Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka qenë i ftuar sot në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur lidhur me protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha gjatë ditës së nesërme (27 dhjetor) para Gjykatës së Lartë ku pritet të vendoset mbi vulën e PD.
Kadilli tha se njëra prej palëve nuk është e kënaqur me vendimin që do të marrë gjykata e Lartë, atëherë le të krijojë parti tjetër nëse është e bindur se do të ndiqet nga njerëzit dhe do të votohet.
“Nuk të pëlqen çfarë vendos gjykata? Shko krijo një parti tjetër. Krijo logo tjetër, nëse ke aksionin, vizion të qartë që e besojnë, patjetër që do të vijnë. Një parti që e fut veten në këto cic mice, është sepse nuk është e zonja të prodhojë politikë”- tha Kadilli, duke theksuar se një protestë para gjykatës do të thotë të shembësh sistemin.
Sa i takon pyetjes së gazetarit Hitaj mbi mundësinë që Sali Berisha të shpallë Argita Malltezin si pasuese të tij në krye të Rithemelimit, Kadilli u përgjigj se kushdo që bën pjesë në mbështetësit e Berishës, cilësohen ‘Berishistë’ dhe duhet të pranojnë se e vendos ai kujt ia lë trashëgimi.
“Është strategji ngulitje edhe më thellë. Deri tani kishim Berishën, me të mirat dhe të këqijat respektohet se ka krijuar atë që ka krijuar. Malltezi Rithemelimin e shndërroi nga ringritje të PD në ringritje të bunkerizimit të vetë. PD që u votua në 25 prill të 2021-it nuk ekziston më. Ata kanë zgjedhur të jenë Berishistë, ajo është partia Berisha nëse regjistrohet nesër. E vendos babai kujt ia lë trashëgiminë djalit apo vajzës”- tha Kadilli.
Saliu po mundohet te mos krijoje parti te re se po krijoi e di qe vetem Noka me Vokshin i shkon prapa e asnje tjeter. Edhe Belo me Bacin edhe Bocin do tja dredhin se keshtu lloj bagetie jane keta. Prandaj Saliu po mundohet me thonj te mbahet pas kesaj karrakatine qe krijoi dhe ja fali Ramiz Alia dhe qe quhet PD. Fatmiresisht gjykata neser do tja heqe non grates te drejten ti afrohet kesaj partie pa le me ta drejtoje ate duke i dhene keshtu nje shanc historik qe te ndahet per gjithmone nga krimineli dhe dhuna qe i imponoi te kjo parti non grata. Keta monstrat qe i shkojne pas foltores do enden rrrugeve. Do te shohim gallate se per ca kohe non grata do te krijoje me ne fund partine e tij familjare, do i terheqi zvarre keta te pafaytyre qe i ka nga prapa per ca kohe ku me rrena ku me kerbac e pagese por me ne fund do ti iken te gjithe dhe keta do shkojne te lepihen tek brava.