ministria e financave te eAlbania, se ndotni ambjentin. Prisni prisni, se me teknologji e shkence, kane per tu a futur deri ne rreze. Deri atehere do heqin qafe budallenjte me "vaksinat", ashtu si edhe po e bejne qe nga 2021-i.
Ja merrni psh faqen e Meros. Gjithe keto link-it po ju pergjojne e analizojne kur komentoni. Ketu poshte i keni. addthis.com azureedge.net cdnimpuls.com consensu.org quantcast.mgr.consensu.org doubleclick.net fonts.googleapis.com google-analytics.com google.com instagram.com likevertising.com marphezis.com mediadesk.ai nitropay.com outbrain.com taboola.com teads.tv tomorrow.io vidazoo.com vlitag.com
Po gamorin tem a thu do ma gjej Rama?