Me sytë nga Shqipëria dhe Kosova, Belgjika po shqyrton mundësi të reja për të rritur numrin e migrantëve të paligjshëm që largohen nga vendi. Ministrja belge e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, ka deklaruar se qeveria po merr në konsideratë “çdo zgjidhje të mundshme”, përfshirë edhe marrjen me qira të hapësirave në burgje jashtë Belgjikës për të strehuar të burgosur të huaj.
Në një intervistë për Euronews, Van Bossuyt tha se Belgjika është e hapur për partneritete me vende të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, si pjesë e masave kundër migracionit të paligjshëm. Ajo konfirmoi se së fundmi ka qenë në Shqipëri dhe në Kosovë për të eksploruar mundësitë e strehimit të të burgosurve të huaj.
“Po shqyrtojmë çdo zgjidhje të mundshme për të rritur shkallën e kthimeve. Kjo është një nga opsionet që po diskutojmë me Ministrinë e Drejtësisë,” u shpreh ministrja belge.
Sipas saj, në rastin e Shqipërisë, diskutimet kanë të bëjnë me strehimin e shtetasve shqiptarë që aktualisht vuajnë dënime në burgjet belge. Ndërsa për Kosovën, synimi është transferimi i personave që qëndrojnë ilegalisht në Belgjikë dhe ndodhen në burgjet e saj, pavarësisht kombësisë.
Euroneës kujton se Danimarka ka nisur tashmë një skemë të ngjashme, duke dërguar në Kosovë të huaj, të cilët duhet të vuajnë dënimin përpara kthimit në vendet e origjinës. Po ashtu, Italia ka hapur vitin e kaluar qendra ndalimi për migrantët në Shqipëri, një praktikë që ka ngjallur debate ligjore dhe kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut.
Van Bossuyt theksoi se Belgjika është e hapur edhe për marrëveshje përtej Ballkanit Perëndimor.
“Ishim në Shqipëri dhe Kosovë dhe folëm me ministrat përkatës, por mund të ketë edhe vende të tjera. E rëndësishme është të shohim se ku mund të mbështetemi te një zgjidhje e tillë,” tha ajo.
E pyetur nëse Belgjika do të konsideronte zgjidhje të ngjashme edhe për migrantë që qëndrojnë ilegalisht në vend, por nuk janë të dënuar, ministrja u shpreh se kjo mund të shqyrtohet në kuadër të një marrëveshjeje të re të Bashkimit Evropian, e cila do të lejonte dërgimin e tyre në të ashtuquajturat “qendra kthimi” jashtë BE-së, në vende që konsiderohen të sigurta.
Mos lejoni t'ju trajtojnë si kazan plehërash!
E hapur nuk do te thote qe te tjeret te prznojne ate qe ti deshiron......eshte nje deshire por ngelet deshire.
Po tradhetari i gjate sikur do pranonte perdorimin si kazan vetem nga Italia. Tani na doli dhe Belgjika. Hajduta te ndyre.
Budalla as shqip nuk di te lexosh , eshte mendimi zonjes , apo edhe kur tjetri mendone eshte faji Rames. Shume jane shtuar budallenjte
Po jo more , bëhet fjalë që në Shqipëri të transferohen të burgosur shqiptarë nga burgjet e Belgjikës në burgjet tona dhe këtu nuk ka asgjë të keqe , shqiptarë janë dhe le të kryejnë dënimin në vëndin e tyre .
Borxhi publik I Belgjikës është 554 miliard euro.Nuk duam asnjë marr-dhënie me këtë shtet neonazi.
Kam frik se ky budalli Jon do pranoj cdo lloj gjeje
Kjo ministrja belge nuk di te negoxjojn me Ramen, meso nga Meloni hipi avjonit Ike te vilat qeveritare ne vlore dhe atije bej pazarin sa te jape e sa me jepe.
Shqiperia eshte e popullit Shqipetare dhe dote mbetet dhe jo hambari i Evropes qe ta perdor si burgu i Evropes kriminela kemi mjaft dhe ma shum nuk na duhen ,or popull zgjohuni mos lejoni qe te ndodhe merni drejtesine ne doret e juaja dhe rembeni xhdo kend te kesaj kategorie dersa ta kupton shteti se Shqiperia eshte e jona.