Berisha: Gazment Bardhi po sulmon gjyqtarin për statutin e 11 dhjetorit, po trillon si Rama në vitin 2007

24 Mars 2022, 21:09Politika TEMA
Berisha: Gazment Bardhi po sulmon gjyqtarin për statutin e 11 dhjetorit, po

Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit të Gazment Bardhit lidhur me çështjen e statutit të miratuar në Kuvendin e tij. 

Përmes një deklarate, Komisioni i Rithemelimit i quan deklaratat e Bardhit si sulm kërcënues i pashembullt ndaj gjykatësit.  

"Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit", thuhet në deklaratë.  

Deklarata

Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor te vitit 2021 deputeti Gazment Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.

Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit. 

Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj.

Floriana Garo
Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Rithemelimit te PD

1 Komente

  1. k
    k

    Derisa te jetë gjallë ky bajlozi shpellar,nuk do ketë as PD dhe as shtet serioz.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje