
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi njoftoi këtë të martë vendimin e marrë prej tij për të mbledhur ditën e enjte Këshillin Kombëtar të PD.
Sekretari për Çështjet Ligjore, në Partinë Demokratike Indrit Stefa tha se një vendim i tillë është nul, pasi në asnjë nen të statutit Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të mbledh Këshillin Kombëtar.
Madje ai shtoi se në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur në 18 korrik është vendosur që Bardhit t’i merret vula e Partisë Demokratike.
“Me çfarë kompetence e ka thirrur zoti Bardhi? Lexoni statutin dhe më thoni në cilën dipozitë thuhet se Sektretari i Përgjithshëm ka të drejtë të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Sekretari nuk e mbledh Këshillin Kombëtar. Për t’u mbledhur Këshilli Kombëtar duhet që ¼ e anëtarëve t’i dërgojë kërkesë Kryesisë për t’u mbledhur Këshilli Kombëtar. Kryesia shqyrton kërkesën shikon nëse janë anëtarë të Këshillit dhe nëse janë të tillë miraton datën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, tha Sefa në Euronews Albania.
O jeni bo gazi botës o u marrofshit krejt
Problemi ne kete parti eshte se nuk gjen dot nje grup sa 1/4 ne nje mendje , duhet ta parashikoni edhe kete rast ne statut qe sekretari te mund ta mbledhe njehere .. Le qe tani nuk keni as sekretar Parti rrumpalle . E si do drejtoni nje shtet kur nuk dini te drejtoni nje parti po jene ala me baben
njeezit qe skane asnje lidhje me punen ne shqiperi qe kane harruar si punohet etj etj jane te gjithe ne politike dhe as qe kane ndermend te shkulen ,ka sa te duash majtas djathtas .... Vetem ne alb nje politikan qe humb qendron seriosht ne politike aktive ,se normale ,cpoune tjeter do beje ,kane 30 vjet qe i bien me dore e marrin dieta e ku di une cfare ,pa permendur aferat qe zbulohen hera heres .....vend i kalbur
Sot partia demokratike tregon fytyrën e saj të vërtetë.Që nga viti 1992 e deri më sot ka qënë një parti për të shkatëruar Shqipërinë dhe jo për ta drejtuar drejt një demokracie të vërtetë.Ata që sot zihen se kush do jetë në kry janë pikërisht ata që vodhën çdo gjë dhe privatizuan çdo gjë dhe frika e burgut i bën të shkojnë kështu siç po shikojmë ka dy vjet.Nuk ka më turp kur vëndi ka 1000 probleme dhe këta po rihen me njëri tjetrin...dhe nga ana tjetër edhe Rama bën sikur po drejton vëndin me seriozitet...