Basha reagon ndaj BBC: Po ripërsëritet një histori që është hetuar dhe sqaruar

2 Nëntor 2023, 15:30Politika TEMA

Basha reagon ndaj BBC: Po ripërsëritet një histori që

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me artikullin e medias BBC, ku përmendet lobimi i kryedemokratit Lulzim Basha në SHBA në vitin 2017,  dhe dyshimet për lidhjet me kompanitë ruse.

Përmes një deklarate për media, Partia Demokratike, mohon të ketë marrë financime nga rusët. Gjithahstu thekson se shkrimi lë jashtë çështjen McGonigal, që sipas saj është përdorur për të goditur kreun e PD.


Partia Demokratike ka publikuar dhe shkresën zyrtare që i ka nisur BBC, ku i është drejtuar duke i thënë se po ripërsëritet një histori që është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën.


PD shkruan se ish-agjenti në fjalë i FBI-së, McGonigal, është dënuar nga gjykatat amerikane vetëm pak javë më parë.

Sipas PD, McGonigal u përdor nga kryeministri Rama për të ngritur një fushatë shpifjeje kundër Lulzim Bashës përmes akuzave të rreme.

Deklarata e PD:

Në disa media media është publikuar i deformuar sot një shkrim me disa të pavërteta të marra copy-paste nga vala e shpifjeve kundër PD dhe Lulzim Bashës.

Fakti që në shkrim as nuk përmendet korruptimi që Edi Rama i bëri McGonigal për të sulmuar Lulzim Bashën, tregon se kush është i interesuar për riciklimin e kësaj çështje që ka marrë përgjigje si nga institucionet shqiptare të drejtësisë ashtu dhe nga ato të SHBA.

Më poshtë teksti i shkresës zyrtare që PD i ka nisur BBC:

E nderuara Zonjë/Zotëri,

Fatkeqësisht, ju keni publikuar një lajm pa u njohur plotësisht me faktet dhe pa iu drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë për një përgjigje të duhur.

Ju po ripërsëritni një histori të vjetër që tashmë është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën. Narrativa e paraqitur është pa asnjë ekuivok e rreme nga fillimi në fund.

Siç është faktuar tashmë, as zoti Basha dhe as Partia Demokratike dhe fushatat e saj nuk kanë marrë ndonjëherë fonde nga Rusia.

Kur kjo histori doli për herë të parë në 2017, zoti Basha dhe Partia Demokratike kërkuan një hetim të plotë dhe bashkëpunuan plotësisht me të gjitha autoritetet hetimore.

Në vitin 2019, gjykatat në Shqipëri e kishin shfajësuar plotësisht zotin Basha dhe Partinë Demokratike, duke e pastruar atë nga çdo lidhje me këtë histori të sajuar.

Për më tepër, që prej asaj kohe ka dalë në dritë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte lidhje të ngushta me agjentin e atëhershëm të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas hetimeve, përfshirë nga Neë York Times, këto lidhje u krijuan kryesisht për të goditur z. Basha, duke u përfshirë në një fushatë shpifjeje kundër tij, pjesë e së cilës ishin edhe këto akuza të rreme. Shih: https://www.nytimes.com/…/fbi-intelligence-charged…” –thuhet në njoftim.

5 Komente

  1. A
    Aron

    Ik more plehre, se dosjen e ke tek FBI, vec se tani per tani po ta mbajne te mbyllur, por ne momentin qe do dredhesh bishtin ta rrasin ne bythe sic ia rrasen Sales. Basha eshte po aq plehre sa Saliu, sepse nga Saliu doli dhe kush i ben avokatine eshte po aq plehre sa ai.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      KUJTON LULBASHOVICI SE SHBA ESHTE SI ĎREJTESIA E SALEHKARAXHICIT ......DUHET TE JAPESH LLOGARI PER VJEDHJET NE RRUGEN E KOMBIT,FALJEN E. DETIT GREQISE VRASJEN È KATER TE PAFAJSHMEVE NEBULEVARD,SHITJEN E VIDIOS SERBÈVE TE MASAKRES SE USHTRISE SERBE DHE NATYRISHT PER LOBIMIN RUS...........

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        KUJTON LULBASHOVICI SE SHBA ESHTE SI ĎREJTESIA E SALEHKARAXHICIT ......DUHET TE JAPESH LLOGARI PER VJEDHJET NE RRUGEN E KOMBIT,FALJEN E. DETIT GREQISE VRASJEN È KATER TE PAFAJSHMEVE NEBULEVARD,SHITJEN E VIDIOS SERBÈVE TE MASAKRES SE USHTRISE SERBE DHE NATYRISHT PER LOBIMIN RUS...........

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          KUJTON LULBASHOVICI SE SHBA ESHTE SI ĎREJTESIA E SALEHKARAXHICIT ......DUHET TE JAPESH LLOGARI PER VJEDHJET NE RRUGEN E KOMBIT,FALJEN E. DETIT GREQISE VRASJEN È KATER TE PAFAJSHMEVE NEBULEVARD,SHITJEN E VIDIOS SERBÈVE TE MASAKRES SE USHTRISE SERBE DHE NATYRISHT PER LOBIMIN RUS...........

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha

            Pres që pede të thotë se rama kontrollon edhe BBC si çdo media në Shqipëri. Ahahahaha

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje