Basha prezanton në Elbasan kandidatët e tij: Kam sjellë dy zëdhënëset e PD për t'ju përfaqësuar

14 Mars 2025, 12:28Politika TEMA

Basha prezanton në Elbasan kandidatët e tij: Kam sjellë dy

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat nga qyteti i Elbasanit, ka uruar shqiptarët për Ditën e Verës. Ai theksoi se Elbasani është një qytet me vlera të mëdha intelektuale dhe kulturore, që ka kontribuar shumë për Shqipërinë dhe kombin.

Basha uroi të gjithë qytetarët për një verë të mbarë, duke theksuar se ky vit duhet të sjellë ndryshime pozitive dhe besim në një të ardhme më të mirë. Ai vuri në dukje se Elbasani, së bashku me gjithë Shqipërinë, meritojnë më shumë, dhe shprehu angazhimin e koalicionit për përfaqësimin e vlerave qytetare dhe ndryshimeve të domosdoshme.

Basha gjithashtu vlerësoi kontributin e kandidatëve të koalicionit për Elbasanin dhe Shqipërinë.

Prononcimi i plotë i Bashës:

Nga Elbasani, që sot është kryeqyteti i të gjithëshqiptarëve, ju uroj gëzuar Ditën e Verës. Çdo familje shqiptare, gjithë qytetarëve shqiptarë, ju uroj një verë të mbarë, ju uroj shëndet dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja! Suksese dhe plotësim të dëshirave, planeve, aspiratave për gjithësecilin prej jush. Për mua është një kënaqësi e jashtëzakonshme që ndodhem sot këtu në mes të qytetarëve të Elbasanit, qytetit tim të dytë ku kam shërbyer për një kohë të gjatë si përfaqësues, të ndodhem prap në këtë qytet i cili i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë, i ka dhënë kaq shumë kombit tonë dhe të shprh pa asnjë kompleks dobësinë që kam për Elbasanin, për qytetarinë e Elbasanit, për vlerat intelektuale dhe kulturën që rezaton ky qytet. Është një ditë mirësie dhe mbarësie dhe është një ditë pozitiviteti, siç uroj nga zemra të jetë kjo verë për të gjithë shqiptarët duke e nisur pse jo, ngë një verë e hershme, nga maji. Një maji i ndryshimeve pozitive, një maji i kthimit të besimit se një jetë më e mirë është plotësisht e mundshme këtu në Shqipëri. Se Elbasani, Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë

5 Komente

  1. K
    Kritiku

    Perse sillni idiotesira te tilla? Çfare perfaqeson Basha? Ai nuk eshte ne asnje Parti. As ne kete gjoja parti qe eshte regjistruar ne emer te dikujt tjeter ai nuk ka asnje post apo titull. Perse beheni kaq injorante me lajme te tilla? Rrumpalle!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Mos keshtu me keto llafe, per nje burre shteti si Basha. Eshte fat per Shqiperine nje udheheqes si Luli, qe ha byrek nderkohe qe po fle. Kush tjeter mund ta beje kete?

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nul Moka

      Po ai që mban këpucën në dorë, kush është.....!!!??

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        CAR NJE MAJ THUA O KAR,OSE THUAJ 11 MAJIOSE THUAJ 14 MARS!!!! JE BUDALL I NADH, POR PERSERI JE BUDALLI I SALEHKARAXHICIT........L

        Përgjigjjuni
        1. =
          ======

          GJeti rastin qe ne Elbasan ishte feste dites veres dhe ishin njerezit perjashta dhe doli dhe Lulezimi mes tyre, gjoja sikur ishin partizanet e Lulezimit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje