Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se sfida më e madhe e kryedemokratit Sali Berisha është që të largojë Ervin Salianjin nga kandidimi në PD dhe Adriatik Lapajn nga protesta në bulevard.
Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report TV, ku shtoi se qëllimi i vërtetë i Berishës nuk është rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ai shtoi se Berisha gjatë gjithë jetës së tij politike ka ecur me një parim, që brenda PD-së të mos ketë kurrë zgjedhje të lira e të ndershme.
Spahiu i cilësoi të turpshme sulmet që Berisha dhe PD po i bëjnë ish-deputetit të Ervin Salianji, pas takimeve që ky i fundit po zhvillon me qytetarët në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
“Sali Berisha ka një parim: ‘të bëjë zgjedhje kundërshtari, por ne zgjedhje të lira e të ndershme nuk bëjmë kurrë’. E gjithë kjo është për t’i paraprirë mos-bërjes së zgjedhjeve në PD, ose zgjedhjeve formale, duke larguar, mos e lejuar apo anatemuar rivalin e tij politikë. Pas 35 vitesh këta dalin, poshtërojnë, largojnë dhe dhunojnë Ervin Salianjin.
Pra sfidën më të madhe ky e ka që të rrëzojë Ervin Salianjin sesa të largojë Edi Ramën. Domethënë të largojë Adriatik Lapajn nga bulevardi dhe jo Edi Ramën. Të largojë Agronin nga marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe jo Edi Ramën. Dhe në thelbin e vet është duke mbajtur protagonizmin brenda opozitës”, tha Spahiu.
Fasadokraci Sali Rama!
Mire Berishen e morem vesh, po kjo qenia cfare kontributi jep perveçse llokoqit pas cdo proteste.
Fiks!!!
Ti o LEGEN na teego se ku i merr leket qe jeton qe 10 vjet ne Gjermani
Po ik o plehre se Ti e shkaterrove Drejtesine bashke me Bamir Topin! Na ben si filozof tani! Ik o plehre se ngele duke llapur qe te fitosh ndonje kocke nga Rama!
Po ik o spathi që po mbron babalen dhe sojin e tij. Ky bën sikur kundetshton Saliun, nga ana tjetër shkon dhe i lëpin bythen në protestë.